Zjarr masiv tek Shkëmbi i Kavajës, rrezikohen hotelet përreth, 4 zjarrfikëse në vendngjarje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë te zona e Shkëmbit të Kavajës në orët e pasdites së sotme.

Sipas informacioneve paraprake, ka marrë zjarr kodra e Arapajt, ku flakët kanë avancuar nga zona përballë hotel “Bleartit” deri te “Kodra e Kuajve”.

Aktualisht në vendngjarje kanë mbërritur 4 makina zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve, por ndërhyrja është e vështirë për shkak se terreni është kodrinor dhe i vështirë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *