TIRANE/ Ndriçim i ri në rrugën “Aleksandër Moisiu”, rritet siguria e banorëve…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Falë investimeve të Bashkisë Tiranë, shumë zona që deri dje konsideroheshin periferike, sot nuk kanë më dallim me qendrën apo lagje të tjera të Tiranës për nga infrastruktura dhe shërbime të tjera. Një prej tyre është Njësisë 4 në kryeqytet, e cila në këto dy vite ka përfituar jo pak investime të bashkisë së Tiranës.

Kështu, krahas rikualifikimit të disa blloqeve të banimit, rikonstruksionit të të gjitha çerdheve dhe kopshteve, apo edhe investimi për rikonstruksionin e plotë të rrugës së “Dibrës”, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar rëndësi edhe elementëve të tjerë që përmisojnë jetën urbane por edhe që rrisin sigurinë e banorëve, siç është edhe ndriçimi i rrugëve.

Siç shihet edhe nga fotot ndërmarjet e bashkisë kanë përfunduar vendosjen e ndriçimit të ri në rrugën “Aleksandër Moisiu” pranë Kinostrudios. “Tirana 24/7! Ndriçim të ri në rr. “A. Moisiu”. Po prekim çdo rrugicë të qytetit, duke zgjidhur çdo problem të komunitetit”, bënë të ditur Bashkia e Tiranës në faqen e saj në rrjetin social tëitter.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ndricimi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ndricimi.jpg","attachment_id":"752644"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ndricimi-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ndricimi-3.jpg","attachment_id":"752646"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ndricimi-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ndricimi-2.jpg","attachment_id":"752647"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ndricimi-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ndricimi-1.jpg","attachment_id":"752648"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *