FOTOT/ Njihuni me makinën e rrallë me zinxhirë tanku

24 Gusht 2017, 14:48Lifestyle TEMA
FOTOT/ Njihuni me makinën e rrallë me zinxhirë tanku

Një Land Rover i cili në vend të gomave ka zinxhirë tanku pritet të shitet për 50,000 paund në ankand muajin e ardhshëm, më 9 shtator në Goodwood Revival, Britani.

Mjeti i rrallë është ndërtuar në vitin 1958 dhe vetëm 15 modele të tilla u prodhuan në atë kohë.

Makina me motor benzine është krejtësisht e ligjshme për të ecur në rrugë.

Madje me të mund të kalosh pa problem terrene të vështira si moçlae, gropra etje.

Kjo falë zinxhirëve që makina ka në ved të rrotave.

Historia e plotë e këtij modeli është e panjohur, por dihet që është përdorur për një periudhë kohe në Norvegji dhe Gjermani përpara se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje