Fier, punonte tokën pranë banesës, gjen një person të vdekur. Ja dyshimet e para

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Fierit bën me dije se një person i pajetë është gjetur në parcelat e mbjella të një shtetasi.

Sipas informacionit paraprak, sot rreth orës 10:15, në fshatin Baltëz, Fier, shtetasi F.Xh duke punuar në parcelën e tij të mbjellë me kulturë bujqësore, ka gjetur të vdekur shtetasin Safet Veizi, 70 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim më datën 04.08.2017 për “Largim nga banesa”.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *