FOTOT/ Princi i Arabisë Saudite mbërrin me jahtin super luksoz në Portin e Durrësit, do takohet me Ramën dhe Metën

25 Gusht 2017, 14:27Politika TEMA

Princ AlWaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, investori kryesor në Arabinë Saudite, në rajon dhe më gjërë, ndër miliarderët botërorë, me rreth 17.3 miliardë dollarë, pronar i “Kingdom Holding Company”, President i “AlWleed Fondation”, anëtar i Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite, ka mëritur me jaht në Portin e Durrësit. Anija e Princit Saudit ka hyrë në portin e Durrësit rreth ores 10 e 30. Ai është ankoruar në kalaten nr 4..

Princ AlWaleed ka ardhur në Durrës me Yachtin e tij, Kingdom 5K, i shoqëruar nga një Yacht tjetër për stafin e tij.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë Princ AlWaleed, do të takohet më Presidentin Sh.T.Z. Ilir Meta, Kryeministrin Sh.T.Z. Edi Rama dhe anëtarë të tjera të kabinetit qeveritar. Princ AlWaleed, që ka shprehur interes për të investuar në Shqipëri, në takime do të diskutojë diskutojë për mundësive për të investuar në Shqipëri, si dhe për projekte të tjera zhvillimore.

Princ AlWaleed, është konsideruar dy herë nga revista Forbes si një nga investitorët më inteligjentë dhe krijues në botë, që përcakton gjithcka për operacionet botërore të Kingdom Holding Company (KHC), duke ofruar një vizion të qartë që ka njohur sukses të jashtëzakonshëm dhe njohje në mbarë botën. Si e tillë, aktualisht Kingdom Holding Company (KHC), një shoqëri konglomerate saudite e bazuar në Riad, Arabia Saudite, është një kompani e listuar publikisht në Tadawul (Stock Exchange Saudite), një kompani me investime të larmishme në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në botë, (SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Hollandë, Francë, Rusi, Australi, disa vende të Afrikës, Egjipt etj.), ku interesat kryesore të saj janë: investimet në hotelëri, spitale e qendra shëndetësore, arsim, shërbimet financiare, pasuritë e patundshme, turizmi, media, petrokimikë, aviacioni, teknologjia etj.

Princ AlWaleed është nipi i Themeluesit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, mbretit të parë Abdulaziz, djali i vëllait të Mbretit aktual saudit, Salman, si dhe nipi i Riad Al Solh, themeluesit dhe Kryeministrit të parë të Libanit.

Përvec kullës më të madhë në Riad, Arabia Saudite, (Kingdom Tower), “Kingdom Holding Company (KHC)” po punon po punon për ndërtimin e Kullës më të madhe në Xheda, Arabia Saudite, që pritet të jetë ndërtesa më e lartë në botë.

Princ AlWaleed, vitin e kaluar, njoftoi se do t’a dhuronte për bamirësi pasurinë e tij, nëpërmjet “AlËaleed Fondation”.

Princ AlWaleed është i mirëpritur në mjaft vende të botës dhe ëshë dekoruar nga organizata, shoqëri, dhe liderë të mjaft shtëteve në mbarë botën.

Princ AlWaleed, një sipërmarrës mjaft i sukseshëm në botë dhe anëtar i Familjës Mbretërore saudite, ka udhëtuar në mbi 150 vende në mbarë botën, duke takuar mbi 250 liderë shtetësh.

Si President i “AlWaleed Fondation”, Princ Princ AlWaleed mbështetn dhe inicon projekte në mbarë botën, pavarësisht nga gjinia, raca ose feja, si dhe bashkëpunon me një sërë organizatash filantropike, qeveritare dhe arsimore për të luftuar varfërinë, për të fuqizuar gratë dhe të rinjtë, për të zhvilluar komunitete, për të ofruar lehtësime fatkeqësie dhe për të krijuar mirëkuptim kulturor përmes edukimit.

Që nga viti 1980, Princ AlWaleed Bin Talal është angazhuar në aktivitete filantropike dhe Filantropitë e tij përbëhen nga tre organizata filantropike: filantropitë “AlWaleed Global”, duke u përqendruar në projektet filantropike dhe humanitare në të gjithë botën; filantropitë “AlWaleed Liban”, e cila përqendrohet në nevojat shoqërore dhe komunitare të Libanit dhe filantropitë e “AlWaleed Arabia Saudite”, e cila fokusohet në nevojat e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

12 komente në “FOTOT/ Princi i Arabisë Saudite mbërrin me jahtin super luksoz në Portin e Durrësit, do takohet me Ramën dhe Metën”

  1. Fabi says:

    Kete shkrimin kush e ka paguar? Cfare servilizmi i peshtire.

  2. Meta ik says:

    Vijne kriminelat saudit me u taku me personalitet shqiptar, kur je vend i varfer kuptohet qe do besh punen e kurves dhe te servilit.

  3. Leko says:

    Po cfare do te investosh mor arab. Toka te lira per ty nuk kemi!kemi mbjellur bime jeshile per te furnizuar evropen apo ke ardhe me ble. Po presim salehun te prononcohet per viziten tende se vetem atije si shpeton gje ????

  4. Albamich says:

    Nga Banka deri tek 21 Djetori midis rruges se Kavajes dhe Myslym Syrit ka akoma shume shpia te vjetra dhe pallate te vogla qe jon bo ne kohen e Enverit, ato duhen te prishen dhe ky Princi Saudit te ndertoje kulla te larta te cilat jo vetem qe do shtrehoje pronaret e ketyre ndertesave por do ti japi Tirones figuren e nje qyteti metropolitan te Ballkanit ???

  5. i rrasni noj tollum tritoli arabit ,
    te shkoj andej nga ka dal .
    ptuuuuuuuuuuuuuu rrac muti

  6. Glauk says:

    Disave ketu ose nuk ju punon truni, ose jan me te vertet ekstremista fetar, Sipas tyre ne shqiperi duhet te investojn vetem disa brek grisur grek dhe italian, Zoteri kapitali nuk nje fe ase kombesi.

    Arabet jan investitoret me te medhej ne Bote per momentin ata kan edhe keshin me te madhe ne bote dhe fondet me te medha investive ne Bote, Nuk ka vende ne Evrope Amerike dhe ne Bote, i cili nuk lobon fuqishem ne vemdet arabe per te thithe sa me shum investime ne vendet e tyre, Nder to me aktivja eshte Amerika e pate ju se si i kercente bytha Donald Trumpit ne Arabin Sadite, Viziten e pare si president i amerikes e beri ne arabin saudit ky, nga e cila do perfitoje 100,miliard dollar investime.,,

    Sa per dijeni te disave qe gjykojn me emocione fetare, Arabet dhe fondet trilionshe te disa shteteve arabe kan aksione dhe investime ne te gjitha kompanite dhe korporatat me te famshme dhe me te medha ne bote, duke filluar nga, Google, Facebook,Mikrosoft, perfshire te gjitha bankat amerikane dhe evropiane, e deri te Porshe Mercedes Simemsi, dhe deri te te gjitha resurset dhe hotelet me te famshme ne bote.

    Shqiperia ka nevoje per inbestime gjdo investim eshte i mirseardhur po te kishte vajte ne serbi apo greqi ky miliarderi arabe ata do ja shtronin tepihin e kuq.

  7. Glauk says:

    A tash e pash ore e dini ju kush eshte ky, Ky nuk eshte miliarder por trilioner ky eshte investitori me i madhe ne planeten toke, ky pervec pasuris personale qe ka mbi 27, miliard. Ky eshte edhe presiden i fondit investiv saudit me te madhit ne bote qe ka ne dispozicion mbi 1,trilion dollar,… Shqiperia ka fate qe vizitohet nga nje persone i tille dhe duhet te bej qmos qe ta binde te inevstoj ne shqiperi.

  8. semitutkun says:

    erdhi sheiku nga arabia per ti bo karshillik sheikut nga skrapari like floriri

  9. Kellira says:

    Keta per 25 vjet kane ndertuar vetem xhami keshtu qe edhe kete rradhe nje minare te gjate ne bithe kemi per te marre.

  10. Bambi says:

    Ky lajm eshe shkruar per Ciljeten and Co.
    HIdhuni andej nga Rogneri per ndonje Car Syneti

  11. Kuq e zi says:

    Lereni fene o analfabete…
    Arabet kane ble 40% te borxhit amerikan vendi ku kane investuar me shume ne ballkan eshte serbia per cfare komentoni kur skeni buke me ngrene e jo te gjykoni gjigandet e botes ngado qofshin
    Eshte fat per ne nqs ngulen ne shqiperi

  12. Jola says:

    Ky eshte the great Al waleed , kur isha ne FOUR SEASONS seychelle, nje drejtues atje me sqaroi qe nje nga pronaret ishin ky dhe Bill gates. Ne Seychelle ky dhe familja e tij bejne ligjin! Ne maje te ishullit te Mahes dominion vila e mbretit te Abu dabit! Banoret ankoheshin se u kishte devijuar burimin e ujit atje dhe se u kishin marre plazhet me te bukur e tani vendasit smund te hynin me ne ato plazhe.
    Eshte biznesmen, dhe besoj ka ardhur per biznes, dhe mendoj per nje gje sh te madhe, me te mahnitshmen dhe me te vecanten, Kakome Krorez?? Se di ,Duke marre parasysh kalibrin e tij,
    Duke pas parasysh qe nje jave me pare vizitoi z Blair dhe ky eshte shume shok me te.. Besoj ky i ka treguar per bukurite e rralla te vendit tone! Se di te gezojme a te hidherohemi??!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje