“Rama 2”, reagon ashpër Basha: Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit

Kryetari i opozitës Lulzim Baasha ka reaguar pas shpalljes nga kryeministri Rama të emrave të rinj të ministrave që do të formojnë qeverinë “Rama 2”.

Përmes një reagimi në facebook Basha i cilëson emërimet e ministarve se asgjë e re dhe si vazhdim dhe thellim i së keqes.

Më tej kryedemokrati hedh akuza ndaj qeverisë së re, duke thënë se është qeveria e thellimit të korrupsionit. të krimit dhe  konsolidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste.

Postimi i plotë i Bashës

Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit.

Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.

Kjo është qeveria e konsolidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste.

Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse.

Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish.

Kush mendoi se “takimet me popullin” dhe ballafaqimi me hallet e rënduara të njerëzve e bënë Edi Ramën të reflektojë, sot kuptoi që kjo qeveri nuk do jetë kurrë qeveria e popullit dhe nuk do punojë kurrë për popullin.

Opozita ka detyrën dhe përgjegjësinë që bashkë me qytetarët të mos lejojë të shkojë deri në fund ky projekt i zi për vendin tonë.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/basha-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/basha-2.png","attachment_id":"753664"}]
                 Loading...