Ivanoviç: Marrëveshja me Kosovën, vetëm pas hyrjes së Serbisë në BE

Kryetari i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP Oliver Ivanoviç theksoi se dialogu i brendshëm për Kosovën është çështja më e rëndësishme për serbët. Marrëveshja me shqiptarët, tha ai, do të jetë e mundur vetëm pas hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për televizionin N1 politikani serb kujtoi se ai mbështeti idenë e Presidentit Aleksandar Vuçiç për dialogun e brendshëm mbi Kosovën dhe i kërkoi atij që të jetë më këmbëngulës sesa paraardhësit e tij Boris Tadiç dhe Vojislav Koshtunica, transmeton Klan Kosova.

“Dy të parët nuk ishin këmbëngulës. Kjo nuk është e mirë. Duhet të kishit gjithë kohën në këtë botë, deri tek çështja e së ardhmes sonë. Vuçiç duhet të hapë debate serioze”, tha ai. Udhëheqësi i SDP rikujton se në vitin 2006 ai propozoi një model qipriot për Kosovën, jo si një model statusi, por si model i zgjidhjes së konfliktit.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një “konflikt të ngrirë”, siç pretendohet nga Presidenti Vuçiç, duke shtuar se një model i tillë, përveç në rastin e Qipros, në BE është aplikuar edhe në rastin e Mbretërisë së Bashkuar – d.m.th si Qipro që është pranuar në anëtarësim me status të pazgjidhur të pjesës veriore të ishullit, ashtu edhe Britania është bërë anëtare e BE-së, derisa çështja e Irlandës së Veriut ende nuk ka qenë e zgjidhur. Prandaj, Ivanoviç beson se Serbia duhet gjithashtu që në BE të pranohet si një vend gjithëpërfshirës, së bashku me Kosovën.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Ivanoviç: Marrëveshja me Kosovën, vetëm pas hyrjes së Serbisë në BE”

  1. timo says:

    Ëndër e një nate vere. Shekspir.

  2. zz says:

    Mos e “rruaj” fare Ivanovic mbaje me shkume

  3. pro says:

    THIKE ME DY PRESA..Ballkani perendimor do te hyje ne BE ne grup,por duhet si shtete me vehte dhe jo nen ombrellen politike.te dikujt tjeter

  4. Kuq e zi says:

    Hahahaaaa
    Harron ky qe be e ka njohur kosoven???
    Apo ka ndonje be tjeter mos jete ajo me rusine!!!!
    Sa per qipron zotrote ne be eshte vetem pjesa greke dhe kur ndodhi referendumi pak vite me pare per ribashkim grekoqipriotet votuan kunder bashkimit sikur serbia te votonte kunder bashkimit me kosoven
    Imagjino sa e ngjashme eshte me qipron kosova
    Enderro se ato sti prek kush vetem vazhdo dhe gjume te embel

  5. spectrum says:

    Hahahaa po hyri Serbia ne europe ve veto per kosoven kjo nuk do ndodh kurre pasi te keni njohur kosoven do hyni prehini profkat amatore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *