FOTOT/ Tomorri, një mal mbretëror që “vuan” për 20 km asfalt

Nga Lisana Subashi

E teksa nisim rrugëtimin nga Poliçani drejt malit të shenjtë, përballemi sërish me rrugën e pashtruar. Edhe pse vetëm 20 km rrugë, askush deri më sot nuk ka marrë përsipër ta shtrojë rrugën që të çon në një pikë aq të bukur turistike si Mali Tomorrit. Pluhuri i ngritur nga qindra makina që kalonin ja prishte bukurinë natyrës. Makina të shumta që herë pas herë i duhej të ndalonin për të hapur krahun, sepse disa pjesë rrugë janë të ngushta për të përballuar kalimin  në dy akse. Gjithsesi edhe pse me rrugë të vështirë për makinat e vogla, mijëra prej tyre nuk nguruan të bëhen pjesë e festës së Malit Tomorrit.

Disa “çalonin” në malore dhe mezi ngjiteshin. Pasagjerët mbrapa detyroheshin të bënin një pjesë të rrugës në këmbë, që makina të tërhiqte më lehtë.

Edhe pse ishe duke ngjitur një rrugë që të çon në mal, nëse hapje xhamat nuk mbusheshe me ajër mali, por me aromën që lëshon freksioni i sforcuar i makinës, si dhe me pluhur të ngritur nga rruga e pashtruar.

Për banorët e fshatrave përreth këto janë ditët që i bëjnë të duken sikur jetojnë në metropol, për shkak të lëvizjeve të shumta. Pasi në këtë zonë në ditë normale kamionat që marrin pllaka në mal janë të vetmet makina që kalojnë, dhe tek-tuk ndonjë fuoristrad me pasagjerë.

Vendasit kishin ngritur tezga përgjatë rrugës dhe shisnin produkte të zonës. Çaj mali, sherebele, thana, misra etj., ishin disa nga produktet që mund të blije.

Dukej si rrugë e vështirë dhe problematike, por shoferi që na shoqëronte duke qeshur na tha disa fjalë që po ta mendosh zënë vend: “Për rrugën mirë është të thuash të qëndrojë në gjendjen që është, ekzistuese, e shtruar vetëm me çakull, pa asfalt. Në të kundërt, radha e mijëra e mijëra pelegrinëve që vizitojnë atë vend në festën rituale të përvitshme nga datat 18 deri 22 gusht, sidomos me makina, do të krijonin një kaos që nuk mund të ketë polici trafiku ta mbajë”.

Rrugë e lodhshme deri dikur, por dëshira për t’u ngjitur në mal të tërheq pa e ndjerë peshën e saj.

Përpara se të ngjitesh në teqenë kryesore, apo zyrat kryesore pa shkuar në majë, gjendet një teqe e vogël. Eshtë vendi ku nuk lejohet të ndizet qiri brenda teqesë (por që të gjithë e ndezin nga një qiri) dhe brenda vendit është një gjurmë kali, ku presupozohet se ka kaluar baba Aliu me kalin e tij.

Pas një ndalese të shkurtër aty, ku përveç teqesë së ngritur së fundmi, jashtë saj mund të bësh edhe pazar për të blerë një nga qingjat që “presin” të bëhen kurban, vazhdon sërish rrugëtimi, tashmë shumë i shkurtër deri në teqe.

Kjo është pjesa e rrugës që shijon më shumë, kaosi i krijuar me natyrën, nga makinerit që nxjerrin pllaka mali në këtë vend të bekuar me pasuri ka përfunduar, tashmë pamja që të ofron rruga janë disa lëndina shumëngjyrëshe që të tërheqin pa masë për të qendruar aty për orë të tëra relaksi. Edhe pse virgjëria e natyrës të shijon, do doje pse jo që aty të ishte një resort turistik, i pari në këtë zonë, për të kaluar disa ditë në ajrin e pastër që ofron mali.

E zhytyr në botën e magjisë që të ofron pamja e këtyre lëndinave, papritur vjen zgjimi. Zhurma e makinave që nuk gjejnë dot parkim në teqe, mijëra makina, të vogla edhe të mëdha. Mijëra qengja që presin të bëhen kurban. Mijëra njerëz që shkojnë e vijnë… Kupton që tashmë ke arritur në teqe.

Kjo është pamja e datës 22 gusht në festën e Tomorrit.

Edhe pse mëngjesi ishte i freskët, zjarri i ndezur për pjekjen e mishit e nxehte disi. Kasap të reshtuar që nuk pushonin punën, dhe njerëz që prisnin në rradhë për të bërë kurbanin e tyre. Ndërkohë qengjat që piqeshin në hell ishin me dhjetra, edhe pse ora ishte vetëm 08:00 e mëngjesit.

Një vajzë bëntë foto me pamje nga pishat e bukura, ndërsa një tjetër sapo nxorri kokën nga çadra e kampingut, ku kishte kaluar një natë në vendin e shenjtë, e mbuluar me shumë batanije. Një nënë lyente me gjak kurbani djalin e saj të vogël për mbarësi.

Riti pagan, bektashi në rastin konkret, tregon se njeriu që bën kurbanin, lyhet me gjak në ballë. E po ashtu të gjithë ata që kanë futur lekët për të bërë kurbanin. Pasi lyen ballin me gjakun e kurbanit, duhet që kurbani të zhvishet. Lëkura lihet te ai që ka bërë therjen, ndërsa kurbani merret nga personi që e bëri. Sipas rregullit të rrëfyer aty sipër, shpatulla e qingjit mbahet nga i zoti që bëri kurban, ndërsa pjesa tjetër e mishit falet. Falet te familjarë apo miq të afërt, aty në ato familje, ku ti kërkon të çosh mirësinë që ke marrë nga bërja kurban në teqenë e Abaz Ali, në majën e Tomorrit.

Zhurmë, rrëmujë, pluhur, por të gjithë për një qëllim, për Festën e Shenjtë të këtij mali.

Në teqe, e cila nuk është në majë, janë bërë vendet e posaçme për të therur bagëtinë e imët, në mënyrë që procesi të mos kryhet vend e pavend. Gjithashtu vendi për të ndezur qirinjtë dhe për të kryer ritualin e faljes për mbarësi. I pasur dhe i varfër hedhin lekë tek varret.

Pjesa më e madhë e njerëzve që vijnë në festë ndalojnë në teqe, duke mos u ngjitur në majën më të lartë të Tomorrit, për shkak të terrenit vështirë. Në majën 2379 metrave, gjendet një teqe e vogël, e rregulluar vitet e fundit ku gjenden dy varre. Më të vjetrit të mësojnë disa prej të dhënave të ritit bektashi.  “Të kesh fat, duhet të vish tre herë rresht në këtë vend. Të falesh, të bësh kurban, të hedhësh lekë, e nëse ke njerëz të sëmurë, nëse nuk i merr dot me vete, patjetër të marrësh një rrob të tyren, ta vendosësh në ndonjë nga varret që janë aty, ose të marrësh fotografi e t’i lësh pranë varreve”, thotë roja i teqesë në majën e Tomorrit.

“Ka shumë nga ata që janë shëruar nga sëmundje që nuk kanë gjetur derman në vende të tjera, edhe në mjekë. Eshtë vend i shenjtë, është vend i mirë. Më mirë akoma, nëse bëhet kurban”.

Legjenda e përcjellë gojë më gojë dhe e treguar nga banorët e zonës të thotë se baba Aliu ka ardhur nga Qerrbelaja dhe ka qëndruar në Majën e Tomorrit. Madje, këto ditë shpirti i tij pritet të kthehet dhe mund të ndodhë në datat 20, 21, apo 22 gusht. Banorët e zonës thonë se kur kalon shpirti i Abaz Aliut, një flakë e përçon gjithë majën e malit dhe zhduket në fund në majën e Tomorrit, aty ku është edhe teqeja kulmore e Abaz Aliut.

Pak Histori

Historiani grek, Straboni, thotë se, “në kohët më të lashta e gjith zona përreth Tomorit ishte shumë banuar. Kurse sot, aty popullsia është rralluar, por megjithatë duken disa ndërtesa të rrënuara. Faltorja e Dodonit e cila gjendet “stis propodhes tu vunu Tomar” (gjendet në rrezët e malit Tomorr)… Në veprat e tij Herodoti, shekulli II, era jonë, e vizitoi Dodonën, qendrën e pellazgëve. Eduard Lear i ardhur në Berat, 155 vjet më parë, kur pa malin e Tomorit u shpreh se, “Tomori është mal mbretëror, ky mal është si një sokrat madhështor”. Ky olimp i shqiptarëve, i cili përmendet në “Iliadë” nga Homeri tetë shekuj Para Krishtit, me emrin Tomaros, i tillë ngelet edhe sot.

Tomori është një mal në lindje të qytetit të Beratit në Shqipëri. Tomori është mali më impozant në Shqipërinë e Jugut. Me majën më të lartë 2416 metra, ai ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, si e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme./Frekuenca/

 

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri1.jpg","attachment_id":"751138"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri.jpg","attachment_id":"751137"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri2.jpg","attachment_id":"751139"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri3.jpg","attachment_id":"751140"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri4.jpg","attachment_id":"751141"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri5.jpg","attachment_id":"751142"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri6.jpg","attachment_id":"751143"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri7.jpg","attachment_id":"751144"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri8.jpg","attachment_id":"751145"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri9.jpg","attachment_id":"751146"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri10-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri10.jpg","attachment_id":"751147"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri11-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri11.jpg","attachment_id":"751148"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri12-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri12.jpg","attachment_id":"751149"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri13-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri13.jpg","attachment_id":"751150"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri14-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri14.jpg","attachment_id":"751151"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri15-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tomorri15.jpg","attachment_id":"751152"}]

3 komente në “FOTOT/ Tomorri, një mal mbretëror që “vuan” për 20 km asfalt”

  1. tfgs1 says:

    ”FESTE” gjaxoresh sunite,oikonat flasin vete,Tomorri i ”madherishem” dhe ”magjik” katandisur ne nje Mekka leshqenesh arabe………………..

  2. fazlliçi says:

    Po bëheni qesharakë me këto përshkrime “historike”, zonja Subashi…! Po sqaroj: Mali i Tomorit dhe qyteti i Beratit, vërtet kanë histori të lashtë dhe të shkëlqyer… Por mali “Tomaros” dhe Faltorja e famëshme e lashtësisë greke Dodoni, që ndodhet në këmbët e tij, ndodhen disa kilometra në Jugperëndim të Janinës dhe nuk kanë asnjë lidhje me “Tomorin” shqiptar… Nuk bëhet historia duke arnuar pjesë që ndoshta mund të ngjajnë nga emërtimet dhe sipas midesë sonë… M’u kujtua i madhi Kadare që dikur ka shkruar (ose ka thënë në intervistë), që Odhisea i famshëm i Homerit, ishte shqiptar (?!), sepse emri i tij vjen nga fjala shqipe “udhë” (???!!!), gjë e cila thjesht shkakton buzëqeshje ironike dhe i ul vlerën këtij njeriu të madh të shkronjave shqipe…! Historinë e bëjnë ngjarrjet siç kanë ndodhur dhe jo dëshirat dhe “fantazia” e historianëve…

  3. fredi says:

    O tfg kujt i thua arbab ti o idjot ? feja bektashiane esht fe natyre dhe feja me e lir qe egziston ne planet , ju krishteret e grekut jeni njesoj si isisi ,ju nga feja juaj dhe prifti me shum keni frik se dashuri e rrespekt , ne jemi te lir si era , ku te ter pjestaret e nje familje bektashiane nuk perzihen me problemet e fes , ne nuk mbajm ramazan , por nuk pim uj te kthjellet per 10 dit , por pim dhall dhe lengje frutash dhjet dit ,ne nuk mbajm perçe nuk kemi asnje detyrim perveç kryetarit te familjes , ne shkojm ne teqe çojm çte kemi atje mish raki dhe gjera te tjera dhe kushdo qe vjen ha dhe pi raki me te ter njerzit qe gjen aty per dark dhe te nesermen shkon gjithsecili ne shtepi te vet , pra kur nuk i di mir gjerat or njeri mos ver nofka kot se je dhe besimtar dhe mbahesh ber burr esnaf pale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *