Miliarda lekë u tërhoqën nga bankat para zgjedhjeve? Drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, tregon arsyet…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, e ka justifikuar tërheqjen e miliarda lekëve nga bankat gjatë fushatës zgjedhore me konsumin në prag të verës.

Në mbledhjen e TaskForcës së datës 21 qershor, zv.kryeministrja Mandija i ka kërkuar Gjokutajt informacione për arsyet e tërheqjes masive të parasë nga bankat në muajin prill dhe maj, në kulmin e fushatës zgjedhore dhe nëse kjo lidhej me financimin e partive politike në zgjedhje.

“Jemi këtu për të thënë që ‘a ka indicie’, a ka dyshime që po tërhiqen para? Është shumë e thjeshtë, d.m.th., gjëja që këto para do të shkojnë për përdorim të subjekteve të ndryshme elektorale, apo jo? Kjo është pyetja”, i është drejtuar Mandija.

“Në 2017-n, unë shoh që përveç prillit, që ka një dalje disi më anormale, ka pasur në maj dhe në qershor përgjithësisht. Por prillin, jo domosdoshmërisht mund ta lidh të paktën me procesin zgjedhor. Përqendrimet janë të larta në maj dhe në qershor, dhe kryesisht qershori, që arrijnë të intensifikohen”, shprehet Gjokutaj.

Ai e lidh tërheqjen e parave nga bankat dhe me pagesat që ka bërë kompania TAP në Shqipëri për punimet që ka kryer muajt e fundit. “Unë kam dëgjuar edhe variante, që zyrtarisht janë të ardhura që vijnë nga TAP-i, nga bilanci i pagesave.

Konfirmohet edhe nga Banka e Shqipërisë që kemi edhe rritje të eksporteve, të shërbimeve, që kanë një prurje të valutës mbi normalen, pra kemi një ofertë të shtuar të valutës në treg dhe patjetër, që duke qenë se depozitat nuk janë më atraktive, investime alternative në vend nuk ka, kjo monedhë do të qarkullojë këtu, do të jetë në qarkullim”, i është përgjigjur drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, shqetësimit të paraqitur nga zv.kryeministrja Mandija.

DEPOZITAT

Për drejtorin e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, një arsye që në treg është rritur paraja, duke e nxjerrë atë nga bankat, janë edhe interesat e ulëta që japin bankat për depozitat.

“Në 2013-n, normat e interesit kanë qenë diku te 5 përqindëshi, mesatarisht të themi, sot kemi normat e interesit, kur në lekë janë thuajse zero, në euro thuajse zero, alternativa për investime në bono thesari është në minimumet historike, 2 për qind gati.

Njerëzit nuk kanë alternativa investimi, ku t’i mbajnë ato lekë, janë totalisht të justifikuar edhe t’i tërheqin, t’i mbajnë edhe cash, ose të gjejnë mënyra të tjera huadhënie dhe në këto raste është, madje shumë e debatueshme, sepse nxitet huadhënia informale. Megjithatë, kjo është përtej Task— Forcës”, është shprehur Gjokutaj.

Sipas tij, edhe nevoja e qytetarëve për të bërë pagesat në cash shton nxjerrjen e parave nga bankat. “Faktor që ka efekt të shpejtë janë edhe nevojat e shpejta imediate të individëve për para cash. Brenda vitit kemi periudhën e verës, shpenzimet për ushqime, periudhat e Vitit të Ri, Krishtlindjeve, shpenzimet e festave, njerëzit tentojnë të marrin cash.

Dhe kjo parantezë ishte e gjitha për të dhënë faktin që edhe muaji maj, në historikun e vet, është një muaj, që perceptohet si muaj vere, pavarësisht se vera kalendarikisht fillon që në muajin qershor deri në korrik, por edhe muaji maj është muaji që futet në sezonin e verës”, ka raportuar Gjokutaj para Task-Forcës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Miliarda lekë u tërhoqën nga bankat para zgjedhjeve? Drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, tregon arsyet…!”

  1. Nordi says:

    Naivitet dhe mashtrim.

  2. lili says:

    kush qenka ky qe do me na bind se vertet shpenzojme milliarda leke per vere ne?
    Ky vetem nje gje tregon :se qenka aty per me mbrojte pikerisht kete fluturim te pareve te disa sheike shqiptare….
    Ose thane shkurt e shqip ky qenka me hajdutet e pareve tona, e jo ne mbrojtje te interesave te Shtetit shqiptar.
    A ka pyetur ky debil se sa pare u ‘exportuan’ para se te flase?

  3. xhevit says:

    Mero, me kete surrat qe paskaj ky “drejtori i pastrimit” pastrimi do vazhdoje gjate…..mos eshte i biri i fahri ballihut ky…….?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *