Takimi me kryeministrat e Ballkanit në Durrës, PD reagon e shqetësuar: Bashkim i ri me Jugosllavinë

26 Gusht 2017, 11:51Politika TEMA

Partia Demokratike duket mjaft e shqetësuar për takimin joformal që kryeministri Edi Rama po zhvillon me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor në Vilën Qeveritare në Durrës.

Përmes një statusi në faqen e tij të Facebook, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka thotë se  ky takim është bashkimi i ri me Jugosllavinë.

Le të kujtojmë se ky është takimi i dytë pas samitit të Triestes, ku mori pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn  ka theksuar herë pas here rëndësinë e këtij bashkëpunimi, me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve në rajon.

MESAZHI I PALOKËS

Ne periudhen e mjaltit me Titon, Enver Hoxha pranoi propozimin per bashkimin ekonomik te Shqiperise me Jugosllavine.

Sic do te pranonte vete diktatori pas “prishjes” me dashurine e pare ne kampin komunist ( jugosllavet formuan PK te Shqiperise dhe vune Hoxhen ne krye te saj), bashkimi ekonomik me Jugosllavine fshihte qellimin politik te bashkimit te Shqiperise me Jugosllavine ne kuadrin e federates.

Nderkaq, zbatimi i planit, per aq kohe sa u zbatua, shenoi rrenimin e plote dhe te asaj ekonomie qe kishte Shqiperia ne ate periudhe.

Pa marre persiper as rolin e historianit e as ate te specialistit ne ekonomi, thjesht si qytetar i ketij vendi, do doja qe te behej transparence per kete “bashkim” te ri , informacioni per te cilin deri tani ka mbetur ne kuadrin e thashethemeve.

Nje gje eshte e konfirmuar te pakten deri me sot ( perfshi takimin e Triestes); i vetmi vend qe nuk ka perfituar eshte Shqiperia e Rames.

7 komente në “Takimi me kryeministrat e Ballkanit në Durrës, PD reagon e shqetësuar: Bashkim i ri me Jugosllavinë”

  1. Kuq e zi says:

    Opozota prandaj ekziston per te thene te pathenat
    Ne e dime sa armik i betuar eshte lideri historik i pd-s ndaj jugosllavise
    Mos keni frike se rama po ju parakalon me jugosllavine dhe ju la pa pune??

  2. ALPINI,
    PD asgje me teper se detyren e vet nuk po luan dhe detyra e saj eshte te vajtoje sikukuvajka

  3. Bogonica says:

    Z.Paloka !Ne thelb kini te drejte !Eshte plan i Europes dhe i sejmeneve te saj ky “Bashkim Jugosllav”,jo i Edi Rames,por kujdes adresimin per z.Rama z.Paloka, se i thone nje fjale te urte:”Te peshtysh poshte te bie ne gji,te peshtysh lart te bie ne sy”!Per mendimin tim koncepti “Ballkan Perendimor” eshte nje term i krijuar nga qarqe politikeberse ne Bruksel qe ne pamje te pare s’eshte aspak gjeografik,por “gjetke fle lepuri”.Ta themi troc z.Paloka,te gjithe vendet e te ashtuquajtura pjese e “Ballkanit Perendimor”,bashkohen nga nje element,kane ne minorance ose ne shumice popullsi muslimane.Ky eshte problemi i Europes jo problem i shqiptareve.Kaq !

  4. Monika kryekatrori says:

    Thuthuqi Paloka the lumthe po thpethon thqiperine. Thuthuqi i partise thuthuqe hahaha
    Hani mut bashke me ata te kazanit.

  5. Kellira says:

    Rrenimin e Shqiperise dhe vjedhjen e pronave te saj publike e realizoi me sukses Sali Bisha, pasardhesi i Ramiz ALise, duke nisur nga 22 marsi 1992
    Tani s’ka mbetur gje per te shkaterruar apo vjedhur

  6. Lisi says:

    Shtetet e Bashkuara të Ballkanit do të qenë një mrekulli , ashtu si edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
    Truri I perversëve Sali , Paloka , Myftari e plot të tjerëve , nga këneta ku vegjetojnë , nuk arrijnë ta kuptojnë këtë .
    Por , mos kini merak se , për fat të keq , kjo s’ka për të ndodhur . Evropa , Amerika , Rusia , nuk duan një Ballkan të bashkuar . Ata duan një Ballkan koqe-koqe , të ndarë në principata , që të tallen me ta , ti kenë si kone pas vetes , dhe Po I mërzitën , iu futin nga një shkelm bythëvë . Me një Ballkan të bashkuar , hesapet do qenë ndryshe . As Stalini nuk e donte Federatën Ballkanike sepse , një Ballkan të bashkuar , s’e heq dot për hunde .
    U bë dhe Paloka , si puna e Saliut , të futet në një muhabet që s’e ka farë haberin .
    O e mjera Shqipëri , ku je katandisur , të dhjefsha klasën tënde politike , më pisat midis shqipëtarëve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje