Rama publikon artikullin e mediave italiane për ‘Syrin e Kaltër’: Parajsa natyrore në zemër…!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur tu thotë mirëmëngjesi të gjithë miqve të tij në rrjetin social Facebook me një artikull të publikuar në mediat italiane për Syrin e Kaltër.

Statusi i Ramës:

MIRËMËNGJES 😀 dhe, me këtë artikull për Syrin e Kaltër në mediat italiane, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

 “Burimi i Syrit të Kaltër”, një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë.

Duket tamam si një sy i bukur ngjyrë blu. Quhet “Burimi i Syrit të Kaltër” falë ngjyrës së kristaltë të ujërave të tij dhe formës e cila ngjan tamam si një sy të madh.

Syri i Kaltër, në gjuhë origjinale, është një burim natyror në zemër të Shqipërisë, një perlë e re e turizmit veror Mesdhetar e cila të surprizon vazhdimisht.

Bëhet fjalë për një burim karstik vetëm njëzet e dy kilometra në lindje të Sarandës, vendpushimi bregdetar më i famshëm dhe i gjallëruar përgjatë “Rivierës Shqiptare” në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë. Temperatura e ujërave të këtij burimi është rreth 12°C, por thellësia e tij ende nuk dihet. Shkëmbi i bardhë gëlqeror që i bën sfond këtij burimi, e ngjyros atë me ngjyra të mrekullueshme dhe, sipas legjendave, ai mund të vizitohej vetëm nga anëtarët e partisë gjatë periudhës komuniste.

Ndërsa pjesa e brendshme e burimit ka një ngjyrë blu të errët, të ngjashme me beben e një syri, pjesa e jashtme ka tonalitete më të hapura, njësoj si një iridë.

Për të mbërritur aty mjafton një shëtitje në këmbë prej rreth dy kilometrash prej udhëkryqit në rrugën kryesore që lidh Sarandën dhe Gjirokastrën dhe, edhe pse është një vend ku nuk mund të bësh plazh për shkak të temperaturave të ulëta, është sidoqoftë një vend ku mund të freskohesh gjatë ditëve të gjata nën diellin e nxehtë, tipike të Shqipërisë.

Gjelbërimi i dendur i lisave që rrethojnë burimin, ku fluturojnë të lira qindra flutura dhe pilivesa, edhe ato me një ngjyrë blu elektrike, e bën atë vendin ideal për të organizuar një piknik, ose për të konsumuar diçka në barin dhe restorantin e zonës ku gatuhen pjata tipike dhe të shijshme, ndërsa nga tarraca mund të sodisni pamjen e burimit.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Rama-Ja-platforma-q\u00eb-nis-me-qeverin\u00eb-e-re.-Hipotekat-t\u00eb-parat-s\u2019mund-t\u00eb-vihen-m\u00eb-l\u00ebvizje-me-nj\u00eb-telefon-t\u00eb-Nardit-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Rama-Ja-platforma-q\u00eb-nis-me-qeverin\u00eb-e-re.-Hipotekat-t\u00eb-parat-s\u2019mund-t\u00eb-vihen-m\u00eb-l\u00ebvizje-me-nj\u00eb-telefon-t\u00eb-Nardit.png","attachment_id":"736515"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ramafb-731x445-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ramafb-731x445.jpg","attachment_id":"751578"}]

5 komente në “Rama publikon artikullin e mediave italiane për ‘Syrin e Kaltër’: Parajsa natyrore në zemër…!”

  1. fredi says:

    O ED RAMA turp te vij qe FLET PER SYRIN E KALTER mos e shiko nga medjat italiane , por perpara se te mburresh leviz bythen dhe shko shiko ne çfar mjerimi mesjetar e ke len rrugen per tek SYRI KALTER , ka dy jav qe isha atje dhe mijra makina qe ziheshin me pluhurin e rruges ku ma do mendja ka mbi 30 vjet qe nuk esht ven dor , per tek syri i kalter po do te besh turizem ver nje skuadrilje me kuaj ne krye te rruges kryesore , se te hysh me makin as katkati nuk te ben derman , UN SOCIALIS JAM JAM I KENAQUR QE SOT JE NE KRYE TE VENDIT , POR PO TE THEM TE TE VIJ TURP SI E KE LEN AE RRUG PER TEK SYRI I KALTER , QE MIJRA TURIST ME NJEMIJ SAKRIFICA SHKOJN PER TA PAR ? SE E KEMI NE PER FAT TA KEMI POR QE NUK E MERITOJM SE NUK DIM TA MBAJM ? SHPRESOJ TA LEXOSH KTE KOMENTIN TIM , HIPI MAKINES SHKO VET TA SHIKOS SI ESHT KATANDISUR RRUGA TEK SYRI KALTER , MOS I MER LAJMET E VENDIT TEND NGA GAZETAT E EUROPES SE ESHT TURP , NUK JEMI SA RUSIA NE TERITOR ? NJE GLAS ZOGU ESHT HAPSIRA JON , LUAJE BYTHEN , LEVIZ VER DOR TEK RRUGA RREGULLOJE PASTAJ KRENOHU SE ESHT TURP.

  2. plehramero dhe gamoret e tij says:

    ku e ke komentin tim,o plehra MERO,o gazeta leter higjenike me e qelbta ne bote….

  3. everest says:

    Si nuk kane turp keta qeveritaret tane,kur mburren vetrem me ato qe ka bere natyra,ndersa vete nuk kane bere asgje!
    Mbajne kot fare nje ministri Turizmi,por qe nhuk ka bere asgje pervec se u ka dhene rrogat militanteve!
    Shtroje rrugen me asfalt,o Rama dhe leri mburrjet pa kripe!

  4. Peza says:

    Ne se merret nje kryeminister me kaq vogelsira,qe duhet t’i bejne punonjesit e thjeshte,mjere ne per administraten shteterore!
    Po ministria e Turizmit per cfare eshte?
    Shkrijeni ate ministri dhe ma lere mua,pensionistit,ta beje kete pune me mire se te gjithe ata zorraxhinjtre qe ke paguar ne ate ministri!
    Mjere ky popull ne dore te kujt ka rene!
    A nuki ke pune me te medhga,ti Rama si kryeminister,qe merresh me njoftime per punesim,me pyetje e pergjigje etj?
    Kete e ben sepse ke nje administrate te pa afte ,se edhe vete jhe i pa afte qe cakton ministra te pa afte!

  5. Martin says:

    Haha…syrin e kalter e ka bere natyra apo i perket edhe ky vend Rilindjes?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *