Sekretari amerikan: Rusia synon ripërcaktim të kufijve ndërkombëtarë me forcë

24 Gusht 2017, 13:52Bota TEMA
Sekretari amerikan: Rusia synon ripërcaktim të kufijve

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, akuzon Rusinë se synon “ripërcaktimin e kufijve ndërkombëtarë me forcë” dhe ka përsëritur se Uashingtoni “nuk do ta pranoj” aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.

Ne nuk e pranojmë dhe nuk do ta pranojmë aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë, dhe përkundër mohimit të Rusisë, ne e dimë se ata synojnë ripërcaktim të kufijve ndërkombëtarë me forcë, duke e shkatërruar sovranitetin dhe vendet e lira në Evropë.

Rusia ka marrë përgjegjësi kur e ka pranuar Marrëveshjen e Minskut për armëpushim, e cila bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe për tërheqje të të gjitha armatimeve të rënda dhe për të garantuar që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të ketë qasje të papenguar sipas Marrëveshjes së Minskut”, tha Jim Mattis, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë në Kiev, me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Më tej ai ka theksuar se “nuk ka dyshim se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Ukrainën”.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, tha se ai në mënyrë aktive po e shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë armatim vdekjeprurës për Ukrainën, dhe do ta informoj presidentin, Donald Trump, për qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje.

Sekretari Mattis tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për përpjekje diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

 

1 komente në “Sekretari amerikan: Rusia synon ripërcaktim të kufijve ndërkombëtarë me forcë”

  1. enter"" says:

    A vertet?
    Atehere kthejini tokat Meksikes….yyyyyyyyyyyyyyyyyyy fare e ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje