Bizneset e çuditshme të gjyqtarëve e prokurorëve: Karburante, vreshta, parukeri, pallate…!

23 Gusht 2017, 08:40Politika TEMA

Gjyqtarët dhe prokurorët posedojnë biznese, që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme vjetore në raport me pagat dhe shpërblimet e tyre, duke i dhënë drejtësisë shqiptare natyrën e një korporate.

Njerëzit të cilët paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të dhënë drejtësi, për të luftuar krimin dhe korrupsionin, rezultojnë me karburante, pallate, lokale, terrene sportive, zyra noterie, pemtore, vreshta, ferma, parukeri, klinika dentare etj., kryesisht në emër të bashkëshorteve, bashkëshortit, bashkëjetuesve dhe fëmijëve.

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, rezulton se së bashku me djalin e saj, Kirjald Hajdari, katër vite më parë, ka lidhur një kontratë për një pallat 10-katësh, i ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe 890 m2. Nuk ka të dhëna mbi vlerën e kontratës dhe vendin e ndërtesës, por në vitet e fundit, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit dhe djali i saj, kanë nisur të shesin apartamente. Fatmira Hajdari dhe djali i saj kanë marrë edhe një ambient me qira pranë Qytetit Studenti me sipërfaqe 280 m2.

Për rikonstruksionin e këtij ambienti ata kanë marrë një kredi të pazakontë në 2007, me vlerë 19 000 000 lekë. Në deklaratën e pasurisë thuhet se këstet e kredisë po i shlyen djali nga të ardhurat e lokalit Barë-Kafe, por nuk dihet se me çfarë dokumentacioni ligjor e kanë justifikuar këtë kredi. Po ashtu, djali Kirjald Hajdari, përveç lokalit, është administrator dhe ortak i vetëm i kompanisë “TK”, ndërsa ka blerë edhe një dyqan pranë Ambasadës Amerikane.

Duket e çuditshme se si djali i Fatmira Hajdari, i ri në moshë dhe që ka punuar vetëm pak kohë në Bashkinë e Tiranës, kur kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha, të posedojë të gjitha këto pasuri dhe transaksione bankare. Ndërkaq, gjyqtarja pranë Gjykatë së Durrësit, Shpëtime Pitaku, posedon pesë lokale dhe klinikë dentare, biznese të cilat i ka dhënë me qira.

Vetëm nga njëri lokal ka deklaruar mbi 9 mijë euro të ardhura vjetore. Ndërsa gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Qani Hasa, i dënuar në vitin 2016 për fshehje pasurie, ka deklaruar se ka fituar 400 000 lekë të ardhura vjetore si anëtar i familjes bujqësoren nga prona në Librazhd, me 60 dele, 27 dhi dhe dy lopë.

Disa gjyqtarë me biznese dhe me pasuri të dyshimtë janë kallëzuar penalisht nga ILDKP për fshehje pasurie, deklarim të rremë, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, por numri i të dënuarve mbetet i papërfillshëm.

Bizneset e tjera

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, posedon një karburant në Vlorë, ku është bashkëpronar në ½ pjesë me bashkëshorten. Ndërsa Evelina Qirjako, anëtare e Gjykatës së Lartë, nga pronat dhe ambientet e lëshuara me qira deklaron 40 mijë euro dhe 2 958 000 të ardhura vjetore.

Artan Zeneli, një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë, deklaron 20 400 euro të ardhura nga qiratë. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, deklaron 30 mijë euro të ardhura vjetore nga dhënia me qira të lokaleve dhe ambienteve të banimit. Zenelaj rezulton me 18 apartamente brenda vitit 2016. Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Artan Gjermeni është pronar me 20 % i një terreni sportiv i mbuluar dhe me dhoma zhveshje, me sipërfaqe 1 092 m2.

Ndërsa bashkëshorti i gjyqtares Anila Capo, Sejdin Zere është administrator i pesë kompanive. Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Alkelina Gazidedja deklaron aksione në shoqërinë Albtelekom, blerë me bono privativi, në emër të Dritan Gazidedja. Zonja deklaron gjithashtu biznese të djalit dhe bashkëshortit.

Gratë e pasura të gjyqtarëve

Elona Çaushin, bashkëshortja e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, është pronare e gjashtë kompanive: “Albania Duty Free Distribution sh.p.k., “Bio Gourment” sh.p.k., “Prestige Group” sh.p.k., “Drug Store” sh.p.k., “Albcos” sh.p.k. dhe “Vintage New and Second Hand”. Për vitin 2015, zonja ka deklaruar 10,678,000 lekë pagë nga kompania e saj ADFD. Zonja ka deklaruar 23,525,412 lekë dhe 3,294,119 lekë tërheqja dividenti.

Ndërsa, Alma Osmanaj, bashkëjetuesja e gjyqtarit Bledar Abdullai, për vitin 2016 ka deklaruar 13 049 443 lekë të ardhura si notere, 73 845 USD të ardhura nga punësimi jashtë vendit dhe të ardhura nga pesë punë të tjera.

Bashkëshortja e ish-gjyqtarit të Apelit në Vlorë, Ilir Çeliku, rezulton aksionere në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’, ndërsa deklaron llogari rrjedhëse 105 mijë euro dhe 55 mijë euro nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Prokurorët

Në të njëjtën formë operojnë edhe prokurorët. Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, deklaron vreshtë me sipërfaqe 800 m2 si dhe 54 mijë euro të ardhura vjetore nga dhënia me qira e një lokali. Prokurori Sokol Malaj deklaron biznes ‘klinikë dentare’ i bashkëshortes.

Me paratë e këtij biznesi ai ka deklaruar blerjen e disa pasurive të paluajtshme. Prokurorët Kolë Hysenaj, Bujar Hoxha dhe Kasem Berberi deklarojnë të ardhura nga qiraja e lokaleve, ndërsa prokurori Ardian Ylli deklaron biznes parukeri në emër të bashkëshortes.

Bizneset e disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve

Fatmira Hajdari, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë

Fatmira Hajdari dhe djali i saj kanë lidhur kontratë më 04.06.2013 mbi një objekt 10-katësh, të palegalizuar, ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe. 890 m2.

Djali Kirjald Hajdari lokal.

Ambient i marrë me qira, 280 m2, pranë Qytetit Studenti. Për rikonstruksionin e këtij ambienti është marrë një kredi 19 000 000 lekë që në 2017. Këstet e kredisë i shlyen djali nga të ardhurat e lokalit Bar-Kafe.
Djali Kirjald Hajdari administrator dhe ortak i vetëm i “TK”.

Dyqan i blerë prej pranë Ambasadës Amerikane në vlerën 840 000 lekë

Shtesë në të ardhura nga kontrata e qerasë, 720 000 lekë.

Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Durrës

Lokal përballë Gjykatës së Durrësit dhënë me qira.

Lokal me konstruksion druri, dhënë me qira, 9 600 euro në vit.

Lokal i dhënë me qira.

Lokal i dhënë me qira.

Lokal i dhënë me qira në lagjen…

Klinikë dentare dhënë me qira.

Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë

Karburant në Vlorë, bashkëpronar në ½ pjesë me bashkëshorten. Lëshuar me qira. 51 mijë euro të ardhurat e qerasë për vitin 2016.

Evelina Qirjako, anëtare e Gjykatës së Lartë

Prona të lëshuara me qira, 40 mijë euro të ardhura vjetore.

Ambiente të lëshuara me qira, 2 958 000 lekë të ardhura vjetore.

Majlinda Andrea, anëtare e Gjykatës së Lartë, e dënuar për korrupsion

Djali administrator i shoqërisë, ‘GRANITIIMPORT-AL’, 1 147 330 lekë paga vjetore (nuk ka të dhëna për fitimin).

Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

Të ardhura nga qiraja e pasurive sipas kontratës… 20 400 euro.

Arjana Fullani, anëtare e Gjykatës së Lartë

Krijuar subjekti tregtar, person fizik ‘Ardian Fullani’, 383 256 lekë të ardhura për muajin e fundit të vitit 2016.

Guxim Zenelaj, anëtar i Gjykatës së Lartë

Lokale dhe ambiente banimi në Shëngjin, 30 mijë euro të ardhura vjetore nga qiratë. Apartamente në Shëngjin, me sipërfaqe: 292.62 m2, 62 m2, 67.35 m2, 54.46 m2, 60.36 m2, 51.35 m2, 54.46 m2, 66.58 m2, 59 m2, 55 m2, 54.46 m2, 55 m2, 67.36 m2, 51.35 m2, 54.46 m2, 55 m2, 54.46 m2, 61 m2, 16 m2 dhe 15 m2.

Aleksandër Muskaj, anëtar i Gjykatës së Lartë

Të ardhura nga qiraja 7 200 euro.

Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë

Lokal, 10 mijë euro të ardhura vjetore nga qiraja.

Zyrë, 840 000 lekë të ardhura vjetore nga qiraja.

Artan Gjermeni, Gjykata e Tiranës

Truall dhe ndërtesë, terren sportiv, i mbuluar dhe me dhoma zhveshje, me sipërfaqe 1 092 m2, (1 kat 56 m2), fituar me dëshmi trashëgimie, 20 % të pjesës.

Truall me sipërfaqe 450 m2 dhe ndërtesë, bar kafe, 1 kat me 90 m2, fituar me trashëgimi në 2016, 20 % të pjesës.

Të ardhura nga qira e dyqanit në Tiranë, me sipërfaqe 40 m2, 120 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës në Lushnje, 210 000 lekë.

Vjollca Spahiu, Gjykata e Tiranës

Dyqani, 612 000 lekë të ardhura vjetore nga qiraja.

Brunilda Kadi, anëtare e KLD

Bashkëshorti Gazmend Kadi në SHBA nënkontraktor në fushën e transportit.

Gjin Gjoni, anëtar i KLD

Lokal, lëshuar me qira, 16 mijë euro të ardhura për vitin 2015.

Dyqan dhënë me qira në vlerën 9 000 euro në vit.

Dyqan 30 m2, me 55 mijë euro.

Blerë ambient dyqani me sipërfaqe 77 m2 në vlerën 150 000 euro.

Bashkëshortja Elona Çaushin, pronare e shoqërisë “Albania Duty Free Distribution sh.p.k.

Pronare e shoqërisë “Bio Gourment” sh.p.k.

Pronare e shoqërisë “Prestige Group” sh.p.k.

Pronare e shoqërisë “Drug Store” sh.p.k.

Pronare e shoqërisë “Albcos” sh.p.k.

Pronare e shoqërisë “Vintage New and Second Hand”.

Paga dhe shpërblime si konsulente e ADFD, 10,678,000 lekë, (2015).

Depozitë bankare në shumën 155 mijë dollarë. (2015)

Dhënia në formën e obligacioneve të 165 mijë eurove. (2015)

Dhënie borxhi kompanisë “Albania Duty Free Distribution” sh.p.k, në shumë 130 mijë euro. (2015)

Dhënie borxhi kompanisë “Albania Duty Free Distribution” sh.p.k, 1,000,000 lekë pa interes. (2015)

Tërheqje dividenti që i përket viti 2014, 23,525,412 lekë. (2015)

Tërheqje dividenti viti 2015, 3,294,119 lekë. (2015)

Agim Bendo, Gjykata e Apelit

Bashkëshortja aksionet në shoqërinë “TREX”, 112 400 lekë të ardhura, paga 3 671 831 lekë.

Dyqan me sipërfaqe 78 m2, dhënë në përdorim pa shpërblim.

Pasuri të dhëna me qira, 6 132 euro të ardhura vjetore për 2015.

Merita Xhani, gjyqtare

Për vitin 2015 ka shitur makina: Furgon tip mercedez 800 euro, makinë opel corsa 200 euro, makinë mazda 1 100 euro, makinë opel corsa, 250 euro, makinë mazda, 1 200 euro, makinë ford fiesta 1 200 euro, furgon 1 500 euro, makinë ford 1 000 euro, makinë mazda 1 200 euro, makinë tip mercedez 500 euro, furgon 1 600 euro, makinë tip ford 200 euro dhe furgon tip mercedez 2 000 euro.

Alkelina Gazidedja, Gjykata e Tiranës

Aksione në shoqërinë Albtelekom, blerë me bono privativi, në emër të Dritan Gazidedja, pasi ka qenë punonjës i ndërmarrjes, e cila u privatizua.

Biznes person fizik Donald Gazidedja, 450 180 lekë.

Shpenzime për biznesin, 233 522 lekë.

Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 306 000 lekë.

Të ardhura nga biznesi i djalit Donald Gazidedja, 182 500 lekë.

Kontratë qiraje ambienti ku ushtron aktivitetin bashkëshorti, 7 000 lekë në muaj.

Kontratë qiraje ambienti ku ushtron aktivitetin djali, 25 000 lekë.

Bledar Abdullai, Gjykata e Tiranës

Bashkëjetuesja, Alma Osmanaj, të ardhura si notere në Tiranë, 13 049 443 lekë.

Të ardhura nga punësimi jashtë vendit, 73 845 USD.

Anila Capo, Gjykata e Tiranës

Bashkëshorti, Sejdin Zere, administrator i pesë kompanive.

Fitimi nga aktiviteti i 5 kompanive, 3 875 081 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qerasë me shoqërinë…, 20 400 euro.

Adelajda Gjuzi, Gjykata e Beratit

Bashkëshorti administrator i ‘XHS Bioprodukt’, me qendër në Fier.

Paulin Çera, Gjykata e Durrësit

14 dynym tokë mbjellë pemtari në Peshkopi.

Ilir Çeliku, ish-gjyqtar i Apelit në Vlorë

Bashkëshortja aksionere në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’.

Bashkëshortja llogari rrjedhëse 105 mijë euro dhe 55 mijë euro nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Kastriot Gramshi, Gjykata e Tiranës

Të ardhura nga qiraja e apartamentit në SHBA, 9 800 dollarë.

IRS Tax Return 2015-2016, 18 242 dollarë.

Qani Hasa, ish-gjyqtar në Elbasan, i dënuar për fshehje pasurie

Të ardhura të fituara si anëtar i familjes bujqësoren nga prona në Librazhd, 60 dele, 27 dhi dhe dy lopë, 400 000 lekë të ardhura vjetore.

Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës

Vreshtë me sipërfaqe 800 m2.

Lokal i dhënë me qira, 54 mijë euro të ardhura për vitin 2015.

Sokol Malaj, Prokuroria e Tiranës

Biznes ‘klinikë dentare’ i bashkëshortes, Ana Malaj, 2 787 732 lekë të ardhura vjetore.

50 % të aksioneve në shoqërinë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20. 02. 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre.

Kolë Hysenaj, Prokuroria e Tiranës

Lokal në Tiranë, dhënë me qira, të ardhura 312 561 lekë për vitin 2016

Bujar Hoxha, Prokuroria e Tiranës

Lokal me qira në Elbasan, 401 207 lekë të ardhura vjetore.

Tokë me qira në Cërrik, 739 733 lekë të ardhura vjetore.

Kasem Berberi, Prokuroria e Tiranës

Lokali në Gjirokastër, bashkëpronar me 50 %, 160 000 lekë të ardhura vjetore.

Ardian Ylli, Prokuroria Durrës

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, parukeri, 1 099 402 lekë.

Arian Përmeti, Prokuroria e Tiranës

Dyqan 177 m2, 50 %.

Dyqan 97 m2, 100 %.

Dyqan 18 m2, 1/3 pjesë.

Dyqan 42 m2, 50 %.

Dyqan 48 m2, 1/12 pjesë.

Dyqan 97 m2, shtohet me 1/3 pjesë.

Dyqan 33 m2, 1/3 pjesë.

Dyqan 66 m2, 1/3 pjesë.

Dyqan 20 m2, 1/3 pjesë.

Dyqan 95 m2, 1/3 pjesë.

Dyqan 44 m2, 1/3 pjesë.

Të ardhura nga dhënia me qira të ambienteve, 408 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira të ambienteve Arian Përmeti, 4 mijë euro.

Të ardhura nga dhënia me qira të ambienteve Arian Përmeti, 360 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira të ambienteve Arian Përmeti, 190 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira të ambienteve në emër të Astrit Përmeti, 3 mijë euro.(Shqiptarja.com)

14 komente në “Bizneset e çuditshme të gjyqtarëve e prokurorëve: Karburante, vreshta, parukeri, pallate…!”

  1. tomsojeri says:

    Z.Albi ,meqe nisem nje ,le ta quajm debat ! Cfar do te thoje per kte shkrim ??? Mos vall edhe kjo esht shkelje e te drejtes private ?? Mos vall kto te ardhura maremendeshe pjestaresh te familjeve gjyqtaresh, justifikon nje krahasim me realitetin e ktij populli ? Sic shkruaja ne koment dje,akoma skemi mar vesh lakureqisin e ktij realiteti makaber e nga pergjigja yte ruajta, qe “shqiptaret nuk din te organizohen ” E drejt ,por kur vjen puna te mbrojn horlliqet, nuk di si e gjejn ate gjuh te perbashket qe me con te shprehem “organizat”! I nderuar Albi te falenderoj per mundimin te me pergjigjesh,por te kerkosh te paraqisesh nje Kenet per Liqen, nuk shkon ma pas ktij korupsioni,degjenerimi e krimi qe ka pllakosur ate fole ,ku sic po lexoj sot ,edhe sekretaret kan aktivitetin e tyre ! Drejtesia ne kte vend esht pergjegjsja e par dhe kryesore qe ka mbeshtetur katastrofen qe mbollen politikanet pa skrupull ! Kta jan ber njish me ta dhe jo vetem, por kan mar rolin e mbeshtetjes se tyre dhe kan torturuar shqiptar te pafajshem ,shqiptar te paaft ,te percar,te paorganizuar, qe me voten e tyre jan bashkfajtor per cka hoqen !Jam i sigurt qe do lexojm akoma, sepse jan shum e te shtrir ne te gjitha qytetet e Shqiperis sjelljet,vendimet dhe gjykimet e tyre …….

  2. papa tfgs1 pousti says:

    Aagje e çuditshme. Kanë pastruar evrotë e korrupsionit duke i investuar në prona që janë burim të ardhurash.
    Edhe sikur këta mos të punojnë më, te ardhurat i kanë të siguruara për vete e për fëmijët e tyre

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Une them se parukeri la lidhjeve me profesionin
    Se keta i Kane shkul lesht e kokes miletit
    MOS i hengshin kancer ju befshin.

  4. Besi says:

    Keta jane te gjithe pa perjashtim per burg por kush do ti fusi kush do hartoje padine llalla qe duhet te shkoje i pari ne burg apo vartesit e tij qe duhet te jene ne te njejten biruce me llallen. Pa folur pastaj per politiken ku pasurite marramendese dhe te pajustifikuara te familjeve mafioze berisha meta nano rama basha mediu ruli imami tafaj bregu topalli patozi ruci leskaj kokedhima frangaj etj duhen verifikuar vetem nga agjensite e huaja te specializuara kunder krimit ekonomik. Shqieria ka nevoje per nje qilizem totale si ne politike drejtesi media ekonomi nese kerkon te kete jete me te mire per shtetasit e saj

  5. tomsojeri says:

    Po cuditem perse nje shkrim aktual qe lexova para pak “Skandal ne drejtesi fshien 300 dosje” e keni hequr !!!! Mos vall se nuk ju pelqen komenti ku permenden emra dhe shembull !?? Nuk e njoh ate komentus por ajo cka shkruan ai ka esencen e skandalit dhe shum do desheroja z. moderator qe te till loj shkrimesh te jen inisiativa te shkruajn viktimat ckan hequr prej ktyre perbindeshave ! Mos vazhdoni te gjeni formen e mjegullimit sepse sot ne Shqiperi ,kta pushtus te pa meshirshem duan diskretituar pa meshir ashtu sic jan sjell pa meshir ndaj ktij populli ! Esht koha qe sshqiptareve tju kthehet besimi i humbur ,dashuria per Athe qe kta i xhveshen ,dhe mendoj qe mbeshtetja juaj do te jet shpartallimi i kesaj perde te hekurt mbrapa se ciles fshihen kta kriminel te pangopur ,kta sheik bandit gjakpires shqiptaresh ……Jepuni pra rastin shqiptareve te thon dhimjen ,se kto cka lexojm ktu nuk ndodhin vetem ne Gjykat te Lart e perqendruar ne Tiran , Vlor e Elbasan por ne cdo qoshe e qytet te Shqiperis per te cilet ka historira boll e shpresoj tju vij radha…….

  6. Shoku shpati says:

    Llalla eshte bishti kavallit
    Ben ci thone .

  7. loni says:

    Shifi syfetin Shkelzen Selimit,syfetsësë

  8. Che says:

    Asgje su ben zoti ketyre por behuni bashke o popull merjani pasurine dhe hidhini ne kosh te plerave keta ,maskarenje se ndryshe femijet e tyre do kemi te gjygjesori i ri.

  9. kashi says:

    vajtem 27 vjet ne mergim dhe si kemi vene keto leke
    keta jane te gjithe kriminela

  10. J says:

    Jam kurioz të di nëse Llalla i lezon gazetat ,apo është i zënë se po lufton korrupsionin në vendet Evropiane ?Shqipëria , atdheu i korrupsionit dhe degjenerimit. Zbukurimet ligjire ja gjejnë malokët e hajdarit.

  11. Trimi says:

    Lerini te qete se po u punsojne pse trembni miletin

  12. Trimi says:

    Lerini te qete se po u punsojne .e kunterta ata duhet tu denoncojne

  13. Trimi says:

    Te gjithe jemi dakorte qe te gjitha ne shesh,te gjithe jemi ok kush eshte rruga e drejte ,vetem kur te zhduken lol-et do bejme prokopi….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje