Kryeministrja serbe: Pres që Zaev të mbajë fjalën për votën kundër ndaj Kosovës në UNESCO

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Maqedonia do të jetë e përmbajtur në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”. Kështu u shpreh kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, një ditë pas takimit me homologun maqedonas, Zoran Zaev, në takimin joformal në Durrës.

Në një deklaratë për mediat serbe, ajo tha se për Serbinë ka qenë shumë e rëndësishme t’i përcjellë Zaevit se vota eventuale ‘pro’ e Republikës së Maqedonisë në mbështetje të Kosovës, do të ishte në kundërshtim me interesat kombëtare serbe.

Gjithashtu ajo paralajmëroi se një gjë e tillë do të shkonte në dëm të bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy vendeve.

“Dëgjova çfarë tha Zaevi, se këtë vit kjo gjë nuk do të jetë temë debati.

Unë aspak nuk do të kisha hyrë në spekulime se a do të jetë temë këtë vit ose jo, por kryesorja është që në rast se diskutohet ajo çështje të gjithë duhet t’i mbahemi fjalëve të dhëna, qoftë këtë vit, qoftë tjetrin.

Unë mendoj se do të vazhdojmë dialogun, kam besim te partnerët tonë rajonal dhe pres të mbahen fjalët.

Për këtë temë ai nuk kishte hamendje as në takimin në Trieste”, tha kryeministrja e Serbisë, Brnabiç. /tesheshi/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *