Basha ndjek “shembullin” e Berishës: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas reagimit të Sali Berishës, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin për librat.

Ai thotë se për arsimin e detyrueshëm tekstet duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat.

Përmes një statusi në facebook Basha thotë se “jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në radhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika”.

MESAZHI I BASHËS

Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme.

Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në radhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika.

Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Kjo do të ishte një ndihmë të madhe për familjet shqiptare dhe shkollimin e fëmijëve të tyre.

Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Basha ndjek “shembullin” e Berishës: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas”

  1. Demir Selaj says:

    Nese ka ndonje moster qw ka shkaterruar krejtesisht arsimin eswhte PD. Ishte ajo me Sali Berishen qe ngriti tregun e blerjes se krtediteve, te shitblerjes se diplomave, bile edhe te shkolles se mesme. Sikur te kryhej nje kontroll per diplomat e arsimit te mesem do te dilnin qindra te arsimuar ne universitete, por pa shkollen e mesme. Nuk eshte veshtire te kontrollohet, por mashtruesit edhe ne pushtetin e sotem nuk duan ta bejne ate. Sepse kane te afermit qe jane te punesuar dhe do te duhej t’i largonin nga puna.
    Librat do te ishte mire te shperndaheshin falas, por nje gje e tille sot eshte krejtesisht e pamunusr. Shteti njehere duhet te ngreje neper shkolla, kabinetet, biblioteket, te kryeje elektrigfikimin e shkollavfge etj. Sepse tani jane vete prinderit qe investojne per keto gjera, bile edhe per nje top qe nxenesit te kryejne oren e fiskultures. Pasi shteti vete prej vitesh arsimin e ka braktisur krejtesisht. Dhe per kete fatori nr. 1 eshtew Berisha me PD-ne e tij. Qw sot duket se u ka mbushur mendjen shqiptarwve se duhet flakur tej.

  2. IP says:

    As ne komunizem nuk jepeshin librat falas fare. ketej jashte Shqiprie nga jetojme, s’ka asgje , absolutisht asgje pa para. Perkundrazi, pervec taksave shume te larta cdo gje paguhet shtrenjte sa dhe po te punosh dy pune, zorr se te mbetet gje. Mos besoni c’ju thone genjeshtaret e medhenj. Pyesni Lulin tregoje me dokumenta sa taksa paguan ne Hollande dhe cfare merr falas atje.

  3. DIBRANI says:

    Në se u ardhka keq , kaq shumë per femijët e shkollës , çfar bëtë per 8 vjet në pushtet ?!
    Jini kaq hipokritë , sa që nuk u beson më askush , jo vetm kur dërdëllisni broçkulla , por
    edhe në se do të thoshit (ndonje herë) të vërtetën .Jini tej konsumuar e vetdemaskuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *