Ja cili është angazhimi i parë i Mirela Kumbaros pas rikonfirmimit në krye të Kulturës

Më shumë mbështetje krijuesve të rinj në katër vitet e ardhshme. Ky ka qenë angazhimi i parë i Mirela Kumbaros, pas rikonfirmimit të emrit të saj ditën e djeshme nga kryeministri Rama në krye të Ministrisë së Kulturës.
Të hënën, Kumbaro  e ka nisur ditën në një takim me 5 fituesit e Fondit për Krijimtarinë Letrare për të Rinj në mjediset e Ministrisë së Kulturës, të cilët  i ka përgëzuar për pasionin e tyre ndaj letrave si dhe ka ndarë me ta faktin se këto programe mbështetëse për krijuesit e rinj do të vijojnë edhe gjatë katër viteve të ardhshme, si një shtysë e domosdoshme inkurajuese për letërsinë tonë.
Çfarë kënaqësie sot që u njoha me 5 fituesit e Fondit për Krijimtarinë Letrare për të Rinj, Manjola Nasi, Saimir Muzhaka, Belfjore Qose, Eris Rusi, Elona Çuliq,  
autorë të poezisë, prozës së shkurtër e prozës së gjatë, që japin shpresë e besim se Letërsia shqipe e ka rrugën e gjatë 
Ky është një program që Ministria e Kulturës do të vijojë ta mbështesë në vitet në vazhdim bashkë me të tjera programe të dedikuara për Leximin  
Urime dhe punë të mbarë autorëve  Përshëndetje Lexuesve që së shpejti do të kenë në dorë 5 libra të rinj e me vlerë!  Takohemi për një LIBËR”, shkruan Kumbaro në Facebook-un e saj, duke treguar kështu përkushtimin e saj si ministre, por edhe pasionin si një njeri që vjen nga bota e letrave, për politika nxitëse ndaj librit e krijuesve.
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Mirela-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Mirela-1.jpg","attachment_id":"754521"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *