Droni i pabesueshëm “përbindësh”, që pritet të ndërtojë Rusia

Prodhuesi rus i dronëve, Kronstadt Group tha se do të prodhojë një avion pa pilot luftarak gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas drejtorit të kompanisë, i cili e bëri njoftimin të martën në një ekspozitë armësh pranë Moskës.

“Programi në fjalë është planifikuar për tre vjet”, tha shefi i Kronstadt, Armen Isakian për agjencinë ruse të lajmeve Interfax, në ekspozitën Armiya-2017. “Qëllimi i tij është të krijojë një koncept ekspozimi. NDërsa në tërësi, ardhja e një droni të rëndë mund të zgjasë katër deri në pesë vjet”.

Ai nuk dha informacione të tjera në lidhje me aftësitë e dronit, përveçse që do të përdoret edhe për transport, edhe për luftime, si dhe një peshë ngritjeje prej rreth 5 ton.

Kronstadt është në procesin e zhvillimit të dronit të parë të prodhuar krejtësisht nga rusët – Orien-E – që Isakian tha se ka gjasa të jetë gati për përdorim dhe eksport deri në vitin 2019.

Ndër tiparet më mbresëlënëse të Orion-E është premtimi i prodhuesit, se ka një kohë maksimale fluturimi prej 24 orësh, që do ta vendoste kohëzgjatjen e Orionit në një nivel me “vrasësin” amerikan MQ-9 Reaper, i projektuar posaçërisht për një kohë të gjatë në fluturim pa pilot. Koha maksimale e fluturimit është rreth 30 orë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Droni i pabesueshëm “përbindësh”, që pritet të ndërtojë Rusia”

  1. Babkulla says:

    Jam korioz te di se kujt don ti beje karshillek gazeta me kete lajm ? Mos valle jeni te gezuar per kete arritje te teknologjise nga nje shtet qe perpiqet te krijoje destabilitet per interesat e saja ?Kot mundohi te reklamoni perparsite Ruse ,populli qe ju lexon juve eshte shqiptare dhe per fat te mire shqiptaret i kane syte edhe mendjen nga oksidenti ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *