Biznesmeni i Bashës: Paratë i kam bërë me djersë, jo si ish-deputetët dhe ministrat e PD-së, që kanë qenë kothere para se të merreshin me politikë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pasi ironizoi ditën e djeshme lajmin se Majlinda Bregu do të bëhej ministre në qeverinë “Rama 2”, Agron Shehaj ka reaguar sërish ditën e sotme, ndaj atyre që e sulmuan për deklaratën e tij.

Deputeti i Vlorës ditën e sotme ka thënë se i bën shumë  shumë përshtypje që disa politikanë janë futur në politikë me xhepa bosh dhe kanë dal të pasur dhe kur nuk marrin një karrige, sulmojnë partinë. Më tej deputeti i PD ka pohuar se është i pasur dhe ka punuar fortë për pasurinë e tij, por edhe ka paguar miliarda taksa.

Statusi i Agron Shehajt

Mundësia që një ish Ministre dhe deputete e PD-së vetëkandidohet ose kandidohet nga të tjerë ( por ajo nuk e përgënjeshtron se nuk dihet mbase e bejnë) nuk skandalizon asnjë,ndërsa reagimi im kundër një mundësie të tillë sjell akuza për përçarje të Partisë Demokratike.

Shumëkush mund ta shohë diçka normale,por mua më bën shumë përshtypje që disa politikanë jan futur në politikë me xhepat bosh dhe janë pasuruar jashtë masë, që kanë patur privilegje të jashtëzakonshme dhe kur vjen dita që dikush i zbret nga karrigia, i sulen partisë së tyre ose akoma më keq i bashkohen kundërshtarëve.

Nuk kisha ndërmend të merresha me deputetet “e pakënaqur” sepse nuk janë ata kundërshtarët e mi,por nuk mund të hesht ndaj shfaqjes së fundit dhe manipulimit të Edi Ramës që vazhdon me strategjinë e tij për të përcjellë idenë se jemi të gjithë njësoj.

Nuk e di nëse vërtet do bej Ministre Bregun, por e vetmja arsye për të cilën do e bënte është pikërisht për të çoroditur opinion publik dhe për të fshirë diferencat ideologjike midis Ish Partisë se Punës dhe Partisë Demokratike.

Nëpërmjet kësaj lëvizjeje ai do tregonte që bën një qeveri “gjithëpërfshirëse” dhe se media që ai ka nën kontroll ( pothuajse të gjitha) do trombetonin gjoja bashkëqeverisjen PD-PS.

Duhet ta kemi të qartë se çfarë del në media nuk eshte rastësi por është pjesë e një strategjie të qartë të qeverisë.

Për sa i përket humbjes në Vlore, si në gjithë Shqipërinë, rrënjët e saj shkojnë përtej fushatës elektorale 30 ditore që unë kam bërë dhe duhen kërkuar edhe te qëndrimi,para dhe gjatë zgjedhjeve, i atyre zotërinjve që sot me akuzojnë.

Jam i vetëdijshëm që për qëndrimet e mia mund të sulmohem nga mediat, analistët dhe opinion maker pranë qeverisë dhe atyre opozitare por që mbështesin “të pakënaqurit”. Është fare normale dhe nuk çuditem, por kjo nuk do më pengoj të them mendimin tim.

Nuk jam futur në politikë për interes, nuk kam marrë asnjë lek nga politika edhe kur ma kanë ofruar, të majtë dhe të djathtë.

Nuk jam futur ne politike për tu pasuruar, sepse ashtu si më “akuzojnë” disa unë kam fatin të jem i pasur. Janë të paktë në Shqipëri ata që mund të justifikojne pasuritë e tyre, kokërr me kokërr siç mund ta bëj unë. Kam punuar në mënyrë të ndershme dhe kam paguar miliarda lek taksa.

Nuk e them per tu mburrur por për t’ju thënë atyre që me ironi thonë që jam i pasur se nuk ka asgjë të keqe të kesh korrur rezultatet e punës së ndershme.

Jam futur në politikë sepse kam qenë jashtmase i zhgenjyer nga kjo klasë politike, pikërisht nga këto shfaqje të shëmtuara, njëherë me njerin, njëherë me tjetrin, jo ti vodhe, jo po vodha por dhe punova, unë të jap këtë ti me jep atë.

Kam ndërmend të them çfarë mendoj se është e drejtë, më vjen keq qe kam lënduar “të pakënaqurit”.

Është detyra ime si deputet i zgjedhur i PD-së të dal kundër një mundësie si ajo që përflitet në media.

Për sa i takon atyre që më akuzojnë për formën i këshilloj të merren me përmbajtjen.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Biznesmeni i Bashës: Paratë i kam bërë me djersë, jo si ish-deputetët dhe ministrat e PD-së, që kanë qenë kothere para se të merreshin me politikë”

  1. Zhozituta says:

    Me djersën e bythës

  2. Spiro says:

    Shum mir zogu! Merru dhe me ata qe ke ne gru parlamentar se ke dhe aty qe kur kan nis politiken kan qen kothere… Mos harro saliun shpirti vogel… Aty do dukesh sa koqe ke. Tani thjesht kokerr bilè na dukesh

  3. shushica says:

    Z.Shehaj ,,,me vjen keq qe edhe ti ke perfunduar ne ideologjine primitive te grupit anarko fashist te Berishes ..Nuk di cfare ke studjuar ne Itali ,je treguar i afte si biznesmen dhe ke ngritur nje veprimteri fitmprurese ,por gjithesesi nje sherbim ..nuk ke prure ndonje hje te re …Ke krijuar veprimteri fitmprurese thjesht sepse fuqia punetore ne Shqiperi paguhet pak ,pra ke konkuruar me paga te uleta …Sa per ate qe thua per…ishet… ,,jam dakord …por ne se kjo kritike ndaj… isheve…do te behej nga pozita te djathta te moderuara…Ndersa ti je kthyer ne pozitat e …isheve…te tu biologjike …Duke qene gjithmone ne krshun tjeter….do te vleresoja si pozitive ngritjen e nje te djsthte te re moderne,,,perendimore,ku biznesmene te rinj do te jepnin kontributin e tyre …Por kendveshtrimi yt me la shije te keqe…Ti deklaron se PS eshte ish ish Parti e Punes…..ben nje gabim thelbesor….Megjith problemet ..PS e sotme eshte nje parti e qendres se majte ,,,nderkohe qe Rama …sipas meje eshte nje liberal social..Dhe pikerisht per keto cilesi jo vetem e majta por me shume e djathta e qendres europiane ,perfshi Mekel….kane perkrshur programin e Rames …Po keshtu edhe Egzekutivi i BE qe dominohet nga e djathta e qendres…
    Sa per Vloren ,ne se zgjedhjet do te ishin maxhoritar i paster ,si ne France, PD nuk do te merrte asnje deputet …te pakten edhe per 50 vite Aresyet ti le ti kuptosh vete…Megjithate ,me qe njerezit e afte i vleresoj paç suksese….sepse jemi me origjine te njejte

    1. Shashica says:

      Ja ke fut kot plaqo

  4. E thena dhe e bera says:

    Me djerrsen e sumes
    Ta besojme dhe ta mbeshtesim plotesisht

  5. Taras Bulba says:

    Po mir mor ti i Pasur i paske vene me djersen e ballit te gjithe ate pasuri ? Po si ka mundesi qe ti paske kohe tani te meresh me politike po bisnesin kujt ja ke lene qe te punoje mos valle gjitonit ? si pak e habitshme kjo nismsa jote per tu mare me polike ,edhe une kam nje bisnes ketu ku jetoj ne Australi qe prej 19 vitesh por nuk mund me u be i pasur si puna jote ,ti mund te thuash qe jam i zgjuar por me djersen e ballit nuk vihet ajo pasuri maramendese qe ke zotrote ,por vihet vetem me djersen e bythes,dhe e fundit mbaje mire ato pare se do vije nje dite qe do paguash gjoben te Tropojanet e PD suksese ne jete

  6. Dyshi says:

    Bravo te qofte,per parate qe ke bere…neve pse na can ka.in?

  7. pjeter says:

    ZOTI AGRON, PO CA DESHE A DERMAN QE HYRE NE POLITIKE? TI MUND TE JESH NJE AFARIST ME NUHATJE TE THELLE NE BOTEN E BISNESIT, POR MOS TE GENJEJE MENDJA QE MUND TE JESH ITILLE EDHE NE POLITIKE, SIDOMOS NE ATE SHQIPTARE. NUK E DI SI I KE BERE PASURITE ME DJERSE APO JO, LE TE THEMI QE ANOJ NGA NDERSHMERIA, PASTERTIA. SADO KRISTAL TE JESH O MAVRI PO KALOVE NEPER GJIRIZIN E PD-SE DO TE BEJNE PIS, SADO I FORTE TE JESH, ME E PAKTA DO TE TE VIJE ERA MUT DHE VESHTIRE SE DO TE BESOJE KUSH QE NUK ESHTE I YTI.

  8. O Gono says:

    O vlla re po ti mbase ke shume leka… po ne parlament te tere per ato leka futen ti c’deshe derman…. apo u fute per t’i lene hahahaha…. Shkolles i rruan sum** ti, se me shkolle nuk te merr njeri ne parlament, per deputet mjafton “shkolla e jetes” derman minimalja fare…

  9. ashtu posi says:

    Po dale bre zoti biznesmen i suksesshem.Se si shume me zjarr nga by**a e ke marre politiken.

  10. Mihali says:

    Bravo ! Po qe se I ke ber me djerse.Po nuk e di se foleja ku je futur te gjithe Jane miljoner me $ dhe € dhe £ dhe jo me leke. Ke do nga grupi Juaj ? Do Saliun,do do Bashen,do Boden , do ze in e Babit,do Argiten,do te Biden e saj ?
    Te gjithe jan miljonera.Ene ti I ngjan grupit tend te preferuar. A mos je mar me skafe ? Si e ke fillimin? Kam pershtypjen se nje kontroll I specjalizuar do te te nxjeri ndryshe nga sa deklaron.
    Prandaj ti Po nxiton per te deklaruar te ndershmin.

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    Shehaj ishe mire biznesmen
    CTU dsh te hysh ne folete e grenxave te kuqe?
    PA hy ne parlament shiko si te jane turre

  12. Aqif Pylli says:

    Or3e koqe po ti kishte mediat nen kontroll Rama ty s’to te dihej as emri pale te botoje si ta do palla e bythes .Sa trapa qe jeni more jahu.Po si do te botoje ti e koqe te tjere kur media te ishte e Rames.Pale po ben zbulimin e madh se Bregun do e marri qe te mos duket si i PPSH> Or cun kur yt ate e jot eme puthnin fotografine e Enverit Rama kishte fillu luften kunder komunizmit edhe kunder Saliut swigurisht si komunist.

  13. Willson says:

    Jan mbledhur gith bythqiret e kuq e bejn komente ne kete gazet.

  14. albatros says:

    Djersen nuk ta mohojme. Po ato te tjerat ke kuraje ti thuash ashtu si permend djersen? Apo ti themi ne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *