Media britanike: Si po e pushton mafia shqiptare tregun e kokainës në Britani

22 Gusht 2017, 16:58Kronika TEMA

Grupi kriminal shqiptar në Britani të Madhe ka reputacionin e të qenit njëri prej grupeve më të dhunshme dhe pamëshirshme nga të gjitha. Ata njihen më së miri për zaptimin e tregtisë fitimprurëse me shtëpi publike të Sohos, duke përdorur gra të dhe armë të trafikuara nga lufta në Kosovë, por së fundmi grupet kriminale shqiptare janë ngritur për t’u bërë lojtarë të rëndësishëm në një tregti tjetër: Tregun shumë fitimprurës të drogës në Britani.

Në raportin vjetor të publikuar në qershor, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e pranoi se grupet e organizuara kriminale shqiptare – të njohura si “Mafia Shqiptare” – kanë ushtruar kontroll të konsiderueshëm mbi tregun e trafikimit të drogës në Britani, veçanërisht të kokainës se cilësisë së lartë.

Më 7 gusht 2017, bosi i një rrjeti shumë prodhues për furnizim me kokainë në perëndim të Londrës, Klodjan Copja, u burgos bashkë me 41 të tjerë, të cilët e kishin ndihmuar të importonte drogë në Britani dhe për tregtarë të tjerë përreth vendit, në vlerë 60 milionë paund.

Përkundër faktit se shpërndarësit e Copjat ishin kapur me sasi të mëdha të kokainës gjatë tri operacioneve të suksesshme të mbikëqyrjes mes viteve 2014 dhe 2016, bosi i krimit vazhdoi të importonte drogë në Britani deri sa përfundimisht u ekstradua në Greqi në muajin mars të këtij viti.

Në prill, pesë anëtarë të grupit për trafikimin e kokainës të dominuar nga shqiptarët, po ashtu me bazë në Londër, u burgosen për 100 vjet në total, pasi ishin kapur duke importuar 30 kilogramë kokainë 90 për qind të pastër në një dhomëz sekrete në tavanin e një automjeti “Bentley Flying Spur” që ka vlerën 130.000 paund.

Steve Bennett, drejtor i qendrës kombëtare të inteligjencës të NCA-së, ka thënë: “Shqiptarët zbuluan se përfitime shumë më të mëdha mund të bëhen me kokainë. Britania ka një treg të gjallë për këtë drogë, prandaj ata joshen për të ngritur operacione këtu.”

Bennett thotë se grupet kriminale shqiptare janë zgjeruar që prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1990.

Grupet kriminale shqiptare i kanë përdorur aftësitë dhe infrastrukturën ekzistuese për të trafikuar njerëz, armë zjarri dhe lëvizjen e financave kriminale – si firmat për transportimin e mallrave të dyshimta dhe zyrtarë të korruptuar kufitarë – për t’ua mundësuar atyre të trafikojnë drogë. Zgjerimi i grupeve kriminale shqiptare në Britani ka reflektuar në rritjen e popullatës shqiptare në Britani në dekadat e fundit; derisa popullsia rritej, grupet kriminale shqiptare filluan të lidheshin me të tjerët në Britani. Po ashtu, shqiptarët përbëjnë njërin prej grupeve më të mëdha të emigrantëve ilegalë në Britani.

Sipas Bennett, më vonë grupet kriminale shqiptare kishin filluar të dërgonin përfaqësues direkt në Amerikën Jugore për të blerë drogë me ton. Bennet ka theksuar se një trafikues britanik i drogës i kishte treguar atij, në kushte anonimiteti, se: “Ata [shqiptarët] e kuptuan se mënyra më e mirë për të vepruar ishte ta blinin kokainën, t’i përdornin bashkatdhetarët e tyre të besueshëm për ta aranzhuar transportimin e kokainës në Shqipëri, ku i kanë të gatshëm zyrtarët e korruptuar të doganës që t’i kalojnë kontenierët të sigurtë nëpër kontrolle kufitare dhe t’i fusin në Shqipëri. Nga atje, ata pastaj i përdornin rrugët e trafikimit për të dërguar sasi të mëdha të kokainës në Britani, ku një rrjet mirë i organizuar i shqiptarëve e shpërndan dhe e shet kokainën. Një sasi e madhe e kokainës futet në këtë mënyrë në Londër”. (Express-Lapsi.al)

8 komente në “Media britanike: Si po e pushton mafia shqiptare tregun e kokainës në Britani”

  1. krokodili fluturues says:

    e ku esht faji I shqiptarve ktu?!
    sepse sic ka thon edhe Skenderbeu vet “fenomenin drog nuk e sollen shqiptaret ne bote.
    ata e gjeten ate atje.
    e gjeten neper mendjet e cmendura te njerzve ,ne shpirtrat e pashpirt te tyre,ne xhepat e tyre mbush plot me para,ne moralin e dyfishte te njerzve perndimor qe nga njera ane e shajne fenomenin drog porse nga ana tjeter jan vet te paret qe e perkrahin ata fenomen duke e pi vet duke e shit vet duke e trafiku vet.
    shqiptaret vecse dolen bisnesmen me vete ne konkurrencen e tregut te lir botnor,te ndertu qysh kur shqiptart ishin te mbyll me dryn komunizmi n shqipni nga Dull Hanxhar Hoxha I diktaturs dhe s dinin jo se c ishte droga por edhe se c ishte cigarja malboro sepse pinin vec cigare partizani pa filter”
    prandaj sic ka then edhe Dull Komunizmi, “Larg duart nga shqiptaret”!
    shqiptarve mund tu biesh ne qaf per shum gjera,e drejt se ata kan shum te meta,por qe ti akuzosh si shkaktare te fenomenit drog esht hipokrizi.
    edhe ed rama ka thon “drogen nuk jua solla in ,ate e gjeta ne mes tuaj”!
    pra “drogen s jua sollen shqiptaret britishve,ate e gjeten ne mes te britishve”

  2. mik says:

    Pirdhni pirdhni. Shkarkojeni fajin tek shqiptaret ju.
    Te gjith e dim se i dobeti dhe i vogli poshtrohen nga te gjithe. Por Shqiptaret poshterohen me shume se te tjeret ! Sepse vete ‘ rraca ‘ shqiptare nuk ban bjese ne ndonje kamp. Nuk ka ndonje lidhje organike me ndonje shtet tjeter te Evropes.
    Evropa Lindore, dhe Ballkani, ( pervec Shqiperise ) pothuajse e gjith asht e lidhun nderveti, ose nepermjet ‘gjakut’ ose neprmjet fese ( si ortodoks ). Evropa veriore, gjithashtu nepermjet rraces dhe fese. Evropa Perendimore ( gjeografikisht ) po ashtu asht latine. Kurse ne, ne 5 shekujt e fundit, nuk kena pas asnji lidhje me Evropen.
    Evropa na fajson ne per shume gjera, sepse duhet te fajsohet dikush se perndryshe, masat nuk qetesohen.

  3. fisheku says:

    te hiqen vizat per shqiptaret ne EU (harrova se GB nuk eshte me ne eu) ? ca te bejme tani….. calm down and Keep going –sa te eci te eci…… fenomeni droge ska te beje me varferine dhe papunesine por me vesin e keq te mbeshtetur nga perfituesit pasi nese themi skane buke per te ngrene keta nuk po kapen ne pune te zeze por duke shitur droga rrugesh

  4. f says:

    Gabim dhe turp. Kete treg duhet ta pushtoje mafia Britanike.

  5. ABC says:

    Londra….Kryeqyteti i droges ( kryesisht kokaine) per te disatin vit rradhazi dhe te mendosh se Anglia eshte nje ishull. Thua ja mesuan shqiptaret se c’fare ishte droga valle? U kapen 30 kile thote ne nje raport te policise. Per te plotesuar nevojat e perdoruesve te droges ne Angli duheshin disa qindra kile c’do vit. Ato qindra kilet e tjera qe nuk i shperndajne shqiptaret kush i shperndan? Apo me qe shqiptaret jane “peshku i vogel” relativisht duhet tju dale edhe nami pak me shume?

  6. ABC says:

    Londra….Kryeqyteti i droges ( kryesisht kokaine) per te disatin vit rradhazi dhe te mendosh se Anglia eshte nje ishull. Thua ja mesuan shqiptaret se c’fare ishte droga valle? U kapen 30 kile thote ne nje raport te policise. Per te plotesuar nevojat e perdoruesve te droges ne Angli duheshin disa qindra kile c’do vit. Ato qindra kilet e tjera qe nuk i shperndajne shqiptaret kush i shperndan? Apo me qe shqiptaret jane “peshku i vogel” relativisht duhet tju dale edhe nami pak me shume??

  7. Kapedani says:

    Paskan harruar ti japin ndonje perqindjen ketyre te NCA-se.Keta jane si puna e DEA-s ne USA qe luftojne grupet e droges per te patur kontrollin vet.Shqiptaret duhet te baskepunojne me NCA qe te kontrollojne bashkarisht shumicen e tregut.Por mosorganizimi i shqipove ju prish pune organeve ne Britani se nuk dine nga ta kapin kete mafie qe vepron secili ne kok te vet dhe me grupe te vogla.

  8. ufo says:

    Është raca “Ariane”, që i kanë dhënë “dritat” Njerëzimit… (???!!!) Hahahahahahahaaaaaaaa…. ç’gallatë dhe… sa për të tjerat, fajin na e kanë gjithmonë “të tjerët”, që jemi këta që jemi…(haleja e çdo qytetërimi)…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje