Nuk “jetohet” në këtë vend të mallkuar… se ju bëri milionerë?!

22 Gusht 2017, 18:28Politika TEMA

Nga Anri Bala

Ju betohem më zë frika të hap një gazet print apo online! Lere pastaj të guxoj të hap televizorin: O nëne… o nëne! Shoh njerëz, që mua në fakt nuk më duken aspak si të tillë, sepse janë aq amorf, sa nuk mund t’i përcaktoj se çfarë qeniesh janë. Ulërasin dhe bërtasin me gishta në vesh… por mos u habisni pse: Për të “zezat” që i kanë gjetur!

Janë aq të pështirë dhe të poshtër, sa që mua më duket sikur po lexoj, se si ndryshojnë të sjellurit çdo ditë… të marrët e spitalit psikiatrik.

Defekti im është, sepse i shoh dhe i kam par çdo ditë me veshje të ndryshme, shpata të ndryshme, parzmore të ndryshme. Ah, se desh harrova, i njoh dhe i kam parë edhe brekëgrisur, edhe surratpisur, edhe barktharë dhe lypsarë.

Mirëpo, tani janë tejet të revoltuar dhe të mllefosur, vetëm sepse u bënë milioner dhe pasunar, kur ata as që e kishin menduar. Janë të revoltuar dhe tërbuar, me ata që krejt papritur i’u ofruan një vend për të punuar dhe shërbyer në kuplaranë e politikës dhe po ashtu i’u a morën, papritur e pabesisht, në momentet kur ishin të bindur, se “kuplaraja” ishte e tyre.

Ta dini, bënë “çdo gjë” për të mos e marrë atë vend, por fati i kishte përzgjedhur, sepse e kishin të shkruar në ballë “bythpërdredhur”! Kur të godet e të pret fati i “keq”, nuk ke çfarë t’i bësh, të ka rënë për hise ta vuash fatin tënd.

U lodhën duke “punuar”, duke “prodhuar”, sa xhepat dhe kuletat i bënë copë me para të pastra gjaku dhe krimi, e tani me të drejtë bërtasin kundër vendit, që i’ua bëri këtë “të zezë”… Shqipërisë.

Me thënë të vërtetën, kanë pak të drejtë, sepse nuk ka vend në botë, që njëherë i kalon ditët si bretkosë në moçal, e të nesërmen zgjohesh “mbret”, me saraje, vila dhe pallate, ku 11 banjo të vështrojnë me derë hapur, se cilën prej tyre do të respektosh.

Megjithëse prapë harron i “varfri” njeri dhe nga forca e zakonit, del sërish jashtë për të mbaruar “punë” në ndonjë ferrë, bunker, apo kanal, sepse ashtu është mësuar, por kur kujtohet shan e mallkon veten, se përse nuk beson se kush është bërë?!

Ndaj i gjithë soji i juaj, le të ulërasë dhe vajtoi përpara kafshëve, shpendëve, ushtarëve, mercenarëve dhe lypsarëve, që zgërdhihen sa herë flisni, nga halli për të marrë ndonjë copë nga malli i tyre, që me drejtësi i’a keni marrë ju.

Edhe unë jam i bindur “sinqerisht”, se keni të drejtë të mallkoni këtë vend të “poshtër”, sepse i’u bëri milionerë! Por, mendoj se ju nuk jetoni dot këtu, sepse frikësoheni, jo pse u bëtë milioner, por se mos ju pyesin, se si u bëtë brenda natës?! Kjo i’u frikëson, sepse ju nuk mund të përgjigjeni, jo se nuk doni, por sepse nuk e dini.

Për të mos u vënë në pozitë të vështirë me të shushaturit që ëndërrojnë të bëhen si ju, pa punuar dhe pa u shkolluar, princër e sheik, vetëm duke bërë diçka, që as emrin nuk dinë t’ia shqiptojnë… “pulitik”, ju nuk i’a u tregoni sekretin, por vetëm i këshilloni: Ikni, sepse këtu nuk jetohet!

Këshillë e mirë, këshillë e nxirë, këshillë e ndyrë. Po mirë o këshilltar që ju është nxirë jeta e po “vdisni” nga milionat, po ju pse nuk ikni, apo doni të vuani fatin e “zi” dhe ju vjen keq për ata që i’u dëgjojnë, që mos të kenë fatin e “keq”, të bëhen si ju… milioner?!

Mu kujtua personazhi i Cekes, “doktori mashtrues” dhe qesh me veten, se receta juaj është e njëjtë me recetat e tij. Tani për t’i bindur njerëzit, u ka ngelur vetëm të ndaloni dhimbjen e barkut (frikën) me fener, ashtu si roja i shinave sinjalizonte dikur trenat, që të vazhdonin apo ndalonin.

E barku ju ka zënë keq, sepse jeni trashur dhe majmur në këtë vend. A thua do i’u ikin dhimbjet mbas shtatorit, nëse filloni të “villni” ato që keni ngrënë pa paguar dhe pa hesap?!

Nëse nuk i’u ikin dhimbjet duke ju shtrënguar për t’u zbrazur, atëherë keni të drejtë, në këtë vend nuk jetohet… sepse të bënë mbret vetëm se vret, e mbretëron sa të duash se të gjithë janë të vrarë dhe i vrari nuk flet!

28 komente në “Nuk “jetohet” në këtë vend të mallkuar… se ju bëri milionerë?!”

  1. fieraku4u says:

    BRAVO PER KETE ARTIKULL MOJ VAJZE. KY ARTIKULL TREGON TE VERTETEN SIC ESHTE. KUSH DEL DHE BERTET QE PO BEHET NAMI NE SHQIPERI. TE GJITHE ATA QE DERI DIJE, JAN MAJMUR DHE JAN BERE MILIONERA DUKE VJEDHUR, MASHTRUAR, VENE GJOBA, QE NUK PIRDHIN AS PER LIGJ DHE AS SHTET. PSEUDO ARTIST, KENGETARE, DOKTORA, GJYQTARE E SHUME PERSONALITETE TE TJERA QE JAN MAJMUR MIRE DUKE VJEDHUR POPULLIN.

    1. mirel says:

      Bravo djalke thuaj
      Lepires Ramiu eshte. Na paska shkruar si i indinjuar.

    2. opa opa says:

      Shkrimi u drejtohet bythtundeseve si kjo “gazetarja” Sonila Mece ne foto …

    3. miliona fallco says:

      Promovimi i largimit eshte karakteristike e sistemeve autokratike dhe te korruptuara. Ne qofte se rinia produktive dhe e zgjuar qendron ne vend i behet pengese uzurpuesve per te vjedhur. Meqe nuk i eliminojne dot sic bente Enveri, perdorin emigrimin si alternative per te mbajtur kontrollin. Si rrjedhoje ata qe kane zotesi qendrojne jashte dhe ata qe ngelen brenda apo kthehen zakonisht behen pjese e llumit ose diskriminohen. Pjesa tjeter e mbetur jane te paaftet dhe injorantet qe i duhen te korruptuarve per t’i zhvatur.

  2. Kozmo says:

    ATA DUHET TE HIKIN ,TE ZHDUKEN NGA KY VEND DHE LE TE NOTOJNE ME PARATE E KRIMIT . NJE DITE DO TI SHPAGUAJNE TE GJITHA POSHTERSITE .

  3. Shqiptari says:

    BRAVO dhe SAKTE. I pari eshte sali kryekrimineli,qe vazhdon ti vere flaken kesaj Shqiperie. Mos e nenvleresoni kete kriminel,se ka dhe kelyshet e tije nga mbrapa qe nuk lene gje pa bere, e gjumi nuk i ze vetem e vetem te shkaterrojne, mbasi nuk jane vet ne pushtet.

  4. enter"" says:

    Ky artikull duhet printuar dhe faqosur ne cdo cep te shqiperise.

    Sonila Meco, shporru!!!
    Zagare e ndyre

  5. Meri says:

    E Verteta s”ka nevoje per coment. Sakt . Bravo Anri Bala.

    Meri
    USA

  6. Soni says:

    Kështu pasurohen plehrat e medias së llumit,
    të financuar nga krimi dhe paratê e pista.
    U a krehin bishtin gazetarëve megalloman e pordhac,?,dhe i lënë me gisht në gojë.!
    JO???

  7. Albi says:

    THONILA!
    THAR THU TI MI????

  8. Zini says:

    Sonila kurva bene moral

  9. elona says:

    Ti Anri ke talent ne te shkruar por vetem nje problem ke…..nuk di te shkruash gjuhen shqipe,ben shume gabime dhe sidomos germen e haron ta vesh.
    Je dhe gazetar…..? turpppp

    1. enter"" says:

      Elona, perqendrohu tek thelbi I artikullit.

  10. sadna babul ka bidai says:

    komentet jane te sakte por bythperdrethur jane vertete leke te pastra per ato qe punojne dhe mblethin per per familjen dhe dikush papritur vjen nje e perdale pa nivelin e duhur futet dhe i shkaterojne nje familje intelektuale a din ti si hyjne nje e perdale ne mes nje burri me magji ju pershendes shume

  11. toni says:

    Morali i historise eshte – As vete nuk preferojne ate gjelle qensh qe kane gatuar.

  12. Udhekryq says:

    Bravo Anri Bala shkrim i goditur edhe kete here…. nuk e kam idene pse eshte ne foto kjo Sonila Meco… por ti e ke pershkruar shume bukur nje bishtperdredhur me fyryre amorphe (nje brutto anatrocolo qe iu lepi italianit mbare e mbrapsht)…keta sahanelepires shume shpejt do japin llogari per te gjithe miliionat qe shpalosin e ia perplasin ne sy popullit te shkrete…

  13. ILIRET says:

    Shume i goditur shkrimi, por me fal Anri, kujdes drejteshkrimin!

  14. sherifi says:

    Bravo: shkrim me te sakte dhe me te goditur,nuk kame lexuar ndonjeher.

  15. NJE POPULL says:

    Le te ciren , le te mallkojne , le te ulerasin sa te duan , vetem nje gje mos harojne ,qe uretja dhe perbuzja pas do t’i ndjeke . Mos kujtojne se vune pasuri ,zaptuan prona me marifetet e tyre te pista dhe zune qiellin me dore . Jo, asgje nuk kane aritur, asgje nuk kane fituar , pervec mallkimit , mos i gezofsh , mos i hengsh, apo i befsh ilace . Mallkojne kete vend ,dhe te drejte kane , se keta qe mallkojne,ciren dhe ulerasin e katandisen ne kete gjendje . Kete race, populli e quan bukeshkelur , s’ke c’te presesh tjeter prej tyre . Te gjitha ne kete bote lahen , dhe ju o te pa ngopur ketu do t’i lani , ne mos keni filluar t’i lani , por qe ju natyrisht nuk e shikoni, se ju jane zene syte ,jeni verbuar , dhe po mos i lani vete, ka kush i lan . DJERSA GJAKU I POPULLIT QE JU ME PATURPESI E KENI PIRE , NEPER HUNDE DO JU DALE , DHE PO S’JU DOLLI JU, KA KUJT T’I DALE .

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    Po’ kush po’ pyt per drejtshkrim
    Kush mund tja fusi shokut
    Qe te siguroje copen e bukes per vete
    Apo jo andri i bales.

    1. yp Xhixhi says:

      Katnar, edhe ti bythtundes je!? Apo ti mjaftohesh te t’japin nje nje birre e dy qofte ?

  17. Juglindori nga Korça says:

    Edhe une vleresoj shume shkrimin tuaj dhe talentin si gazetar , por , me te vertete me vjen keq per drejtshkrimin , zoti Bala . Po si , o burre i dheut , kaq te veshtire e kini , ti dhe shume te tjere gazetare e intelektuale , perdorimin e germes “ë” ? ! Ju e hiqni kete germe ne ato fjale , kur nuk duhet hequr dhe e vini ne disa fjale , kur nuk duhet vene . Po , a kini mesuar ne shkollen fillore gramatike e drejtshkrim ? Eshte per t’u habitur , por , sinqerisht te them , zoti Anri , une personalisht , sapo lexoj nje shkrim , e kuptoj menjehere , nese autori , ka bere shkollen para ’90-tes , apo ne kohen e demokracise . Nuk kam ndonje konsiderate te larte per Edi Ramen , por ama , shkrimet e tij , ke qef e deshire t’i lexosh , si nga thellesia e mendimit , ashtu edhe nga drejtshkrimi perfekt e pa asnje gabim gramatikor e ortografik . Edhe Sali Berisha , nuk ben gabime drejtshkrimore , pavaresisht nga permbajtja cinike , mediokre dhe e qellimshme se si e per çfare ai shkruan . Nje keshille te vogel , zoti Bala , meqenese je me te vertete nje talent ne gjykime e permbajtje , kur t’a mbarosh , çdo artikull qe shkruan , jepja nje miku te besuar , qe ka mesuar shkollen e diktatures , te t’a korrigjoje e redaktoje .

  18. Plaku Xhuxhumaku says:

    Nuk pashe as ndonje emer, as ndonje fakt, me fjale te tjera kjo eshte si puna e qenve qe i lehin Henes ja ashtu sa per te bere zhurme e pert’u dukur se c’po bejne.

    1. uhahahaaa says:

      Po ty mo rrot cari te duket vetja si Hena! Uhahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  19. Ylli says:

    Perpara kater viteve ishte Anri dhe shoqkat e Anrit qe mbushnin cdo hapesire te mundeshme me shprehjen ….ketu nuk rrihet ,duhet zhdukur nje ore e me pare.Tani Anri dhe shoqkat na bejne te habiturin ,uaaaa pse duhet ikur nga ky vend.????.
    O karagjoz i lig me thuaj cfare ka ndryshuar keto 4 vite qe dihet ndenjur apo duhet ikur nga ky vend.??Vetem po qe se Anri dhe shoqkat e tij jane te ndjeshem mga polikat qeberisese per energjine dhe gjobat e policise dhe kjo na dilka arsye per tu mos larguar!!!
    O Anri qe ti je mje gojepiset nuk ka dyshim por me e keqja eshte se ti je nje perpunues dylberian majtist i opinionit .Shqiperia do behet ,e sigurt por do behet kur analistet gaxetaret dhe opinionistet te heqin dore nga lepirja e jashteqitjeve politike e te shkruajne te verteten

  20. NA says:

    Ne respekt te kohes se gjithsecilit, do i sygjeroja ketij djalit qe here tjeter te gjeje pak me shume kohe qe te na shkruaje pak me shkurt. Ekonomizo pak te lutem!!
    E thjeshtesuar, ka shkruar shume shume gjate duke u rrotulluar tek e njejta teme; ka shkruar me shume fare gabime drejtshkrimore-aq sa te shperqendron e te bezdis; dhe ka nje mllef negativisht te spikatur te cilin po te ish me fin, do e kish perdorur me zgjuarsi.
    Tema team, a mund te jeni pak me perzgjedhes per cka vini ne faqe? e kuptoj qe faji mbetet te shkruesi, po dhe ju nuk merrni merite per botimin ama..
    wish you humbly, a good day!

  21. sadna babul ka bidai says:

    fjale metaforite dhe drejtshkrimi i te menduarit jo shume thelbesore por origjinale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje