Deputeti Taulant Balla bëri publike ndarjen e posteve në Kuvend për maxhorancën dhe opozitën.
Gjatë fjalës që Balla mbajti në Asamble tha se kryetari i kuvendit do propozohet nga PS, zv.kryetari i Kuvendit po nga PS dhe një do t’i lihet opozitës.
Byroja e Kuvendit: kryetari do të propozohet nga PS, një nënkryetar nga PS dhe një nga opozita.
Konferenca e kryetarëve: 5 maxhoranca dhe 3 opozita
Këshilli i Rregullores: 5 me 5
Më tej Balla tha se komisioni i Integrimit do të drejtohet nga opozita.
“PS do të rekomandojë Kuvendit; Kryetari i Kuvendit duhet të propozohet nga PS, zv kryetari nga PS, byroja nga 9 anëtarë, kryetari nga PS dhe një zv/ kryetar nga PS dhe një nga PD.
Kryetarët e komisioneve parlamentare 5 pozita dhe 3 opozita. Komisionet për Edukimin, Punën dhe Integrimin do të propozojmë që t’i drejtojë opozita” – tha Balla.
Gjithashtu Balla u shpreh se do të ndryshojë marrëdhëmia e zgjedhësve me deputetët.
“Do ketë manual rekonmandimesh për askeptet e grupit parlamentar.
Ndryshimet do të bëjmë në marrëdhëniet mes njerëzve dhe deputetëve është domosdoshmëria e ngritjes së zyrave elektorale.
Synimi ynë do jetë që në çdo zonë zgjedhore të kemi zyrën e deputetit.
Do ndryshojë dhe roli i kryesisë së grupit parlamentar.
Do prezantohet dhe manuali i deputetit që do t’i vijë në ndihmë deputetëve”, tha ndër të tjera Balla.