Gjermani: Turqia s'mund ta përdorë Interpolin për ndalimin e kundërshtarëve politikë

23 Gusht 2017, 15:51Bota TEMA

Replikat midis Gjermanisë dhe Turqisë po ashpërsohen. Kancelarja gjermane, Angela Merkel akuzoi Turqinë për keqpërdorimin e Interpolit, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë.

Dogan Akhanlı, i cili jeton në Këln të Gjermanisë, është marrë në paraburgim në Spanjë për shkak të një kërkese nga ana e Turqisë. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka reaguar ashpër duke akuzuar Turqinë për keqpërdorimin e Interpolit, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë. Në deklaratën e dhënë në televizionin RTL, Merkel fajësoi Turqinë për keqpërdorim të Interpolit. Ajo tha se Interpoli nuk mund te përdoret për “gjëra të tilla”.

Duke treguar se ishte e kënaqur me lirimin e Akhanli, Merkel tha gjithashtu se kishte kontaktuar edhe me qeverinë spanjolle për çështjen.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi se ishte i kënaqur me lirimin e Akhanlı dhe gjithashtu u shpreh se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk do të ketë mundësi të arrestojë kritikët e tij në anën tjetër të Evropës.

Procesi do të zgjasë disa javë

Dogan Akhanli, një qytetar gjerman me origjinë turke, i cili u arrestua të premten në rrethin e pushimeve spanjolle të Granadas, u lirua të dielën nën kushtet e kontrollit gjyqësor. Gjykatësi spanjoll duhet së pari të hetojë nëse Akhanlı, i cili kërkohet për buletinin e kuq me kërkesën e Turqisë, duhet të kthehet apo jo në Turqi.

Edhe nëse gjyqtari spanjoll arrin në konkluzionin se ekstradimi i Akhnli është i mundur, qeveria spanjolle është ajo që do të thotë vendimin përfundimtar. Ky proces vlerësohet të zgjasë disa javë.

Përgjigjja ndaj Erdoganit pas thirrjes për zgjedhje

Merkel në emisionin e RTL gjithashtu i shpjegoi Erdoganit, i cili u bëri thirrje qytetarëve gjermanë me origjinë turke që të mos votojnë për Bashkimin Kristian Demokratik (CDU), Partinë Social Demokratike (SPD) dhe të Gjelbrit. Merkel duke i përshkruar fjalët e Erdoganit si të papërshtatshme dhe i quajti ato si “krejtësisht të pamundur”. “Ne i ftojmë ata që të përdorin votat e tyre në një vend të lirë dhe ne do të nderohemi”, tha Merkel, drejtuar qytetarëve gjermanë me origjinë turke.

1 komente në “Gjermani: Turqia s’mund ta përdorë Interpolin për ndalimin e kundërshtarëve politikë”

  1. Janullatos dhjavolo says:

    eeeeeehhh more bylldym-çengelër. Edhe byrazeret tuaj qe e mbajne veten per greke te lashte shume u hapen bythesh ne fillim me Merkel, por u penduan pastaj……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje