"Rama2" një qeveri pa negociata, 4 emrat që mendohen të sigurt se do marrin ministri

25 Gusht 2017, 08:53Politika TEMA
"Rama2" një qeveri pa negociata, 4 emrat që mendohen të

Kryeministri Rama do të shpallë emrat e ministrave dhe strukturën e re qeverisëse ditën e diel, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Dilema për emrat pritet të marrë fund para anëtarëve të Asamblesë, ndërsa prej ditësh qarkullojnë emra që vijnë dhe ikin nga qeveria.

Ndryshe nga 2013-ta, kur Rama bëri publikë emrat e ministrave të tij një muaj para mbledhjes së Kuvendit të ri dhe nisi me ta të hartojë planet e ndërhyrjes së qeverisë në 300 ditët e para në dy takime, në Vlorë dhe Korçë, kësaj radhe ai do t’i bëjë publikë emrat e qeverisë së tij vetëm një javë para nisjes nga puna të Kuvendit të ri.

Madje, ai nuk ka bërë asnjë takim me ministrat aktualë për t’u thënë atyre nëse do të jenë ose jo pjesë e kabinetit të ri qeveritar, shkruan ‘Panorama’.

Skuadra e re qeverisëse do të jetë gati vetëm në fillim të shtatorit dhe askush, përveç meje, s’ka pse humbet kohë për t’u marrë me këtë punë.

Gjithçka zien e do të ziejë me siguri më tutje, në kazanët e katundit mediatik, është thjesht pjesë e llogjeve të atij katundi e asgjë më tepër”, tha Rama në takimin e parë me deputetët e rinj, në fillim të korrikut.

Mësohet se kabineti i ri qeverisës do të ketë jo më shumë se 12 ministra, ndërsa, siç e shprehu edhe vetë kryeministri Rama, parimi në ndërtimin e këtij ekipi do të jetë “më shumë me më pak”.

Grupi i punës që është marrë me studimin rreth efikasitetit të institucioneve i ka paraqitur një projekt Kryeministrit Rama, që parashikon grupimin e disa ministrive, agjencive dhe autoriteteve për një eficiencë më të madhe të punës së tyre.

Skema e re e strukturës së qeverisë synon të bashkojë Ministrinë e Bujqësisë me atë të Mjedisit, Ministrinë e Turizmit me Kulturën dhe Sportin, Ministrinë e Ekonomisë me Energjinë dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban me atë të Pushtetit Vendor. Po ashtu, diskutohet për një ministri të re të Thesarit, si dhe një tjetër të Gruas dhe Rinisë. Vetë Kryeministri Rama lajmëroi dje para ambasadorëve edhe emërimin e një ministri shteti për Diasporën.

Mësohet se në strukturën e re të qeverisë, zv.kryeministri do të mbulojë funksionet e një prej ministrive të rëndësishme.

Qeveria aktuale ka në përbërje të saj 19 ministri, ndërsa bashkimi i disa ministrive duket se do të na kthejë në skemën qeverisëse të 2013-s. Duket se emrat e konsoliduar në kabinetin “Rama 2” do të jenë Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Mimi Kodheli e Lindita Nikolla, ndërsa pritet të ketë dhe emra të rinj, shkruan “Panorama”. Mësohet se do të ketë një numër më të madh zv.ministrash, detyrat dhe kompetencat e të cilëve do të ndryshojnë pas bashkimit të disa ministrive.

8 komente në ““Rama2” një qeveri pa negociata, 4 emrat që mendohen të sigurt se do marrin ministri”

  1. Cuni i Tirones says:

    Shkurt : Qeveri e tipit “stan me lepuj” .

  2. Shoku " Shpati " says:

    Perse duhet te jet kaq e veshtire te gjesh emra per te formuar qeverrine !!! Kokëmënçurit qe qeverria I ka lejuar ne 10 apo 15 borde le te drejtojne edhe ministrite ! Meqenese qenkan kaq te zgjuar dhe produktive sa e kan shperndar koken e tyre ne gjithato bordero atehere perse nuk I jepni edhe ministrite ??? Fare e thjeshte …

  3. Baftjari nga Skrapari... says:

    Ec atu komandant Che Guevara……..

  4. Tirana says:

    Te bashkosh Arsimin me kulturen edhe ja vlen ,pasi plotesojne njera tjeren . Po te bashkosh Kulturen me turizmin e sportin , nuk ja vlen sepse ,puna do te perqendrohet te TURIZMI,dsi fronti me i rendesishem te te ardhurat ,pak tek sporti,ndersa kultura qe duhet te jete prioriteti i pare,do dali ne fund. Dikush do me shaj per kete mendim,por shenojeni e do vij dita te me jepni te drejte. Kultura ishte me vete dhe c’pame ? Nje vrim ne uje…… Ku eshte televizioni publik per te cilin paguajme edhe taksen ? KU jane dramat apo komedite Shqiptare ? KU jane kenget e vallet popullore? Me thoni cila valle e anzamblit popullor ka bere buje e me nivel te larte artistik si vallja e shipes se ansamblit te kengeve e valleve? Thoni nje aktor i ketyre 27 viteve qe ka arritur nivelin e Sander Prosit,Kadri RRoshit, Prokop Mimes, Tinka KUrtit e Margariata Xhepse? Apo te humorit si Luftar Paja ,ku edhe i biri eshte me km.larg pas babait. Cila kengetare i eshte afruar Vace Zeles, Irini Qirjakos? Jo ti imitojne ato ,por te jene ne nivel artistik te tyre…. Gjeni e i thoni. Thoni nje kenge perle qe ta kendoj populli ashtu si kendonin terinjte kenge e festivalev te me parshem….. PO tani qe bashkohet me TURIZMIN,as do zihet ne goje. Do degjoni vetem TURIZEM_TURIZEM_TURIZEM. Ka rrezik qe edhe aktoret ,keta qe kemi te kthehen ne pune si kamarjer turizmi….. Ju faleminderit!

  5. petrit says:

    Ministri per ” Gruane ” !!!!!!! Futja pordhes kot ! Duhet nje Ministri te industrise lehte dhe ushqimore , qe ka lidhje me prodhimin e ushqimeve te popullit , nuk ka vaj ulliri eshte me njgjyrues , Nuk ka djathe , me niseshte . Nuk ka gjalpe , me vaj palme . Nuk ka buke , mjelli i skaduar . Nuk ka Mjalte , sheqer i tretur .Te gjitha frutat dhe perimet me hormone . po vdesin njerzit .Ceshte kjo Ministri per Gruan !!!!!

  6. halleluja... says:

    Me duket nji abuzim i hapur ,
    Ministria e Diaspores dhe akoma me shume ,te jet ne krye te saj nji si M.Bregu !
    E para , Xhongleri Ministrive ,duhet ti kursej Ministrite ,kur di mir qe s’jan aspak produktive ,
    nuk i sjellin asgje buxhetit te shtetit te varfer ,por e demtojn ate .
    E dyta , kjo baxhella s’ka asnji lidhje me Diasporen e s’ka cfar me fol per te ,asgje .
    Prandaj ,boll me lte loje te ndyre shkerdhatash politike ,qe meritojne sot burgun jo poste shteterore ,
    se eshte e pavend. Financoni ne fushat qe i vijne ne ndihme atij populli atje ,
    t’i lehtesoni jeten ,qe ja keni marre zvarre 27-vjet me radhe nderkoh qe funderinat ne politike jane bere miljonere .

  7. Lili says:

    ne qofte se keto emera zgedhen, qeveria eshte e deshtuar qe ne start.
    Sidomos me Mimi shoppingung e Lindita kristali qe beri lesh universitetin..

  8. Nordi says:

    Rama ka luajtur mëndsh komplet më këto kandidatura. Me përjashtim të Xhafës që është i pa për folur, tre të tjerët janë të zhytur në llumin e korrupsionit.
    Gjiknuri më koncesionet dhe çështjet e energjitikes, Kodheli më ushtrinë që e ka kthyer si komunale dhe ushtar që dalin më fshesa për të fikur zjarre si dhe që po bën namin me pronat e ushtrisë, Nikolla më tekstet shkollore që të bëjnë të ulerasesh dhe për 4 vjet ka krijuar një jetë luksoze për vete dhe fëmijët.
    Z. Rama performanca nuk del tek sa vota kan mbledhur por si kanë performuar në 4 vjet. Nëse nuk e di kjo është për të ardhur keq. Keq qeverisja do të vazhdoj…. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje