Rama: 10 objektivat e qeverisë, ministrat e rinj do të firmosin një marrëveshje parimesh normash

27 Gusht 2017, 12:06Politika TEMA

Kryeministri Rama deklaroi se ministrat e rinj të qeverisë së tij  bashkë me të do të firmosin një marrëveshje mirëkuptime jo formale parismesh dhe normash  me asamblenë  dhe grupin parlamentar të PS.

Teksa foli për 10 objektivat primare të mandatit të dytë, Rama tha se kjo marrëshje do të firmoset  pasi ata të dekretohem nga Presidenti i Republikës.

“10 tipare që duhet të ketë ky mandat; Besnikëria ndaj vendit, më tej vullneti i palëkundur ndaj reformave. Jemi vendi me më pak punonjës në administratë në rajon dhe jemi vendi me më shumë drejtorë.

Së treti; qasja frontale, operacione në cdo zonë, reformim, ristrukturim, rivlerësim burgimesh njerëzore.

Së katërti; gatishmëria për dialog me opozitën, por pa lënë asnjë punë të sotme për nesër. Sjellje pro-aktive duke i shtrirë dorën në cdo hap.

Ta kërkojmë bashkëpunimin jo kur vjen ‘veza për të dalë’ por në vijmësi për cdo cështje, por nuk do të qëndrojmë në vend duke pritur opozitën.

Së pesti; operacione jo konvencionale kundër korrupsionit. Duhet të ecim në ttugë të pashkelura më parë.

Do të nisim punën që këtë javë me ministrin e ri dhe parlamentin për ta zgjedhur programin një miliard, duke cuar një qasje të re buxhetore për ujin, shkolla dhe spitalet.

Do të bjmë largime në bllok të drejtorësh dhe shkrirje të drejtorive, si bordet e kullimit, apo policia gri që do të shkrihet që në mbledhjen e parë të qeverisë.

Së gjashti; duhet të jetë tipar përcaktues ulja e peshës së administratës në jetën e shqiptarëve dhe kompanive të bizneseve.

Psh; një njeri të mbledhë aq shumë dokumente për të marrë një dokument. Inspektorate pa fund, na duhen vetëm ata për ceshtje të jetës, jo të tjera. Ca ka fituar cdo sektor nga puna e këtyre, ca ka fituar mjedisi nga malet me gjoba të bankave të gjelbra.

Do të bëhemi një ndër shtet me numrin më të vogël të dokumenteve të nevojshme për shërbimet, nuk duhet të ketë shtet tjetër, që të ketë më pak se ne.

Do të bëjmë çmos për shërbimet publike; zyra do marrë dokumentet për qytetarët ku kanë nevojë, jo më pritje dhe zvarritje, qytetarët do e takojnë vetëm njëherë shtetin për shërbimet. Së shtati; afrimi me komunitetet, grupet e interesit në politik-bërje, i njerëzve të rinj në qeverisje në të gjitha nivelet edhe në administrim. Koalicion të madh me njerëzit.

Së teti; aftësia vetëkritike. Tipar i domosdoshëm, pasi ka qenë nga ministrat një tipar jo aq i dukshëm.

Ministra e rinj, pasi të dekretohen do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi me asamblenë dhe grupin parlamentar parimesh normash për t’u respektuar nga anëtarët e grupit. Së nënti; Disiplina për komunikimin.

Ky mandat nuk do të jetë shëtitje, pikën e fundit të djersës për cdo objektiv. Aftësia për të thënë “Më falni” që nga kolegu deputet deri te populli është jetike për fatin e kësaj beteje.

Dhe së fundmi; Dinjiteti i përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kursi i ndërtuar është i respektushëm, por duhet përforcuar te diplomacia” tha Rama.

2 komente në “Rama: 10 objektivat e qeverisë, ministrat e rinj do të firmosin një marrëveshje parimesh normash”

  1. kleptofagos says:

    Qellimi i Rames eshte njelloj si Berisha ne 1992, qe me “rregulla dhe ligje” te perqendroje pushtetin ne duart e tij, duke emeruar vetem lepujt ne stanin e pushtetit. Deputetet sipas listave te kryetarit, ministrat njelloj dhe gojembyllur perpara urdhrave dhe deshirave te kryetarit, bashkite te komanduara nga kryetari, ambasadoret po ashtu. Cdo gje, deri urbanistika dhe historia, kultura ne pergjithesi, sidomos tenderat dhe koncesionet sipas oreksit te kryetarit. Mos harroni kazanin e medias se shitur e te blere sipas ligjit kerkese-oferte. Ku jane personalitetet dhe meritokracia individuale? Po transparenca dhe konflikti interesit? Po sovraniteti i popullit? Kush do ta kontrolloje babezine e pushtetit, sidomos me drejtesine e pjerdhur qe kemi akoma? Rezultatet i kemi pare keto 25 vjet…

  2. Pffff says:

    Objektiva quhen keto ?!
    Po per ekonomine cfare do te behet?
    Po per tregun e lire cfare do te behet?
    Po per clirimin e monopoleve ne projektim cfare do te behet?
    A do te vazhdoje Atelier 4 te marre gjithe projektet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje