Hasi fiton bastin e parë, shtypi i bën jehonë shqiptarit të Olimpiacos

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ja ku u arrit objektivi i parë i trajnerit shqiptar të Olimpiacos, Besnik Hasit. Skuadra e madhe greke është në grupet e Champions League, aty ku një sezon më pare ish-mesfushori kuqezi çoi edhe polakët e  Legia Varsave.

Ai duket se është një specialist i Kupave të Europës, pasi aty ka bërë mirë edhe me Anderleht, ndaj dhe drejtuesit grekë vendosën ta marrin në stol.

Suksesi i Hasit ka pasur jehonë jo vetëm në shtypin grek, por edhe në atë belg, gjerman, polak etj. Olimpiacos i fitoi të dyja ndeshjet me kroatët e Rijeka në “play-off”, 2-1 në Greqi dhe 0-1 në Kroaci, ndaj dhe dora e trajnerit shqiptar është ndjerë, madje fuqishëm.

Ai ka sjellë disa lojtarë në merkaton e verës dhe Olimpiacos duket i rilindur. Basti i parë u fitua nga Hasi, tani do të shihet ecuria e tij më tej.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Hasi fiton bastin e parë, shtypi i bën jehonë shqiptarit të Olimpiacos”

  1. Pellazgos says:

    Po late nam or burre i dheut,gazetare medioker.
    Ne shqip shkruhet Olimpiakos,nga na u bete anglez per 25 vjet “dhimokratia”.
    Nuk lejohen keto o zoti Mero.

Lini një Përgjigje te vio Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *