Kosovë, Mustafa: E pamundur një qeveri gjithëpërfshirëse

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa thotë se është obligim moral, politik e njerëzor që Lëvizja Vetëvendosje të dal dhe të sqarojë të gjitha sulmet, kërcënimet, dosjet e dërguara në prokurori dhe shumë çështje tjera të bëra ndaj tij.

Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, kreu i LDK-së, thekson se nuk dëshiron ta lidhë fatin e shtetit dhe funksionimit të institucioneve të vendit me rastet individuale, prandaj ka autorizuar përfaqësuesit e LDK-së që të flasin me ata të Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e një bashkëpunimi nëse arrihet të harmonizohen programet për shumë çështje të rëndësishme.

Kryeministri Mustafa kërkon nga PDK-ja dhe partnerët e saj të koalicionit që të procedojnë me kryetarin e Kuvendit dhe t’i hapin rrugë themelimit të qeverisë, e të mos e zvarrisë këtë proces.

Mirëpo, Mustafa sqaron se nuk kishte kërkuar asnjëherë nga Vetëvendosje që t’i tërheq dosjet nga prokuroria, porse të dal dhe të deklaroi se ato i ka bërë vetëm për efekte politike, pasi prokuroria ka dhënë fjalën e saj dhe nuk ka gjetur asgjë në to që e inkriminojnë atë.

Megjithatë, kreu i LDK-së, thotë se ai nuk dëshiron që rasti i tij si kryeministër i sulmeve të bëhen tani shkas i mosfunksionimit të shtetit.

Sipas tij, për të bashkëpunuar me VV-në, ajo duhet të tregojë për orientimin e saj dhe për shumë çështje me rëndësi, si është zhvillimi ekonomik, dialogu, ushtria, liberalizimi që lidhet me demarkacionin dhe çështje tjera.

Në këtë intervistë, kryeministri Mustafa ka folur edhe për kërkesën e kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, që të jetë një qeveri me gjithëpërfshirëse, e po ashtu edhe për votën e vajzës së ish presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugovës pro koalicionit PAN.

Kreu i LDK-së e ka quajtur të parealizueshme idenë e Haradinajt, derisa nga Teuta Rugova ka kërkuar ta respektojë partinë me të cilën ajo mori votat që të bëhet deputete. Në seancën e parë konstituive të thirrur nga presidenti, Teuta Rugova kishte votuar pro shtyrjes së seancës, derisa tashmë është konfirmuar se ajo do të votojë pro për kandidatin për kryetar Kuvendi dhe për Qeverinë e koalicionit PAN.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *