DOSSIER/ 100 vjet më parë, patriotët që u bënë gazetarë dhe themeluan shtypin e lirë

22 Gusht 2017, 14:22Dossier TEMA

Elbasani ka një traditë të pasur në shtypin e shkruar në fillim shekullin e XX. Shumë patriotë u angazhuan për të hapur gazeta dhe revista kryesisht në shërbim të çështjes kombëtare.

Gazeta “Tomorri” e Lef Nosit nis serinë e botimeve që i shërbyen çështjes kombëtare qysh në vitin 1910. Më pas do të ishin gazeta Shkumbini i drejtuar nga Filip Papajani ,“Fjal e lir” me drejtor Emin Matraxhiun,  gazeta “Elbasani”  në nëntor 1922, me drejtues Ahmet Hastopalli, “Ura e Shkumbinit” mars 1923-1924, me drejtues Ahmet  Dakli, “Ku Vemi” janar 1924 me drejtues Salih Çeka janë një pasuri mjaft e madhe për Bibliotekën Publike “Qemal Baholli” të qytetit të Elbasanit.

Ndër gazetat më kryesore të kohës çështja kombëtare ishte qendra e shkrimeve, zhvillimi i arsimit, kulturës por edhe kritikat ndaj pushtetit vendor, kronikë e ngjarjeve të kohës. Shumica e autorëve kanë shkruar me pseudonim dhe nuk ishin gazetarë të thjeshtë por patriotë të angazhuar dhe me peshë në qytetin e Elbasanit.

Fondi i periodikut të vjetër në bibliotekën “Qemal Baholli” shkon rreth 1000 koleksione.  Një pjesë e mirë i këtij fondi është trashëgimi e ish bibliotekës personale të Lef Nosit. Nosi ka një meritë të madhe pasi të gjithë jetën e tij ia kushtoi, arsimit, kulturës dhe çështjes kombëtare.

Ai themeloi gazetën “Tomorri” në vitin 1910  duke vijuar më pas me “Kopshti Letrar” e njohur si revista e parë me vlera njohëse për komunitetin e sotëm.

Kjo revistë e viteve 1918-190-ë shpalosi vlerat e inteligjencës elbasanase ku i dhënë  atyre një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e këtyre vlerave. Më tej vazhduan gazeta “Shkumbini” e vitit 1921 e drejtuar nga Filip Papajani e më pas Emin Matraxhiu.

Kjo gazetë me një emërtesë domethënëse përshkohej nga një frymë demokratike. Filip Papajani kishte si qëllim etikën e të vërtetës.

“Elbasani” është edhe gazeta e radhës e drejtuar nga Ahmet Hastopalli e vitit 1922. Kjo gazetë kishte si synim njohjen me ligjet dhe drejtësinë duke u renditur në mbështetje të beut të madh të asaj kohe Shefqet Verlaci.

Por periodikët nuk kanë humbuar në këto vite. Kështu gazeta e re një vit më vonë do të ishte “Ura e Shkumbinit”me simbolikë bashkimin e dy dialekteve nëpërmjet kësaj ure për një zhvillim dhe kulturë të përbashkët.

Salih Çeka   do të vazhdonte në rrugën e themelimit të gazetave të reja. ‘Ku Vemi” kishte si qëllim demokratizimin e arsimit, për një arsim fillor të detyruar, falas, të barabartë e laik.

Vitet e arta për shtypin elbasanas do të pasoheshin edhe nga zhvillimet e mëdha arsimore. Kështu shkolla Normale do të kishte një revistë të sajën me shumë rëndësi për kohën.

Revista “Normalisti” ishte ndër të parat në vend që trajtoi në faqet e saj se si të përsosej mendimi pedagogjik dhe psikologjik i organizmit të orëve të mësimit. Kjo revistë stimulonte mendimin krijues të nxënësve.

Disa nga periodikët më të rëndësishëm

Gazeta Elbasani

Ishte një gazetë e përjavshme politike, shoqërore dhe letrare e drejtuar nga Ahmet Hastopalli. Numri i parë i kësaj gazete regjistrohet në 2 5 nëntor 1922 dhe vijoi deri në numrin 52 në tetor të vitit 1925.

Në programin e saj të botuar në numrin e parë është përcaktuar qartë deviza e gazetar për të përkrahur qytetërimin i cili “mund të jetë i vërtetë, i natyrshëm e i dobishëm, vetëm kur t’i mbështetet zakonit e tradicionit domethënë shpirtit të kombit” shkruhet në program.

Në ballafaqimet politike ka mbajtur krahun e Shefqet Verlacit. Janë botuar shkrime ku trajtohet çështja e ruajtjes së pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Në këtë gazëtë kanë dhënë kontribut me shkrimet e tyre personalitete si Ndre Mjeda, Haki Stërmilli, Ahmet Gashi, Aleksandër Xhuvani, Nikolla Ivanaj, Dhimitë Berati, Shefqet Daiu, etj.

Shumë shkrime ndqen nga pseudonime për arsye të kohës apo të vetë personave. Gazeta ka pasur dy faqe dhe ka dalë pikërisht në 10 vjetorin e pavarësisë. Të gjitha shkrimet i dedikohen 28 nëntorit 1922.

Ku Vemi

Gazetë e përjavshme e drejtuar nga Salih Çeka. Është hapur në vitin 1924 dhe 10 numrat e parë janë botuar në Elbasan dhe më pas është transferuar në Tiranë.

Kjo gazetë mbajti  anën e forcave demokratike që realizuan Lëvizjet e Qershorit 1924 dhe mbështeti luftën e tyre për çrrënjosjen e mbeturinave të feudalizmit.

U rëndit nder gazetat më përparimtare të kohës të cilat luftuan për dekokratzimin e arsimit që ai të ishte laik e të drejtohej nga shteti.

Në programin e saj shkruhej: “Do të kryejë detyrën si nji organ politik me arsye, me artikull të posaçëm e teknikë përpara kuvendit të madh të kombit. Do trë jetë krejt indipendent…Do të përpiqet tue pasun për udhëheqë të drejtën e të vërtetën”.

Shkumbini

Gazetë e përjavshme politike e letrare e drejtuar nga Filip Papajani. U botua për herë të parë në vitin 1921 në Elbasan.

Dhe vijoi për 47 numra deri në 20 janar 1922. Më pas u drejtua nga Emin Matraxhiu. Me shkrimet e saj propagandoi çështjen kombëtare dhe luftoi prirjet shoviniste të fqinjëve ballkanikë.

Mbajti  qëndrim kritik kundër qarqeve feudale, institucioneve shtetërore, pushtetarëve, deputetëve etj. Motoja e gazetës ka qenë “”Mpron lirin e njësinë e vërtetë”. Në numrin  e parë është botuar edhe programi me këtë moto.

Gazetën e përgëzon në numrin e parë me një shkrim edhe Aleksandër Xhuvani. Kjo është e para gazetë që ka nxjerrë edhe një shtojcë letrare. Ndër bashkëpunëtorët e saj kanë qenë Xhuvani, Matraxhiu, Th. Floqi, Simon Shuteriqi etj.

Tomorri

Është renditur e fundit por është gazeta e parë në Elbasan. Ajo është botuar nga Lef Nosi në vitin 1910. Ishte e para gazetë politike letrare dhe dilte tre herë në muaj me drejtim të qartë patriotik dhe atdhetar. Numri i parë doli në 10 mars e vijori deri në 13 korrik 1910.

Kjo gazetë e drejtuar nga Lef Nosi shtypjen në shtypshkronjën “Bashkimi i Kombit” në Manastir. Programi i saj ishte çështja kombëtare, shkollat shqipe dhe mbarëvajtja e Normales. Botoi pjesë të veprave të Hann, Kristoforidhit, shkrime të Gurakuqit e Xhuvanit.

Në një nga numrat e kësaj gazete botohet edhe një thirrje drejtuar shqiptarëve. “Thirrje: Vëllezën shqipëtarë” Lef Nosi i bën thirrje qytetarëve elbasanas që të sjellin pranë shoqërisë “Afërdita” vegla muzikore për ngritjen e bandës muzikore të qytetit, me anë të së cilës të përhapi n djenjat e larta për shqiptarët e këtyre anëve.

Po në këtë numër gjendet edhe një reklamë, ajo e reklamimit të librarisë Nosi në Elbasan./ Bardha Nergjoni (Konica.al)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje