Opozita proteston kundër Erdoganit në Turqi: Jemi të etur për drejtësi

26 Gusht 2017, 17:18Bota TEMA

Partia kryesore opozitare në Turqi e ka filluar të ashtuquajturin “Kongres të Drejtësisë” për ta theksuar padrejtësinë e dyshuar nën presidentin, Recep Tayyip Erdogan.

Kemal Kilicdaroglu, shef i Partisë Popullore Republikane, që është parti sekulare, sot ka folur para mijëra njerëzve, që ishin tubuar në një manifestim nën qiell të hapur në provincën veriperëndimore, Çanakala.

Tetëdhetëmilionë janë të etur për drejtësi”, tha Kilicdaroglu, duke iu referuar numrit të banorëve në Turqi.

Kongresi katërditor ka për qëllim të krijoj një mundësi për ta sfiduar Erdoganin para zgjedhjeve të vitit 2019.

Ky kongres u bë pasi Kilicdaroglu dhe liderët e tjerë opozitarë, e kanë mbajtur një marsh 25 ditësh për demokraci, me ç’rast i kanë kaluar 450 kilometra. Ky marsh përfundoi në muajin korrik.

Pjesëmarrësit e këtij marshi patën shprehur zemërim kundër goditjes së qeverisë pas grushtshtetit të dështuar në korrik të vitit 2016.

Afro 50 mijë njerëz janë arrestuar në bazë të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, që ishte shpallur pas puçit të dështuar, dhe 100 mijë vetë të tjerë janë shkarkuar, përfshirë mësuesit, gjyqtarët, ushtarët dhe oficerët e policës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje