Hahn vjen nesër në Durrës, pjesë e takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Johannes Hahn, Komisioner për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit do të udhëtojë për në Durrës, Shqipëri, të shtunën më 26 gusht, për të marrë pjesë në takimin jozyrtar të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Fokusi i takimit do të jetë nxitja e zbatimit të angazhimeve të marra në  Samitin e Triestes  në korrik 2017, veçanërisht të planit të veprimit për thellimin e integrimit ekonomik rajonal. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes do të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si  dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës. Hapat e tjerë konkrete përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe eliminimin e burokracisë dhe barrierave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon duke krijuar një dialog rajonal mbi transformimin digjital, si dhe hapja e negociatave për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Komisioni Evropian mbështet fuqimisht bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor si një pjesë përbërëse të perspektivës së tij për anëtarësim në BE, përmes investimeve të konsiderueshme në ndërlidhjen e infrastrukturës, ekonomive dhe njerëzve me vetë rajonin, si dhe mes rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *