Berisha zbulon “investigimin” për ministrat: Qeveria e Norieges, ja se çfarë kanë thënë qytetarët dixhitalë ndër vite

Sali Berisha ka reaguar mbi emrat e ri të kabinet të ri qeveritar Rama 2.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai nuk pajtohet me këto emra duke publikuar disa të dhëna për secilin emër duke ju referuar qytetarëve dixhitalë.

Reagimi i plotë

“Qeveria e Norieges si lukuni e tepsise, bije e krimit, vjedhjes dhe kleptokracise!

Te dashur miq, Noriega sot njoftoi shqiptaret per emrat e qeveri-tepsise se tij, ne te cilen spikasin boset kryesore te korrupsionit dhe vjedhjeve te qeverise se mepareshme si:

Damjan Gjiknuri, mbi te cilin rendojne akuzat e vjedhjes dhe shperdorimit, se bashku me Ramen ne aferen e ÇEZ, e te pakten te 630 milione euro dhe dhjetra afera te tjera.

Mister Zho-Zho shperblehet per humbjen e Kavajes sepse ndane me Ramen, Olsin dhe familjaret e tjere fitime perrallore te lojerave te fatit, ne tatime, dogana dhe ne sistemin bankar.

Fatmir Xhafa, kryekumbar i klanit me te fuqishem te trafikut te droges, me kumbar vllaçko Agron Xhafen, te denuar tani se fundi me 20 vite burg nga gjykata e larte e Italise.

Keshtu Noriega garantoi konsolidimin e narko-shtetit te tij!

Ditezi Bushati, perfaqesuesi me besnik i diplomacise se bllokmeneve hoxhist, i damkosur nga mediat nderkombetare si i vetmi minister i jashtem qe ne viziten e tij zyrtare ka shkuar ne shtepi publike djemsh ne Brazil.

Ai ka ngritur ne ministri nepotizmin e shkalles me te larte! Ditziun, Rama nuk e heq dot.

Niko Peleshin, ministrin e Kanabisit dhe plantacioneve te droges ne Shqiperine juglindore, Puke dhe gjetke!

Ndrikull Xhaçka, famoze per lidhjet e saj me boten e krimit dhe shperdorimet e medha me ndihmat me te varferit dhe vile nga parate e piramidave!

Ndrikull Manasterliu, famoze per vjedhjet, konçesionet dhe korrupsionin masiv se bashku me Beqen ne sistemin e shendetesise.

Ndrikull Nikolla, te ciles parate e vjedhura ne tendera dhe ryshfetet e universiteteve private i behen vile luksoze ne Lunder etj etj.

Ndrikull Kumbaro, qe u be deputete per te çuar ne vend amanetin e gjyshit por qe parate e ministrise i ndane me vllaçko Kumbaron!

Deshmitar i tepsi-qeverise, Ish kryeministri Majko!

Te dashur miq, siç e shihni kjo eshte qeveri-tepsia, bije e vjedhjes, krimit, trafiqeve dhe bllokut hoxhist. Ky eshte kabineti me i inkriminuar dhe me i korruptuar qe eshte instaluar ndonjeherr qe nga koha e diktatures gjer ne ditet e sotme! sb

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...