BIOGRAFIA/ Ja kush janë ministrat që do të drejtojnë në katër vitet e ardhshme qeverinë “Rama 2”

Senida Mesi, Zv. kryeministre e qeverisë “Rama 2”

Senida Mesi lindur dhe banuese në Shkodër, më 16 Dhjetor 1977.

Ajo është e martuar me Dr. Artanin dhe kanë 3 fëmijë, Erlind, Iris dhe Edan. Znj. Mesi ka përfunduar suksesshëm në 2009 Masterin Ekzekutiv në Frankfurt, Gjermani, për Financë dhe Bankë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim-Biznes, në vitin 2000.

Në vitin 2013 certifikohet Kontabël i Miratuar dhe në 2016 certifikohet në lidership dhe qeverisje nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, financuar nga BE. Znj.

Senida Mesi ka hyrë në politikë në vitin 2015, kur edhe u bë Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër. Ajo ka një eksperiencë 17 vjeçare si drejtuese në sistemin bankar dhe është eksperte në fushën e ekonomisë dhe financës, njëkohësisht lektore e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Një konsulente biznesi, e cila eksperiencën e saj ia ka kushtuar zhvillimit të biznesit. Aktualisht administratore në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme, si ato bankingut, burimeve njerëzore, administrimit, manaxhimit të riskut, kredidhënies, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, sipërmarrjes, lidershipit, financave publike, qeverisjes vendore dhe zhvillimit ekonomik lokal.

Folëse në Konferencen Ndërkombëtare të EFSE (Fondi Europian për Europën Juglindore për Zhvillimin e SME-ve) dhe pjesëmarrëse në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg. Znj. Mesi zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Pandeli Majko, ministër i Diasporës

Pandeli Majko lindi më 15 nëntor 1967 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986-1992.

Gjithashtu ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitet 1994-2000. Zoti Majko ka një karrierë të pasur politike.

Karriera e Pandeli Majkos do të niste me Kryetar FRESSH në vitet 1992-1995. Ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po ashtu dhe postin e Ministrit të Mbrojtjes e ka mbajtur dy herë në qeveritë socialiste.

Karriera e tij politike do të kulmonte në vitet 1998-1999 ku do të merrte postin e Kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë. Po këtë post, atë të kryeministrit, e ka mbajtur për 8 muaj edhe në vitin 2002. Ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997 – 1998.

Sot është Kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në pesë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.Eshte rizgjedhur deputet ne zgjedhjet parlamentare te 2017.

Fatmir Xhafa, ministër i Brendshëm

Zoti Xhafaj është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në katër legjislatura dhe është kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politiko – Juridike, dega Drejtësi. Ka një veprimtari profesionale të pasur në fushën e jurisprudencës. Në vitet 1982-1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë.

Në veprimtarinë politike nga viti 1997 deri në vitin 1999 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ka mbajtur postin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit në harkun kohor shkurt-shtator 2002 dhe atë të ministrit të Drejtësisë në vitet 2003-2005. Zoti Xhafaj është zgjedhur deputet sërish në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Olta xhaçka, ministre e Mbrojtjes
Olta Xhaçka është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Master of Arts (MA), për Administrim Publik nga Clark University, SHBA.

Në vitin 2006 ka qenë hartuese projektesh për organizata joqeveritare në Amerikë, si dhe pjesë aktive e shoqërisë civile, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes.

Për disa vite ka qenë pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Universitetit Neë York Tirana. Është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Znj. Xhaçka ka mbajtur postin e Ministres së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ditmir Bushati, ministër Jashtëm
Ditmir Bushati, i lindur në Shkodër më 24 mars 1977, është zgjedhur deputet për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

I diplomuar me medalje të artë nga Fakulteti i Drejtësisë ai ka kryer studimet për master në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë, si dhe një sërë specializimesh në një sërë universitetesh siç janë Akademia e të Drejtës Ndërkombëtare në Dallas dhe Universiteti i Harvardit.

Ka punuar si Asistent Ligjor në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, në Zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese, Drejtor i Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, Drejtor Kërkimesh pranë Institutit Agenda, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, por dhe si lektor dhe konsulent në projekte të ndryshme të Bashkimit Europian, Bankës Botërore, USAID, Fondacionit Friedrich Ebert, etj.

Ditmir Bushati është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe anëtar i Grupit të Strategjisë së Komunikimit. Ai shërben dhe si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian dhe anëtar i Komiteti të Përbashkët Parlamentar BE-Shqiperi.

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë e Punës
Arben Ahmetaj, i lindur në Gjirokastër më 28 qershor 1969, u zgjodh deputet për Qarkun e Korçës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Ai ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze, i Specializuar në Literaturë Amerikane dhe Angleze, në Universitetin e Tiranës. Ka përfunduar studimet master në SHBA për Tregëti Ndërkombëtare dhe Diplomaci, si dhe doktoraturën në Universitetin e Bukureshtit me temën “Siguri energjitike, Siguri ndërkombëtare.”

Arben Ahmetaj ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës,këshilltar për Çështjet Fiskale pranë Bankës Amerikane të Shqipërisë, Shef i Kabinetit të Ministrit të Financave, Zëvendës Ministër i Integrimit Europian dhe i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Kryetar i Sekretariatit për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit. Arben Ahmetaj është anëtar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë. është zgjedhur është zgjedhur deputet sërish në zgjedhjet e 25 qershorit 2017

Orgerta Manastriliu, ministre  e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social 
Znj. Ogerta Manastirliu ka lindur në Tiranë në 31 dhjetor 1978. Ajo është e martuar me z. Ermal Gjinaj, dhe është nënë e dy vajzave, Altea dhe Emili. Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave”, në Kimi Analitike dhe Mjedis.

Më herët, ajo ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, ku është diplomuar dhe ka marrë titullin “Master në Shkencë” në degën e Kimisë së Përgjithshme. Prej vitit 2009, është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij Fakulteti. Ka shërbyer në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në vitin 2004, në Drejtorine e Koordinimit të Projekteve.

Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Sherbimit Social, ku ka qenë një nga kontribueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të Strategjise Lokale të Strehimit Social.

Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombetare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung, etj. Prej shtatorit 2013 deri në mars 2017, Znj. Manastirliu drejton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Znj. Manastirliu zotëron gjuhen Angleze dhe Italiane.

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë 
Lindita Nikolla ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzekutiv pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, dega Matematikë.

Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifi¬kimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në ven¬dimmarrje.
Në politikë hyri në vitin 2003, vit që u zgjodh edhe si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë, detyrë e mbajtur për 3 vjet. Është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007- 2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë, ndërsa në 2013, zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës. Nga shtatori i vitit 2007 znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Lindita Nikolla në vitin 2013 emërohet nga Kryeministri Edi Rama si Ministre e Arsimit dhe Sportit në kabinetin qeveritar Rama-Meta. është zgjedhur është zgjedhur deputet sërish në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës 
Damian Gjiknuri lindi më 25 Maj 1972, në qytetin e Tiranës. Ai banon në Tiranë dhe është i martuar me Rovena Gjiknurin (Agollin), me të cilën ka një djalë, Aleksin. Ai është i diplomuar në Drejtësi në vitin 1994, në Universitetin e Tiranës dhe zotëron gradën Master në Politikat Publike dhe Ligj të lëshuar nga “NPS School” të Monterey, Kaliforni, SHBA (2004) dhe Kolegji i Ligjit Londër, Britani e Madhe (1996). Ai ka kryer edhe disa studime pasuniversitare në Qëndrën për Politikat e Sigurisë në Gjenevë (2000) dhe të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë (1994).

Gjatë aktivitetit profesional ka kryer dhe kurse të ndryshme profesionale në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në SHBA dhe BE, në fushat e sigurisë, mjetet speciale te hetimit, hetimi penal, kontratat publike, koncesionet, politika publike, ligjet zgjedhore etj. Gjiknuri është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe është zgjedhur Deputet në Qarkun e El­basanit (Gramsh) në vitin 2009 dhe 2013.

Ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Sekretar për Çështjet Zgjedhore që nga viti 2011. Më parë, në vitin 2007 ai u zgjodh Nënsekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore dhe bashkëautor i Kodit Zgjedhor 2008. Gjiknuri ka qenë anëtar i Komisionit të Ligjeve të Ku­vendit të Shqipërisë (2009 – 2013), si dhe bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore 2011 – 2012.

Përpara zgjedhjes si deputet në vitin 2009, Damian Gjiknuri ka punuar si drejtues i një zyre ligjore dhe këshilltar ligjor për reformat rregullatore ekonomike në vend dhe rajon, financuar nga BE, USAID, GTZ, etj.

Deri ne vitin 2005, Z. Gjiknuri ka ushtruar funksi­one të ndryshme publike si: Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Rendit Publik (2005), Sekretar i Përgjith­shëm i Ministrisë së Mbrojtjes (2001 – 2005), Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombetar dhe Marrëveshjeve në Ministrinë e Rendit Publik dhe koordinator kombëtar për çështjet e drejtësisë dhe ato të brendshme, për nego­cimin e hapjes së negociatave me KE (1999 – 2001), Drejtues i Planizim – Drejtimit në SHISH (1998), Gjy­qtar i Shkallës së Parë (1995-1996), jurist në instituci­one të ndryshme (1994-1995).

Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe mirë gjuhën italiane.

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Blendi Klosi lindi në Tiranë më 17.01.1971. Z. Klosi është diplomuar në fushën e Inxhinierisë Elektronike, në Fakultetin e Inxhinierisë, pranë Universitetit të Tiranës, ku më pas u angazhua si pedagog.

Gjatë viteve 1994-1996 ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Sektorit në Qendrën e Studimeve të Projektimeve Elektronike.

Në vitin 1996 ka shërbyer në Këshillin e Ministrave fillimisht pranë DAP dhe më tej si asistent i Kryeministrit.
Veprimtaria politike e Z. Klosi është e mjaft e pasur me angazhime të rëndësishme si Zëvendësministër i Pushtetit Lokal, Kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Ministër i Shtetit gjatë periudhës 2002-2004 dhe Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në vitin 2004-2005.

Në vitin 2015-2017 ka mbajtur postin e Ministrit te Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Gjithashtu, Z. Klosi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe që nga viti 2005 mbanë pozicionin e Sekretarit Organizativ në këtë parti.

Blendi Klosi ka një angazhim të gjatë si deputet, përfaqësues i Grupi Parlamentar të Partisë Sociale në 4 legjislatura, aktualisht është Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Mirela Kumbaro – Ministria e Kultures
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966.
Ajo është e martuar me z. Aleksandër Furxhi dhe është nënë e dy fëmijëve, Sarës dhe Tomit. Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës.

Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T – Paris III, Universiteti i Sorbonne – Nouvelle, në Paris, Francë. Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988.

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi nuk vjen nga radhët e politikës, por nga karriera akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka kontribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale.

Znj. Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërkombëtare për projekte ndërkulturore dhe për programe kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombtare si Bashkimi Evropian, Organizata Ndërkombtare e Frankofonisë. Ajo zotëron shumë mirë frëngjishten dhe italishten, si dhe mjaftueshëm anglishten.

Sonila Qato, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrësve

Sonila Qato mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

NIKO PELESHI – Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural

Z. Niko Peleshi ka lindur në Korçë, më 11 Nëntor 1970. Ai është i martuar me znj. Amarda Peleshi dhe kanë tre fëmijë, Aleksian, Stivin dhe Johanin..
Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë, me Medalje të Artë.

Z. Peleshi ka patur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet 2001-2004, ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.

Karriera politike e Z. Peleshi fillon në Tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion për rreth një vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të Shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bashkie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet
lokale të 2011-s. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2013 zgjidhet anëtar me të drejta të plota i Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze. Flet rrjedhshëm gjermanisht dhe greqisht.

Etilda Gjonaj- Ministria e Drejtesise

“Një grua do e drejtojë ministrinë e Drejtësisë”, Etilda Gjonaj. Aktualisht ajo është zv/ministre e Drejtësisë dhe me një
formim e karrierë të respektuar e cila u bë edhe shkak që përpara disa kohësh grupi ynë parlamentar ta mbështeste për të marrë rolin e komisionerit kundër Diskriminimit.

Fatkeqësisht Etilda nuk u zgjodh në atë detyrë për shkak se nuk mori mbështetjej e grupeve të tjera”, tha Rama ne prezantimin qe i beri.

REMOTE_ADDR:[]

43 komente në “BIOGRAFIA/ Ja kush janë ministrat që do të drejtojnë në katër vitet e ardhshme qeverinë “Rama 2””

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    me sunite e shiite nuk behet qeveri o Ram corapekuqi…………………………..!
    jo dhiploma e master te disponojne ata por arapi mbetet arap,bisht qeni…………

    1. aRBENaNGLEZI says:

      N aka nderuar Rama.Lum na per babaxhanin e Facebukut

  2. Bimi says:

    Me Arben Ahmetaj abuzoni kur thoni ka mbaruar ne Havard per finance ne fakt ka qene nje kurs 3 muaj duke futur dhe udhetimin brenda dhe ka qene nje grup qe sapo kishin mbaruar per anglish dhe u sponsorizua nga biznesmeni grek s Kokalis dhe ishte nje kurs shume i percipte eshte turp qe ne 2017 te drejtoje financat nje njeri i pa arsimuar per finance.

    1. Ana says:

      O bimo ik ha fara tkeqen se nuk je ti per kte pun. je thjesht nje i derguar qe po komenton budalliqe e nuk ke pa lajmet fare.

      1. Vasili says:

        Jo e nderuara Ana. Hajduti ahmetaj ka mbaruar per anglisht dhe ska fare diplome finance. Ai ka qene nje kurs i percipte dhe me 3 muaj nuk behesh financier. Vetem pyete sa kohe i eshte dashur te mbylle ceshtjen e firmes hermes qe u vodhi miliona shqiptareve.

        1. ana says:

          O vasil ti qenke i farxhiu tjeter qe tmbrosh shokun tend? Ok si dreqin ka mundesi qe mori raporte te mira qe nuk ishin marr ndonje her me ahmeten? Apo se dinte anglisht? Apo harron se kush e drejtonte ather shtetin? Mos ki merak se ta kujtoj un, ishte nje person qe thonte qe ne jemi mbas gjermanis per ekonomi dhe nuk ta kam par emrin ne komentet ather.

    2. jo-genjeshtres says:

      Ke plot te drejte!
      Edhe doktoraturen ne Bukuresht nuk e ka ndjekur. Pyesni atje dhe do shihni mashtrimin e radhes!
      Beni ne universitet ishte gati gjithmone per vjeshte dhe nuk ka patur b_the per te mesuar.

  3. Me pelqen Pozicioni Majko-s edhe pse me korrekt per te do ishte nji Ministri si ajo e Mbrojtjes .
    Me gezon Fakti i emerimit ne qeverrin 2 te ps-se i Olta Xhacka-s nji femer me integritet e personalitet politike si pak te tjer ,
    padyshim nji ndryshim pozitive me prurjen e Bledi-t Minister nji person shume serioze ne detyre,
    siedhe i Ministres se Shendetsise ,
    Arsimit,Drejtesise ,Bujqesise
    Kam rezerva per disa nga ata exzistuesit ,
    vecanarishte ate te jashtem ,te ekonomise,kultures ,
    qe shpresojme ne rruge e siper te rekuperohet .

  4. Astrit says:

    Si ka mundesi qe nga Myzeqeja, hambari votave te PS, nuk ka asnje minister????!!!!!

    1. Myze qeja says:

      #Astrit, myzeqeja mire e the, eshte hambar votash. Kryeministri e ka menduar “toke te bute”, pass ca kohesh vota prape njelloj do u kerkoje. se mos ka turp njeri te kete kryeministri.. se per perfaqesim, kush do i perfaqesonte pervec Braces?! Epo Bracen nuk ia do zemra atij se nuk e ka “lepe” e “peqe”.

    2. SHQIPTAR says:

      E vertet ajo qe thua! Turp te kete kryeministri dhe heren tjeter le te mos e coje me dem voten myzeqeja.

    3. tfgs1 says:

      kjo do te thote se ne zgjedhjet lokale apo te ardhshme parlamentare te pregatisni per Ramen nje ”big presh” madje me xhufke dhe balte………………..
      ajo qe bie ne sy dhe eshte shqetesuese dhe e pa shprese evropiane eshte se, 99% e qeverise jane njethundrake islamike qe me shume te kujton bourdhelokabinetin e Erdoganit…………..jo per gje po do te bjere ere arabi parlamenti dhe ne kohe lutjeje do te qesin sumen 5 here ne dite gje e cila do te vonoi ligjet e VETINGUT hahahahaha!

  5. alma says:

    @bimi ik tkeqen mos u merr me kte gje se duket hapur qe tkan detyru me bo kto komente. ahmetaj tpakten boni punen dhe mori reagime pozitive nga moodys dhe nga Banka Qendrore Evropiane jo si ato malsoret e tuj qe thonin qe jena mas gjermonit dhe asnje nuk e mbeshteste

  6. vaso says:

    Gjithe keto studime dhe grada e tituj shkencore ne moshe kam te re.Si ia dolen kaq shpejt,dhe kur punuan.
    Po ministri qe beri POLICINE QE DUAM NE ,ku eshte.

  7. vaso says:

    Gjithe keto studime dhe grada e tituj shkencore ne moshe kaq te re.Si ia dolen kaq shpejt,dhe kur punuan.
    Po ministri qe beri POLICINE QE DUAM NE ,ku eshte.

  8. lloqelloqe says:

    alma moj alma – Ahmetaj, Moody, CEB, FMN, IMF, World Bank, nuk mund ti vesh ne nje rresht sepse perben sakrilegj per shkencen e ekonomise dhe fushen e financave.
    E para Ahmetaj, nuk ben politika te tijat se jaheq Rama gurmazin po te dali si ekspert i pavarur.
    E dyta vete Ahmetaj nuk ka kapacitetin shkencor profesional edhe po te doje ta beje. Sa per Moody’s ECB, FMN, IMF, e organizatave te tjera – nese ben cduan ata dhe i qendron modelit qe ata i afrojne qeverise shqiptare, sdo mend qe ne fund ata do thone Shqiperia beri mire cfare i thame.
    Ahmetaj nuk ka asnje input ne ate se cfar ndodh, por vetem Rama vendos nese do e degjoje apo jo banken boterore, banken europiane, fondin monetar nderkombetar dhe i thote Ahmetjt te bashkepunoje apo te kundershtoje.
    Ahmetaj nese provon te beje nje platforme vet e shef bythen ne zgare te marinuar me kripe e piper dhe nga Tirons i maskum bohet prap Gjirokastrit. Ministrat shqiptare jane zara te bajraktarit keshtu qe mos na i boni elozhe ketij hajdutit Ahmetaj se na boni me vjell.

    1. Kontabilisti says:

      Hahahaha

  9. Entela Bregu says:

    Nje pamje e re e qeverise, e paster dhe plot energji per punen qe i pret. Na behet qejfi per te gjithe. Kryesisht per figurat e e reja femra te cilat kam pershtypjen do i japin tjeter hije Shqiperise me punen e tyre.

  10. Anxhela Gjata says:

    Te vjetrit e merituan qe ti besojme serisht. Ndersa te rinjte jane shpresaj jone per te zhdukur helmin qe ka mbetur ende nder vite nga qeverisjet e meparshme. Urime dhe suksese qeversie se re.

  11. Elton Kadiu says:

    Shqiperia me e mire do te behet fale qeverise se re, dhe me e sigurt fale Ministrit Xhafaj. Shpresojme te gjithe te ndjekun rrugen e tij. Rrugen e duhur per nje vend me te mire.

    1. Janaqi says:

      Ti Elton me duket se pake marre dozen. Do beje rend nje person qe ka 4 studio avokatie qe punojne per tw dhe me vellane e denuar ne Itali per trafik nderkombetar droge??? Merre dozen tamam or djale dhe pastaj fol.

  12. Alma Bregu says:

    Nje fryme e re per Ministrine e Drejtesise.
    Etilda karakterizohet nga pozitiviteti dhe vullneti i papare per te punuar dite nate pa u lodhur.
    Me vjen mire tek degjoj per te ta realizoje kete arritje.
    Suksese

  13. Tereza says:

    Keni harruar te ahkruani tek cv e klisut qe ka bere master ne bixhozllek dhe vuan nga diabeti ndaj ka probleme me ereksionin! Dhe mos beni censure o mero a po ke hallin e nodnje tenderi!

  14. Ray says:

    E ke ndritur. Me mire me keta tekniket se me keta qe ke zgjedhur.
    Voto jugu e bej ministra verioret. Pika qe ste bie.

    1. alb says:

      pse budalla e ben ramen ti ? fitoj pikerisht sepse arriti te thyente veriun ,, jugu si me buk si pa buk si mire si keq vetem ps fiton,, rama dhe zgjedhjet e tjera afroje te gjith kriminelet stil i vjedhur nga berisha dhe erdhi ne pushtet biles jan bere me fanatike me ramen se sa me mikun e tyre te vjeter berishen………

  15. Devolliu says:

    Shkëlqyeshëm fare, qentë dhe zagarët e Pe De-së të Sali Kriminelit dhe të Like Floririt, hajdutit me çizme e me bllok, le të lehin. Në zgjedhjet e ardhëshme Populli ka për detyrë që ta çlirojë politikën shqiptare nga Banda e Hajdutëve të LSI-së.

  16. Pilo says:

    Studentet e Harwardit njihen si personalitete per aftesite e tyre intelektuale te vecanta dhe per rezultatet e tyre ne testet speciale qe ata aplikojne. Ne Harward nuk hyn dot cdokush. Periudha e shkolles aty zgjat te pakten 5 vjet dhe te graduohesh aty duhet te punosh mbi libra sa te dali shpirti. Nje pyetje kisha; nga cili muaj vit deri ne cilen muaj vit ka qene ne Harward Arben Ahmetaj? Biografia e Ministrit Ahmataj eshte e dyshimte dhe ka brenda mashtrim. Edi Rama duhet ta beje transparente shkollen e ministrit Ahmetaj ose ai duhet te jape doreheqjen. Kurset 3 mujore mund te jene ture per njohjen e ambienteve te shkolles qe behen per vendet e pazhvilluara dhe jo deshmi shkolle. Ahmetaj te jape menjehere doreheqje per kete mashtrim.

  17. Armando Zejmeni says:

    Bravooo zysh Etilda Gjonaj ministre drejtesie.
    E kam patur pedagoge te juridiku. Shume e pergatitur ajo grua dhe po ashtu nje njeri shume i komunikueshem. E meriton.

  18. Bimi says:

    Alma ti vazhdo puno me Ahmetajn une thashe vetem te verteten qe di vetem anglisht nuk ka shkolle tjeter e ministrat e financave ne gjithe boten jane nga financieret me te mire te vendeve te tyre , sepse e tille eshte financa dhe e perseris qe eshte turp qe ne 2017 te kemi ne krye te financave nje njeri pa snje lloj njohurie ne kete fushe ( kur pretendojme te dalim nga trazicioni ) partia socialiste ka profesore por mund te vendoste dhe nje pa parti.

  19. shvejku says:

    Zonja Kumbaro eshte skandal,per pa aftesine e saj ne kulture!

  20. labinoti says:

    Ne Elbasan u tha ne fushate se do veme 2 ministra, sepse ky qytet e qark i madh ka mbi 20 vjet qe nuk i caktohet asnji minister.Votat i duan Rama e shoket e tij…..Si duket degjon Qazon e bashkise qe e mban prej 17 vjetesh.por duket se degjon edhe G.Rucin qe sjell shoket e tij per deputet sic na solli Elmas Sherifin apo vijoi nga fshati i vet i Tepelenes e pruri disa te tjere.Populli ketu i di dhe kupton por nuk e pyet njeri Vetem nga Jugu jane vene afro 70 perqinde, ndersa nga Shqiperia e mesme asnji.Ngelet ore me Mirela Kumbaron akoma 8 vjet nji perkthyese e rendomte qe nuk di as anglisht..

  21. Patrioti says:

    Zoti tfgs1 ti ke te drejte te thuash mendimin tend,por nuk ke te drejte te ofendosh me thirje raciste dhe te spiris urretje fetare.Gazeta duhet te mos i botoje keto komente raciste.Ndonje prokuror nuk ka ti shikoje keto.

  22. DASHMIR says:

    ARMIQT E SHQIPERISE JANE VETE SHQIPETARET POR ARMIQT ME TE EGER TE SHQIPERISE JANE ATA QE KANE EDHE PUSHTET SI META BASHK ME NDRIKULLEN E TIJ POR I KANE TE KOTE SE SHQIPERIA DO TE ECI PERPARA PAVARSISHT SE ATA NUK DUAN I TREMBEN DREJTESISE BRAVO RAMA ME POLITIKEN QE ATA BEJNE TREGOJNE FUNDIN E TYRE ATA QE JU VOTUAN DHE SHUME TE TJER QE NUK MUNDEN TE VOTOJNE PER SHUM ARSYE KAN BESIM TEK JU SHQIPERIA DO TE BEHET

  23. Arber Iliri says:

    I uroj suksese qeverise se re, ne luften per nje shtet modern ne sherbim te qytetarit dhe pa korrupsion.Mos kurseni njeri nga te korruptuarit.Dy qe s’me duken dhe aq te besueshem eshte Blend Klosi dhe Peleshi.Dy pika te dobta te qeverise.Te tjeret i njoh dhe jane vertet me mend e karakter.Gjithsesi i uroj qeverise suksese, te shohim e te flasim.
    Reagimi i opozites e tipit berishist- pra e tipit te tejkaluar me kohe.Kjo e mori ne qafe politiken shqiptare aktualisht berishizmi, Paloqja, basha, mona hane marmallate pa fillu e ngrena, kjo nuk eshte sjellje moderne ne politike, por sjellje ala berishe, fenomeni me negativ qe per fat te keq na sundoi deri tani.Do ti uroja Berishes te mos fliste vend e pa vend, dokrra, por pak e sak.Do te shihni se Berisha do mbaje ala flamurin e opozites qe ne fakt nuk eshte opozite por deskutivitet i qeverisjes e shtetit si menyra e vetme per te marre qeverine.Drejtesia duhet te filloje punen e saj tani per gjithe krimet e bera nga qeveritaret ne keta 27 vite.Asni tolerim nese e doni te ardhmen e ketij vendi, 5, 10 apo 100 ish shtetare e politikane le te shkojne ne gjyq e burg, por te shpetoje vendi ne te ardhmen nga kjo lloj race hajdutesh ne politike.

  24. mani says:

    Ka shum rendesi qe femijet e zv.Kryeministres quhen Erlind, Iris dhe Edan si dhe burri eshte dr.Artani.

  25. Muzapopullore says:

    Populli pa qeverine tone eshte si peshku koran i Poradecit pa biciklete Mifa – Niko Pe Leshi Gusht 2017 (t’emen sa i zgjuar qe eshte delli…ne fillore ka dale me medalje (k) ari)

  26. Davidi says:

    Senida Mesi thone qe e ka burrin te LSI. Ne fakt erdhi nga Gjermania dhe banka Procredit pas disa muajve e flaku nga puna.

  27. Hasan Shima says:

    Zoti Mero zbuloi gjithe biografite e ministrave te rinj, pervec njeres, Sonila Qatos. Cudi!!!???? Zoti Mero mos u fshih pas gishtit sepse e di mire biografine e Soniles.
    Po finalizohet profecia e Ramiz Alise:
    Ne zbatim te te drejtave te njeriut, duhet tu japim kompesim ne para te burgosurve e tu plotsojme komoditete banimi; te sekuestruarve dhe te shpronesuarve, do tu japim nga nje leter ne dore, t’u njihet prona, por asnjehere nuk do tua japim, ne forma te ndryshme do t’i ngaterrojme me njeri tjetrin, te kalojne ne Gjykate ku do te zbatohet rrotacioni, nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten e per difekte teknike kthim per rigjykim ne shkallen e pare. Keta jane te moshuar dhe fuqi nuk kane. Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre, por ketyre duke u dhene nga nje pasaporte dhe me pak presion i largojme jashte, ata qe do te pretendojne dhe do te kembengulin do te lendohen. Pasuria e tera na perket ne se ne e beme……………..
    Ne kemi strategji brenda dy a tre legjislaturave do te kemi ish klasen komuniste ne klase kapitaliste.
    Bravo Mero tregove kush je dhe cfare perfaqeson, sepse cfare perfaqeson qeveria tashme e dime.
    Hasan Shima

  28. Hasan Shima says:

    Zoti Mero zbuloi gjithe biografite e ministrave te rinj, pervec njeres, Sonila Qatos. Cudi!!!???? Zoti Mero mos u fshih pas gishtit sepse e di mire biografine e Soniles.
    Po finalizohet profecia e Ramiz Alise:
    Ne zbatim te te drejtave te njeriut, duhet tu japim kompesim ne para te burgosurve e tu plotsojme komoditete banimi; te sekuestruarve dhe te shpronesuarve, do tu japim nga nje leter ne dore, t’u njihet prona, por asnjehere nuk do tua japim, ne forma te ndryshme do t’i ngaterrojme me njeri tjetrin, te kalojne ne Gjykate ku do te zbatohet rrotacioni, nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten e per difekte teknike kthim per rigjykim ne shkallen e pare. Keta jane te moshuar dhe fuqi nuk kane. Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre, por ketyre duke u dhene nga nje pasaporte dhe me pak presion i largojme jashte, ata qe do te pretendojne dhe do te kembengulin do te lendohen. Pasuria e tera na perket ne se ne e beme……………..
    Ne kemi strategji brenda dy a tre legjislaturave do te kemi ish klasen komuniste ne klase kapitaliste.
    Bravo Mero tregove kush je dhe cfare perfaqeson, sepse cfare perfaqeson qeveria tashme e dime.
    Hasan Shima

    Jo zoti Mero, edhe ti je pjese e censures komuniste, prandaj nuk e boton komentin

  29. Ino says:

    Shum mirr me emrat qe rinj ne qeveri ..femrat e reja profesionalisht te ndershme dhe me integritet jane per t bere pune t mrekusllueshme..etilda esht zgjedhje e duhurr..

  30. Rei says:

    Xhafa esht person i sprovuar dhe ka arritur rezultate t mrekullieshme n krye t reformes ne drejtesi dhe besimi i dhene ne krye te mins t brendshme esht thjesht arritja e radhes e tijj…

  31. Ameli Tafa says:

    Super super zgjedhje jane bere ne kete mandat te qeverise.Figurat e duhura per te ecur perpara ne projektet e tyre.Mbi te gjitha spIKAT Etilda si nje figure e re dhe shum e suksesshme.

  32. Amir Cela says:

    Etilda si nje profesioniste e vertete.E kam njohur si pedagogen time dhe eshe femer me shum nivel dhe jam e bindur qe eshte nje zgjedhje e duhur.Suksese Etilda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *