Shqiptarët “braktisin” bregdetin e tyre, në korrik 500 mijë me pushime jashtë vendit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqiptarët po zgjedhin gjithmonë e më të shumtë të kalojnë pushimet verore jashtë vendit.

Vetëm për muajin Korrik, kanë qenë 496 mijë shtetas që kanë dalë nga territori i vendit, një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë.

Rritja përkon me ndryshim pozitiv edhe në terma vjetorë, ku daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur me 4.9%.

Destinacionet në rritje për pushimet duke se kanë qenë Italia dhe vendet e tjera të aksesueshme në rrugë ajrore dhe detare, të cilat ofrohen shpesh në paketa turistike: vende si Turqia, Egjipti, etj.

Falë edhe shtimit të një sërë linjash low-cost, numri i shqiptarëve që kanë fluturuar jashtë vendit ka qenë rreth 127 mijë, një rritje e konsiderueshme me 35.7% krahasuar me Korrikun e shkuar. Aktualisht numri i daljeve në rrugë ajrore shënon një rritje vjetor për periudhën Janar-Korrik në 27.6%, me rreth 150 mijë pasagjerë më tepër se një vit më parë, shkruan “Scan”.

Po ashtu në rritje me 34.2% është edhe numri i shtetasve që kanë lëvizur me anije ose tragete. Ky numër arriti në 88 mijë pasagjerë.

Gjithsesi, rrugët tokësore mbeten mënyra e preferuar e udhëtimit, kryesisht për shkak të vizitave në vendet fqinje si Kosova, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo kategori ka shënuar një rritje minimale prej 2.2%.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Shqiptarët “braktisin” bregdetin e tyre, në korrik 500 mijë me pushime jashtë vendit”

  1. Trimi says:

    Eeeèeeeeee …. biznese ¥¥¥¥

  2. Lida Al says:

    A jeni ne vete ju te TEMES? Si po i braktisin shqiptaret plazhet tona, kur ne e fillojme plazhin qe ne prill dhe e perfundojme ne tetor, duke vajtur fundjavave ose dhe gjate javes. Sa mijera familje shqiptare kane apartamente, shtepi a vila neper gjithe bregdetin, buze liqeneve a fshatra? Pastaj plazhet jane plot edhe gjate gjithe veres me shqiptare. Natyrisht ne do te shkojme te shijojme edhe vende te tjera turistike jashte Shqiperise per disa disa dite a jave, do te vizitojme gjithashtu edhe njerezit tane sot emigrante neper bote a miq te mire te huaj qe kemi. Cfare gazetarie eshte kjo?! Vetem te nxini, te shani, te germoni qe te gjeni te vetem keqen edhe atje ku nuk eshte. Nuk i braktisin shqiptaret plazhet tona jo, se fatmiresisht ne i gezojme ato ne pjesen me te madhe te vitit.

    Ju lutem mos e censuroni komentin tim

  3. Lida Al says:

    A jeni ne vete ju te TEMES? Si po i braktisin shqiptaret plazhet tona, kur ne e fillojme plazhin qe ne prill dhe e perfundojme ne tetor, duke vajtur fundjavave ose dhe gjate javes. Sa mijera familje shqiptare kane apartamente, shtepi a vila neper gjithe bregdetin, buze liqeneve a fshatra? Pastaj plazhet jane plot edhe gjate gjithe veres me shqiptare. Natyrisht ne do te shkojme te shijojme edhe vende te tjera turistike jashte Shqiperise per disa disa dite a jave, do te vizitojme gjithashtu edhe njerezit tane sot emigrante neper bote a miq te mire te huaj qe kemi. Cfare gazetarie eshte kjo?! Vetem te nxini, te shani, te germoni qe te gjeni vetem keqen edhe atje ku nuk eshte. Nuk i braktisin shqiptaret plazhet tona jo, se fatmiresisht ne i gezojme ato ne pjesen me te madhe te vitit.

    Ju lutem mos e censuroni komentin tim

  4. domi says:

    kta troné qe Jena te varfer pastaj.

  5. fatos says:

    QEVERIA DUHET TE TREGOHET E KUJDESSHME ME TURIZMIN,,QE NJEREZIT TE MOS IKIN JASHTE,,,,QEVERIA TE INVESTOJE FUQISHEM NE TURIZEM,,SI NJE DEGE KRYESORE NE EKONOMINE TONE TE VOGEL,,,,TE HARTOHET PLANI PER NDERTIMIN E RRUGEVE NE ZONAT TURISTIKE,,,,TE JENE RRUGE TE PARAMETRAVE EUROPIANE,,PRA AUTOSTRADA DHE RRUGE TE BUKURA HYRESE NE PLAZHE,,,PLAZHET TE JENE TE PASTRA ,,,,PA NDERTIME NE BREZIN E RERES,,,,TE PRISHEN NDERTIMET E SHEMTUARA NE BREZIN E RERES DHE JO VETEM ATY,,,,,TE NDERTOHEN RESORTE DHE HOTELE ME 5 YJE ME PLANIMETRI DHE ARKITEKTURE TE BUKUR JO SHUME AFER NJERI-TJETRIT QE TE KETE FRYMEMARJE DHE QARKULLIM TE AJRIT,,,UJI DHE DRITAT TE SIGUROHEN 24 ORE,,UJRAT E ZEZA TE PERPUNOHEN NE DEBORATOR,,//KETO JANE KERKESAT PER NJE TURIZEM EUROPIAN,,,NDRYSHE TALLEMI ME VETEN ,,,SE TURISTET IKIN NE VEND TJETER…///ISHA PARA 1 JAVE NE QERRET DHE ISHTE BERE NJE BATERDI NE PALLATE,,,KY ESHTE NJE TURP PER SHQIPERINE,////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *