Kukësi firmos me Samuel Gilmore

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Skuadra e Kukësit ka firmosur ditën e sotme me mesfushorin Samuel Gilmore. Nigeriani ka qenë disa kohë në provë te verilindorët dhe është vëzhguar nga stafi teknik. Nigeriani është vetëm 21-vjeç dhe premton edhe për të ardhmen. Gilmore do të vihet nën urdhrat e stafit teknik sapo të përfundojë edhe faza përgatitore në Ohër.

Gilmore ka luajtur në Izrael me ekipe si Hapoel Akre dhe Hapoel Petah Tikva, nga dita e sotme ai do të nisë edhe aventurën me skuadrën kampione të Shqipërisë.

GILMORE – Në një prononcim për sajtin e klubit, ai shprehet mjaft i kënaqur për arritjen e marrëveshjes me verilindorët.

“Jam shumë i gëzuar që arrita të firmos me Kukësin. Kam kaluar ca ditë këtu dhe nuk është ambient i panjohur për mua. E njoh stafi teknik, i njoh lojtarët dhe kjo është pozitive për fillimin e kësaj aventure. I kam të qarta qëllimet dhe synimet e Kukësit dhe shpresoj të bëj më të mirën për këtë ekip. Dua të arrij gjëra të mëdha me Kukësin dhe të provoj shijen e trofeve”, – përfundon Gilmore për sajtin e klubit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *