Kriza në Kosovë, qeveria e re brenda javës, ja lëvizjet që do sjellin zhbllokimin e ngërçit politik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjysma e dytë e javës mund të sjellë një përpjekje të re për zhbllokimin e ngërçit politik në Kosovë, e cila do t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve bazuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Të enjten (nesër) mbahet seanca e radhës për konstituimin e Parlamentit të Kosovës, datë kjo e caktuar me një konsensus nga të gjitha partitë parlamentare, pas mosmarrëveshjeve më shumë se trejavore.

Kriza u krijua në momentin kur as koalicioni PAN, as koalicioni LAA dhe as Lëvizja Vetëvendosje nuk siguruan dot vota të mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit. Këtë herë duket se gjërat po lëvizin drejt zhbllokimit të situatës, e figura qëndrore e këtij zhvillimi është Aleanca Kosova e Re e Behxhet Pacollit.

Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie e autorizoi të dielën kryetarin e saj, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe Kryesinë e ngushtë të kërkojë rrugët e daljes nga kriza dhe të shohë mundësi të tjera alternative jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Vet kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, disa herë është shprehur për një qeveri gjithëpërfshirëse, si zgjidhje për dalje nga kriza politike, e cila sipas tij po i shkakton shumë humbje vendit, si në aspektin ekonomik, edhe në atë të integrimit e reformave.

Por, Pacolli ende nuk e ka thënë qartë nëse do të jetë pjesë e PAN-it.

Ndërkohë, deri në mesnatë kur përfundoi edhe afati ligjor, 91 subjekte politike u regjistruan për të marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendor. Janë 35 parti politike, një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur nga të gjitha komunitetet, që do të përballen në konkurrencën për të marrë pushtetin në 38 komuna të Kosovës.

Mësohet se partitë politike kanë pritur momentet e fundit për t’i shlyer gjobat nga Parlamentaret e 11 qershorit, për të siguruar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *