Gjyqtarët shqiptarë detyrohen të sheshin bizneset e pronat në shtator, përndryshe Vettingu…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë dhe veprimin e ligjit të Vetingut, në shtator të këtij viti, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të heqin dorë nga bizneset e tyre dhe veprimtaritë e tjera fitimprurëse, në të kundërt përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.

Gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do t’i mbijetojnë skenarit të trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale, duhet të shesin aksionet në shoqëritë fitimprurëse si dhe të mos ushtrojnë asnjë lloji ndikimi mbi kompanitë private, raporton Shqiptarja.com.

Bizneset janë identifikuar nga ekspertët dhe ILDKPKI si një nga format më të përhapura dhe të aplikuara nga prokurorët dhe gjyqtarët për të pastruar, kamufluar dhe justifikuar paratë e korrupsionit.

Për rrjedhojë, misionet ndërkombëtare që asistojnë autoritetet shqiptare për hartimin, miratimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, propozuan kufizimin e aktiviteteve fitimprurëse të njerëzve të drejtësisë.

Kufizimet u parashikuan në ligjin për statusin e magjistratëve (prokurorëve dhe gjyqtarëve), i cili hyri në fuqi në nëntor të vitit 2016. Ashtu siç edhe pritej, gjyqtarët nisën një rezistencë kundër këtyre parashikimeve dhe kushtëzimeve të tjera, në lidhje me përfitimet e padrejta nga palët e treta, por Gjykata Kushtetuese nuk e atakoi nenin 7 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi Nr. 35 datë 18.04.2017, Gjykata Kushtetuese, rrëzoi rreth 40 shkelje të mundshme që mund të kryheshin nga gjyqtarët dhe prokurorët, por nuk preku nenin që i detyron ata që të heqin dorë nga karburantet, pallatet, lokalet, zyrat e noterive, komplekset sportive, agjencitë e udhëtimeve, fermat, vreshtat, pemtoret, parukeritë etj.

Gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të jenë pjesë e drejtësisë së re u ndalohet me ligj të administrojnë, të drejtojnë ose të ushtrojë ndikim në shoqëritë fitimprurëse, personalisht ose nëpërmjet përfaqësimit.

Atyre u ndalohet që të zotërojë në mënyrë aktive apo pasive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit.

Gjithashtu, magjistratëve u ndalohet të jenë ekspertë në gjykatat vendase ose arbitër në arbitrazhin tregtar. Dy ditë më parë, Shqiptarja.com publikoi bizneset dhe fitimet nga bizneset nga disa prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët i kanë dhënë sistemit aktual të drejtësisë trajtën e një korporate.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Gjyqtarët shqiptarë detyrohen të sheshin bizneset e pronat në shtator, përndryshe Vettingu…”

  1. perkthyesi says:

    Askush te mos u a bleje pronat ketyre maskarenjve! Qeveria te vere ne levizje mekanizmat e saj, tu a konfiskoje gjer me nje,e te mos lejoje kete veprim! Delenxhinjte duhet te kthejne pas te gjitha pasurite e vena me korrupsion, qofshin ato materiale dhe ato monetare! Besoj dhe shpresoj se qeveria e ka parasysh kete!

  2. Janullatos pederasti says:

    E ç’rendesi ka nqs i sheshin ? Prapë duhet të justifikojnë evrotë që i blenë në fillim

  3. Albi says:

    O gazetar mos bej interpertim te gabuar te ligjit . Ata nuk do shesin ato qe kane ,.Ata do hetohen per ato qe kane ne vene ne mnyre te paligjeshme .Edhe ne ligjet e mepareshme , para vettingut , detyra e gjyqtarit dhe e rokuroit ka qene e papajtuar me veprimtarine tregtare , me perjashtim te fushes akademike. Prandaj kush ka shkelur ligjin duhet te largohet , pastaj vettingu eshte skaneri .

  4. leku says:

    A te keqen?! Ti shesin?? Pra ktheji ne leke!

  5. Tirana says:

    Kesaj i thone hiq nga ana e ver ne mes. Dihet se pronat e gjyqtareve dhe prokuroreve jane ngritur me paret e korrupsionit ne bashkpunim me hajdutet e kriminelet. Kjo dihet e eshte e vertete si drita e dillit. Kane filluar ti shperndajne neper kusherinje ,nipwr e mbesa. Por edhe ne raste se i shesin ,kujt ia shesin? Ia shesin xhaxhajt,dajos ,femijeve te thyre,hallave e teseve . A i marrin leket? Ndoahta jo . Ata i “blejne” me dokumenta ,por nuk japin para ,por marrin para nga ai qe i shet . Por edhe neraste se ishet,c’fare humbi gjygjtari apo prokurori ? Asgje. Leket e korrupsionit i ktheu ne mall (prone) e tani pronen po e kthen ne mall. Llogaria perseri eshte ne fafor te gjyqtarit,apo prokurorit. Jo ,zotrinj te nderuar! Kjo eshte sa pwr t’i hedhur hi syve te popullit. Shteti duhet t’i sekuestroi pronat e pa ligjeshme,shteti t’i shesi e parate te shkojne ne arken e shtetit. KJo eshte rruga me e drejte e lufte kundra gjakpiresve te popullit me emrin gjyqtare e prokutor………. KY propozim i dhene gjuqtareve e prokuroreve eshte pe rte tallur bythen me popullin zotrinjwe qe zbatoni ate te shkreitn “VETTING” te cilit po i hiqni puplat nje e nga nje.

  6. populli says:

    Po parate nga shitja ku do te vene apo ne xhepat e tyre ? Ore Ed Rama pse e beni kaq te veshtire, te gjithe gjyqtare dhe prokurore pa perjashtim po e perseris te gjithe pa perjashtim duhet te vihen nen akuze per vjedhje te pasurise sipas nenit 134 te kodit Penal, dhe jo vetem duhet te denohen por sipas ligjit duhet te deshperblejne te demtuarit qe ne kete rast i demtuari eshte vetem populli dhe ata duhet te kthejne ne popull parate qe u kane vjedhur.Merruani parate dhe shperdajini ne popull , O beni Vetting o mos beni fare ta ndjejne edhe ata deri ne kocke dhimbjen kur tu merrren parata e vjedhura. Tum.

  7. Trimi says:

    Aq lol jane njerzit qe i besojne

  8. Zzzzzz says:

    ATA I KANE CUAR ME KOHE NE DREJTIM TE PADITUR JU GJASME TANI U KUJTUAT….????!!!

  9. mirel says:

    Pse nuk i bllokon qeveria para se ti shesin?
    Apo e ka marre ne dore Taku ta rregulloje kete pune. Do jua tregoje Taku vendin atyre. Mjafton te flase Taku nje fjale dhe tak fak Vetingu u be.

  10. Zini says:

    Te qifsha shtetin ketyre tju sekuestrohet pasuria dhe te vene ne burg ku i gjeten lekek qe i kane blere ju qifsha rracen e poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *