INTERVISTA/ McAllister: Dialogu me Kosovën parakushtet kryesor për Serbinë në procesin e integrimit në BE

22 Gusht 2017, 15:00Rajoni TEMA

David McAllister për kushtet të cilat Serbia duhet t’i plotësojë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Diskutimi për Kosovën një nga parakushtet kryesore për Serbinë.

DW: Ju keni vizituar Serbinë dhjetë ditë më parë, dhe tani ktheheni përsëri. A tregon për diçka specifike ky aktivitet i shpeshtë?

David McAllister: Që nga viti 2014 kam qenë raportues i Parlamentit Evropian për negociatat e vazhdueshme për integrimin e Serbisë. Sipas mendimit tim, aktiviteti i raportuesit përfshinë raportimin e rregullt për ngjarjet aktuale në vend. Por për fat të keq, në muajt e parë të këtij viti, nuk kam pasur kohë, prandaj tani ka qenë dy herë për një kohë të shkurtër në Beograd.

A ka të drejtë Vuçiçi kur thotë se BE është e interesuar kryesisht për marrëdhëniet me Kosovën, më pas për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, dhe më në fund për sundimin e ligjit, që Ju gjithmonë e theksoni si pikë më të rëndësishme?

Të gjitha kushtet ligjore, politike dhe ekonomike duhet të plotësohen për t’u bërë anëtar në BE. Është e nevojshme të mbyllen të 35 kapitujt që kanë ngelur të hapur – domethënë, në fund të gjitha kushtet për integrim janë njëllojë të rëndësishm. Korniza e negociatave me Serbinë megjithatë duhet të përqëndrohet në veçanti tek kapitujt 23 dhe 24 – për sundimin e ligjit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën në kapitullin 35. Kapitujt janë hapur më heret, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për zbatimin e vendimeve të nevojshme. Këto kapituj do të mbyllen në fund të bisedimeve.

 Çfarë nënkuptohet saktësisht me “përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën”? Flitet shumë për këtë, por është majft e diskutuar nëse kjo nënkupton njohjen e Kosovës.

Më i rëndësishmi është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, që do të thotë vazhdimi i dialogut mes të dy palëve. Për fat të keq aktualisht nuk ka përparim në dialog, për shkak të situatës së paqartë politike në Prishtinë. Dialogu siç formulohet nga BE, do të thotë që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, të munden të vazhdojnë rrugën evropiane, pa bllokimin nga njëri ose tjetrit në këtë proces.

A do të thotë atëherë se Serbia duhet ta njohë Kosovën? Për shkak se është e vështirë për një vend që nuk është as edhe anëtar i Kombeve të Bashkuara për t’u bërë më pas anëtar i BE-së.

Unë do të citoj raportin sepse çdo fjalë është e rëndësishme në lidhje me këtë. Është e nevojshme për një “marrëveshje të detyrueshme ligjore” që lejon “të dy palët të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të përmbushin detyrimet e tyre”.

Çfarë mendoni për të ashtuquajturin “dialogun e brendshëm” për Kosovën, i cili u hapë nga Presidenti Vuçiç? Ai i bëri thirrje aktorëve të tjerë politikë për të biesudar për këtë çështje. A duhet të duket kështu dialogu?

Mendoj se është mirë që Presidenti Vuçiç mori iniciativën për të filluar një dialog në Serbi për marrëdhëniet me Kosovën. Nga veprimtaria trevjeçare e raportuesit, e di që kjo është një temë shumë serioze në Serbi, me qëndrime shumë të ndryshme. Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës duhet patjetër të normalizohen. Ky është një dialog i moderuar nga Bashkimi Evropian. Ka disa përparime në këtë drejtim, por jo aq sa kemi shpresuar. Është e rëndësishme që veçanërisht të zbatohen ato pika pët të cilat ka patur marrveshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje