Skandali në drejtësi: “Fshihen” 300 dosje, nuk i dorëzohen Gjykatës së Lartë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prag skandali në Gjykatën e Tiranës. Kryesekretarja e gjykatës dhe një sekretare janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre po bëhet gati një kallëzim penal, pasi në shkelje të ligjit, kanë mbajtur në arkivin e gjykatës 300 dosje, ndaj të cilave ishte ushtruar rekurs dhe duhet të dorëzoheshin në gjykatën e Lartë.

Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’, të cilat thanë se skandali doli në dritë disa javë më pare, kur sipas një kërkese të bërë prej saj, kryetarja e gjykatës është informuar nga administrata, se rreth 300 rekurse të i përkasin periudhës 2006-2015, nuk u ishin komunikuar palëve.

Thuajse të gjithë vendimet kishin marrë formë të prerë apo ishin ekzekutuar duke u mohuar kështu të subjekteve fizike e juridikë të drejtën për akses në drejtësi. Pasi është vënë në dijeni të skandalit, kryegjykatësja Enkeledi Hajro, ka marrë masat duke shkarkuar dy nga punonjëset e administratës.

E kontaktuar nga ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’, Hajro tha se do të depozitojë kallëzim penal në prokurori për çështjen në fjalë. Në urdhrin e shkarkimit të kryesekretares, sqarohet e gjitha situata, e cila mund të konsiderohet si një skandal i paprecedentë në drejtësi.

“Rezulton se nga ana e kryesekretares nuk është vepruar asnjëherë lidhur me komunikimin e kësaj çështje zyrtarisht pranë titullarëve, që ka rekurse të prapambetura, të pavëna në veprim dhe se personat e ngarkuar nuk e kanë kryer detyrën apo kanë kundërshtuar urdhrat e kryesekretares për t’i dhënë drejtim punës.

Kryesekretarja nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, pasi nuk ka kryer si duhet detyrën e saj në mirëorganizimin e punës dhe funksionimin e kryesekretarisë nën drejtimin e saj, duke lejuar shkeljen e dispozitave ligjore urdhëruese, duke mohuar të drejtën e shumë subjekteve fizike e juridike për të patur akses në drejtësi, duke qenë në dijeni të plotë të problematikës nuk ka ndërmarrë minimalisht asnjë hap për të zgjidhur situatën e krijuar”, thuhet në urdhrin e shkarkimit të punonjëses së administratës.

Në shkresën e Hajros, thuhet se për shkak të moskryerjes së detyrës nga punonjësit e ngarkuar me ligj, ka sjellë dëmtim të interesave shtetërore si dhe janë shkelur të drejtave e individëve, palë në proces.

Gjithashtu kryegjykatësja evidenton faktin se është krijuar një situatë e rëndë procedurale sa i takon menaxhimit dhe administrimit gjyqësore të gjykatës më te madhe në vend, që përballon një fluks të madh çështjesh prej 30 mijë në vit.

Po çfarë ka ndodhur më dosjet gjyqësore?

Disa prej tyre i kanë kaluar gjykatës së lartë, të cilës i duhet të vendosë për këtë situatë të paprecedentë. Po ndërsa individëve dhe subjekteve u është mohuar e drejta, të paktën prokuroria duhet të hetojë për të zbardhur shkaqet dhe çuar përpara drejtësisë personat përgjegjës për këtë skandal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Skandali në drejtësi: “Fshihen” 300 dosje, nuk i dorëzohen Gjykatës së Lartë”

  1. Bodi says:

    Ketu nuk flitet per kryesekretare moj zonja Hajro , por ketu flitet per nje bande te mire organizuar kriminale qe per fshehjen e dosjes paguajne nga 20.000 deri ne 25.000 euro dhe keto ndahen ndermjet gjygjtarve ku pjesen e arikut e mer relatori. Te gjitha keto gjygje , apo deftese hallvaxhinjsh qe fshihen ne kete forme jane te gjitha te bazuara ne documenta te falsifikuara qysh nga shkalla e pare , ne gjykaten e larte i jepet dora e fundit. Vjet mua personalisht me eshte mbyllur nje gjygj nemenyren me kriminale te mundshme , ku me dokumenta te fallsifikuara i eshte vjedhur pasuria mbi tre familjeve kryesore me shume nenfamilje te tjera qe jane pjesetare. Nje bandit ne Rrugen Reshit Petrela me Emrin Hergys Hashimi kontrollon apo ka blere policine e shtetit ( drejtorine e Tiranes ) , prokurorine e Tiranes ,dhe gjykatat civiele dhe penale ,Noteret falsifikojne per llogari te tij ne menyren me makabre. Turp i madh Krim i pa shembullt qe ky kriminel vjedh pronat e qytetareve dhe shteti hesht apo lejon ne heshtje kete aktivitet kriminal sepse pushtetaret mbushin duart me para.
    Kur flas per shtetin e kam fjalen si per qeverine ku pjese e saj eshte ministria e brendshme me policine si dhe te ashtuquajtur organe te pa mvarura qe i kontrollone kriminelet dhe banditet.
    Ky emer besoj se edhe per ju eshte temper i njohur zonja Hajro qysh Kur ju ishit ne Ministrine e Drejtesise ?????
    Konstatimi i ketij aktiviteti kriminal te pa precedente eshte shume pak . Perse e mjaftushme eshte procedimi i kryesekretares ?? U zgjidh problemi ????
    Problemi eshte me i thelle kush dha para per fshehjen e krimit apo te gjygjeve te falsifikuara dhe kush i mori keto para per te fshehur te verteten ??????
    Ju zonja Hajro do e procedoni kryesekretaren ne prokurori ajo nga shumat kolosale te fituara balen prokurorin sic ka ndodhur ne shume raste te tjera dhe ja ku u mbyll ceshtja. Cfar bete asgji krimi vazdon lulezimin.
    Duhet qelizem duhen arrestuar sa me pare te pakten kriminelet qe paguajne dhe aq me keq qe paguajne me parate e krimit.
    Suksese zonja Hajro ne punten tuaj te deshtuar.

  2. tomsojeri says:

    Cfar shkarkimi e pezullimi !! Kto plehra vec burgu lehteson viktimat qe vuajn degjenerimin e tyre ! O Zot ,ska len brim pa hyr ky korupsion imoral e rezik mos marim vesh qe edhe pastruset do na dalin me ndonje rol ne kte “kazan drejtesie”.!Fole mijsh kanalesh qe brejn edhe “hekur”e jo njerz ! Cfar do marim vesh akoma ??? Burgu dhe vetem burgu pastron e e mund te drejtoj kte dru te shtrember qe do prer nga rrenja ! Mallkuar qofsh o Sali Berisha qe helmove nje komb te ter ti,dhe kelyshet qe vazhduan krimin tend ! Ti dhe milioneret e politikes dhe Drejtesis …Ishalla ju bashkon burgu qe te qetesohen shpirtrat e shqiptareve ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *