Basha fillon spastrimin e PD nga kundërshtarët nga qendra në bazë, të gjitha organet ku do nisë fshesa e largimeve. Emrat

Lulzim Basha ka përfunduar pushimet verore dhe është rikthyer në selinë e Partisë Demokratike, për të reformuar partinë dhe për t’u përgatitur për aksionin e ri opozitar, gjatë katër viteve. Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, kreu i PD, Lulzim Basha, ka nisur punën për analizën e humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Basha u ka dhënë urdhër të gjithë deputetëve të rikthehen nga pushimet dhe të nisin analizën në degët e PD, në mënyrë që raporti i plotë ku do të renditen shkaqet e humbjes, të jetë gati në muajin shtator.

Pritet që gjatë këtyre ditëve, Basha të mbledhë deputetët dhe krerët e degëve në selinë blu, për t’u dhënë direktivat për analizën e humbjes. Kjo duket se është një strategji e Lulzim Bashës për të deleguar fajin dhe përgjegjësinë te të tjerët, duke mos marrë asnjë përgjegjësi mbi vete për humbjen fatale të PD në 25 qershor. Analizën e humbjes, duket se Basha do ta përdorë gjithashtu për të pastruar dikasteret nga kundërshtarët e tij dhe njerëzit e Sali Berishës, duke zgjedhur njerëz besnikë për të punuar së bashku në ringritjen e PD.

Pavarësisht akuzave se Basha nuk është lideri karizmatik për të drejtuar PD, ai u braktis nga të vjetrit që i dolën kundër, duke ia bërë akoma më të pamundur ringritjen e partisë. Në shtator priten të reformohen departamentet, sekretariatet, Kryesia e PD, Këshilli i PD,etj. Basha do të spastrojë këto struktura duke zgjedhur të vetët. Suzana Guxholli është kryetare e Departamentit Energjia dhe Burimet Natyrore. Ajo ka qenë këshilltare e Sali Berishës, dhe pritet të jetë një prej emrave që do të largohen. Guxholli nuk është kundërshtare e Bashës por është njeri i afërt i Berishës. Kreu i PD kërkon të krijojë stafin e tij, me njerëzit, duke larguar dhe njerëzit e Berishës. Gent Malko mban postin e kreut të Departamentit për Pronat.

Ai kërkoi që Basha të jepte dorëheqjen dhe të zhvilloheshin zgjedhje reale dhe transparente. Sa i takon reformimit të Kryesisë, do të largohet Arben Ristani si Sekretar i Përgjithshëm, i cili, gjithashtu i doli kundër Lulzim Bashës, duke kërkuar dorëheqjen e tij nga partia. Nga Këshilli i PD priten të largohen njerëzit e afërt të Sali Berishës, si Agron Kuliçi, Bujar Brovina, Arenca Trashani, Armand Teliti, Arqile Goreja, etj. Pra, partia do të reformohet në mënyrë që këtë katër vjeçar, Basha të mos ketë asnjë kundërshtar siç ndodhi në mandatin e kaluar.

Kundërshtarët e Lulzim Bashës janë të përçarë për të vijuar betejën e tyre kundër kreut të PD. Jozefina Topalli është e distancuar nga grupi kundër Bashës. Ajo mjaftohet me një status në Facebook  për të sulmuar Bashën, por ka vendosur që t’i qëndrojë larg grupit.

Vetëm Astrit Patozi së bashku me Besnik Mustafajin kanë qenë më aktivët në betejën kundër Bashës. Ata kanë përgatitur një projekt-statut që i kufizojnë Bashës vendimmarrjen dhe i kërkojnë që të largohet në rast të humbjes së zgjedhjeve. Statutin me 11 pika ata do ta paraqesin në Kuvendin Kombëtar të PD.

Por duket se do të jetë një betejë e dështuar. Me afrimin e shtatorit, Basha do të reformojë menjëherë strukturat drejtuese, duke vendosur njerëzit e tij. Kështu që askush nuk do të miratojë ndryshimet statusore të grupit anti-Basha.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *