Aksidentale apo jo, Veriu publikon planet për raketa të reja

24 Gusht 2017, 17:07Bota TEMA

Koreja e Veriut duket se ka nxjerrë aksidentalisht të dhëna mbi planet e vendit për raketa të reja balistike.

Fotografitë e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve, gjatë një vizite të udhëheqësit Kim Jong-un në Akademinë e Shkencave të Mbrojtjes, tregojnë padashur disa harta në mur ku përshkruhen sistemet e raketave “Hua-song 13” dhe “Puk-Guk-song 3”.

E para është një raketë balistike ndërkontinentale, e dyta raketë e lëshuar nga nëndetëset.

Megjithatë, ekspertët ushtarakë nuk mendojnë se bëhet fjalë për një gabim trashanik. Ata kujtojnë se nuk është hera e parë që Peniani nxjerr detaje të rëndësishme në sfondin e fotove “gjoja rastësore”, e këmbëngulin se regjimi i vendit komunist përpiqet t’i përcjellë në këtë mënyrë armiqve mesazhe mbi fuqinë e tij ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje