Kryeministri përgatit qeverinë “Rama 2”. Bashkim ministrish, emrat që ikin dhe vijnë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Burime nga selia e Kryeministrisë tregojnë se është përfunduar struktura e qeverisë së re, e cila mesa duket do të ketë disa bashkime të ministrive aktuale.

Kështu, thuhet se do të bashkohet Bujqësia me Mjedisin, Turizmi me Kulturën dhe Sportin, Ekonomia me Energjinë dhe Zhvillimi Urban me Pushtetin Vendor. Po ashtu diskutohet për një ministri të re të Thesarit, si dhe një tjetër të Gruas dhe Rinisë.

Për sa u takon emrave, flitet për një valë ndryshimesh të qeverisë së para marrëveshjes së 17 majit, ku një pjesë e figurave politike me eksperiencë do të kalojnë në drejtimin e grupit dhe komisioneve parlamentare.

Ende nuk dihet nëse qeveria e re do të ketë një përqindje të lartë grash, por mbase kjo është gjëja më e lehtë të parashikohet, po të kihet parasysh Rama si flamurtar i barazisë gjinore. Ashtu sikundër nuk është e vështirë të parashikohet rikthimi i Fatmir Xhafajt në Punët e Brendshme, si dhe konfirmimi i Damian Gjiknurit. I pari krijoi në pak kohë një profil të pakontestueshëm, ndërsa i dyti, përveçse vlerësohet si një ndër më të suksesshmit e mandatit të parë dhe më të besuarit e kryeministrit, i dha Ramës dy fitore spektakolare: Dibrën dhe Vlorën.

Nëse rezultati në zgjedhje do të jetë një kriter, disa prej ministrave udhëheqës të qarqeve mund të mos konfirmohen. Ndërkohë, më e pakta që mund të parashikohet është rikthimi i Lindita Nikollës, që e nxori Partinë Socialiste bindshëm fituese në Qarkun e Lezhës, për herë të parë pas 10 vitesh të dominuara nga Partia Demokratike.

Sidoqoftë, Edi Rama nuk ia ka përtuar surprizave, edhe kur pushteti i tij në parti dhe mbështetja në popull kanë qenë shumë më të diskutueshme sesa sot.

Sot ai vjen nga një triumf i paparashikuar, mbi shumë armiq njëherësh, në një lojë shahu, ku ai e provoi veten si i vetmi shahist në lojë. Nëse qeveria e re do të jetë një lëvizje e radhës në skakierë, atëherë çdo parashikim mund të rezultojë nul, në momentin kur shefi i vjetër dhe i ri i qeverisë do të shpallë ekipin e tij të radhës për ekzekutivin shqiptar.

Por mes këtyre informacioneve dhe supozimeve, një vendim i Ramës duket se është i pandryshueshëm. Gramoz Ruçi do të jetë në krye të Kuvendit të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme!

Tani për tani nuk dihet ende çfarë do të bëjë Rama me ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit, pasi përvoja e 4 viteve të para nuk dha ndonjë rezultat politik lidhur me këtë çështje. Burime qeveritare thanë për Top Channel se, Rama nuk ka vendosur gjithashtu as kur do ta shpallë qeverinë e tij të re. Opsionet janë dy, që ta shpallë të dielën në mbledhjen e Asamblesë socialiste, ose një ditë më pas. Por, kurdo që ta bëjë, është e sigurtë se fillimi i javës tjetër e gjen vendin me qeverinë e re socialiste “Rama 2”.

/ Top Channel

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Kryeministri përgatit qeverinë “Rama 2”. Bashkim ministrish, emrat që ikin dhe vijnë”

  1. MeleqAgaci says:

    Qifja i Elbasanit zvendeskryeminister dhe minister i Zhvillimit Urban. Te gjitha dashnoret e Qifes behen zv/ministre. Paralelisht me keto Rama mbeshtet kandidaturen e Qifes per tu bere eurodeputet. Big time !!!!!

  2. Cuni i Tirones says:

    As nuk na plas fare se kur e shpall qeveine Rama !

    1. Populli shqiptar says:

      Po kujte I plasi per ty qe nuk te plas fare se kur e shpall qeverin Rama?

  3. Nordi says:

    Asnjë ministër i Rama 1 nuk e meriton të rrijë pasi janë të zhytur në korrupsion. Nëse ndodh, atëherë çdo gjë ka marr fund. Ikni të shpetoni.

  4. Nordi says:

    Rama 2 = Hajdutët & Korruptuarit e Rama 1 + Rrethi ngusht.
    O burra të vjedhin edhe 4 vjet.

  5. Besmir Ali says:

    Trapja qe pordhi arsimin pr 4 vjet me domethan do na e degjeneroj dhe per 4 vjet te tjera. O Tefta Cami ku je?

  6. spartaku says:

    Qevria e Rames ka qene nje nga qeverit me te mira, me punetore, dhe me luftarake kundra te gjitha te keqiave.Komentuesit qe shkruajne kundra,duket qarte, se jane bythelepiresit e Berishes dhe Bashes.Te dy keta te fundit kane bere krime,kurse Rame nuk ka bere anje krim, veçese ka punuar me perkushtim e drejtesi.I sinqerte me popullin.

    1. ela says:

      ku e ke me te sukseshmin? rritja e qerave te shtepive? ulja e shitjeve te aparetamenteve? si ka mundesi banka te dal me ritje ekonomike kur nr i kredidhenieve eshte i ulur? si ka mundesi qe te ndertosh ne shtepi tenden patjeter duhet te bashkpunosh me nje firme ndertuese dhe ti japesh 4% firmes per cdo fature blerje malli?si ka mundesi qe korupsioni u be galopant? per cfar suksesi flet ti ?jo djal jo qeveria e rames nuk eshte qeveri e te majteve qe ne thelb ka problemet sociale ,por Ramma eshte i djathte i kamufluar nen siglen e PS.me thuaj vetem keto 3 aspekte minimale qe une te solla kush ka dal i fituar?beje analize .per problemet sociale ishte vetem berisha ashtu rrumpall po te pakten nuk kish kete disnivel.ka me krim se ka bere rama? betonizimin e Tiranes,,per mua eshte fajtor sa me ska. aparencen,ileu i regulloi rruget me nje kosto dhjetefish me te larte se qeverite e meparsheme.Ku i ke investimet? prandaj mos diskuto si militant.dhe une e majte jam po jo ne kete menyre.vete do te kthej ne pushtet L.Nikollen ,A.ahmetaj e ku e di une ke.per cfare<se kane fituar zgjedhjet ne qarqet e tyre?prandaj ishin ministra,ti fitonin.pse se ktheu dhe reabilitoi gjithe femijet e ish drejtueseve te P punes.ky ishte qellimi i tij.prandaj ky popull eshte budallah

  7. fisheku says:

    PS mori votat dhe njekohesisht besimin dhe kriijon qeverine per te punuar dhe realizuar ato qe premtoj. Nje dicka duhet ndryshuar qe te mos zgjatet me muaj pas zgjedhjeve qeveria e re eshte kohe e humbur dhe ceshte ministria e gruas dhe e rinise????po ministria e femijeve dhe pleqerise, po ministria e te papuneve dhe e te punesuarve, me mire do te ishte ministria e antikorrupsionit se prokurorite nuk kane kohe te merren me keto gjera pasi kane nga 7 pune te tjera…. no sens

  8. Liri says:

    Jane te votuar. Prandaj shikoni. Pas kater vjetesh perseri vendosim.

  9. REalist says:

    Rama 2, Rilndja e PDse dhe fundi i Shqypnise.

    Ta falenderojme Kryeministrin shqiptar qe po i jep timonit qyysh prej kater muajsh dhe akoma ska thyer rekordin e Sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *