ANALIZA/ “Qeveria e re pa surpriza, ja çfarë vlerësoj tek vendimet e Edi Ramës dhe përfshirja e Majkos”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Analisti Mentor Nazarko, teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘opinion’ në “News24” ka komentuar kabinetin e ri qeveritar ‘Rama 2’. Nazarko theksoi se këtë herë kryeministri Edi Rama, pavarësisht se ishte shumë hermetik me emrat, nuk surprizoi me zgjedhjet. Analisti tha se kabineti qeveritar “‘Rama 2’ nuk ishte më shumë se ‘Rama 1’”.

 

“Rama donte që mos të kishte rrjedhje informacioni për emrat e ministrave. Pasi u bë publike përbërja e saj ishte pikërisht fakti se kishte në dorë që ta bënte qeverinë si të donte. Ai nuk bëri ndonjë çudi të madhe, afirmim të figurave të reja, apo prurje të fuqishme jashtëpartiake. Në moment që se bëri dje, s’ka për ta bërë më. ‘Rama 2’ nuk ishte më shumë se ‘Rama 1’. Nuk mund të thuhet se kjo qeveri duhet etiketuar si qeveri e vazhdimësisë. Por momenti i parë që është momenti i racionalizimit, grupit në pakt, është një moment për t’u vlerësuar. Do duhet të përkthehet në administratë më të vogël, në fonde më të vogla. Momenti i dytë për t’u vlerësuar kemi një qasje të re, kemi një menaxher. Peleshi ka treguar aftësitë manaxheriale. Siç ishte dhe rasti i bashkisë së Korçës. Ai ka mbuluar në mënyrë të padukshme, jo bërtitëse disa çështje. Si Rilindja Urbane, apo kompensimi i pronave. Nuk është një figurë propagandistike. Ka arritur pritshmëri në qarkun e vet gjatë zgjedhjeve”, tha Nazarko.

Teksa u pyet lidhur me faktin se pse Elgantina Gjermeni nuk u përfshi në qeverinë e re, Mentor Nazarko pohoi se ka qenë Rama që që vendosi gjithçka, ndërsa ish-ministrja nuk ka pasur zë të fuqishëm për të pretenduar.

“Edhe unë kam vlerësim të lartë për zonjën Gjermeni. Një figurë e papërfolur, me backgraund akademik. Nuk ka pasur zë të fuqishëm për të pretenduar, Rama ka vendisur gjithçka. Ajo ndoshta është penalizuar për shkak të rikompozimit të qeverisë. Rama besoj se e ka në vëmendje rolin e saj, por nuk e di se çfarë forme do të kenë agjencitë kur të zhvillohen”, tha analisti.

Mes të tjerash Nazarko u ndal edhe tek emra konkret të ‘skuadrës’ së re të Ramës, duke përmendur kështu ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafajn si dhe Majkon.

Nazarko vlerësoi vendimin e Ramës lidhur me këto dy emra, ndërsa pohoi se Xhafaj ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, ndërsa Majko do bashkëpunojë me ekipet e organizatave në Diasporë.

“Duhet të vlerësoj rikonfirmimin e Xhafajt, pasi ka mbështetjen edhe të ndërkombëtareve. Emërimi i Majkos është një vendim i drejtë. Nuk e di si e kanë menduar përshkrimin e punës në këtë ministri pa portofol. Rama do t’i japë një lloj fuqie, të ndikohet edhe elektoralisht ndaj diasporës, që furnizon familjet shqiptare me para. Majko do duhet që me një ekip ekspertësh, duke përfshirë edhe organizatat jashtë në diasporë, ata duhet të jenë kontributor. Shpresoj që të bëhet diçka, që Majko dhe Rama të luaj të përfshijë edhe kontributin e tyre”, theksoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “ANALIZA/ “Qeveria e re pa surpriza, ja çfarë vlerësoj tek vendimet e Edi Ramës dhe përfshirja e Majkos””

  1. Raina says:

    O zoti analist. Interesat e tua te njohura shpesh te kane bere subjektiv. Me keqardhje, por te thuash qe Xhafa eshte nje risi dhe me perkrahje nga nderkombtaret, kerkon te mbulosh me velenxe interesi per cka ai eshte i perfolur. Xhafa mbetet strofkulla e te keqiave ne kete qeveri.

  2. MeleqAgaci says:

    Une e kuptoj plotesisht nga era e gazrave te Rames kualitetin e qeverise Rama 2. Por nuk spjegoj dot pse me pelqen jashte mase te shoh Ramen kur shurron ulur ne bisht. _ Mentor Nazarko 2017

  3. Merolamash says:

    o Mero lamashi, mjaft me propogande bythlepirse o palaco

  4. Analize shume profesionale. Ky Mentori po shkon dem. Gjynah qe nuk hap nsonje kurs per parukeri.
    Mero je ne shina te sigurta. treni yt nuk njeh ndalim, pervec se …kaperdimje

  5. Shoku " Shpati " says:

    Po cfar rendesie kane emrat ??? Nqs , qysh nga ministri dhe deri tek portieri I ministrise nuk kane nje rregullore te brendshme per rastet kur , pushohesh nga puna , jep doreheqje ( jo per arsye direkte te ministrit por edhe per gabime te vartesve te tij ) akuzohesh ligjerisht etj etj , pra sejcili duhet ta di deri ku e ka lirine e tij atehere emrat behen te paperfillshem . Duhet sistemi I cili I rregullon vet gjerat . Nese vendoset sistemi as kryeministri nuk e ndihmon dot ministrin ne ministrine e te cilit ka ndodh nje ngjarje joligjore , per te qendruar akoma ne detyre . Kjo menyre pune do te beje qe eprori te shikoj jo vetem punen e tij por te ushtroj kontroll konstant te vartesit e tij !!!

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Nje hajde de
    Po’ dy Jane shume.
    Dy ishin edhe vellezerit Zena dhane e dhane e hiku njoni n’ amerike.

  7. Dyrrahu says:

    Verejtje te medha nuk kam, por me vjen keq nga dy personalitete, te cilat nuk jane perfshire ne Qeverine Rama2. Fjalen e kam te zonja Kodheli dhe te zoti Brace. Edhe keto dy figura i mungojne Qeverise se sotme.
    Besoj se do te gjindet zgjidhje adekuate edhe per ato, keshtu do te jete me e qete ndergjegjja e zotit Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *