Lajmi bllof për Majlinda Bregun ministre e "Rama 2", Besnik Mustafaj e krahason PD me një punishte që…

28 Gusht 2017, 18:24Politika TEMA

Pak ditë më parë në media qarkulloi një lajm, sipas të cilit ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu do të ishte pjesë e qeverisë “Rama2”. Lajmi u pasua nga debate në shumta në rrjet, një ndër të cilët ishte edhe ai i deputetit të Vlorës, Agron Shehaj, biznesmen i përfshirë në listat e kandidatëve të PD-së.

Shehaj me ironi shkruante se pas Bregut, Rama duhet të marrë edhe Astrit Patozin. Komenti i deputetit të listës Basha shkaktoi reagime të shumta, veçanërisht nga ato që njihen si kundërshtarët e kreut demokrat të PD.

Një ditë pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar, ku rezultoi se Bregu nuk do të ishte ministre, sikundër paralajmërohej në media, Besnik Mustafaj, ka reaguar ndaj komentit të deputetit të Vlorës.

“Punishtja vazhdon punen me sa duket”, shkruan Mustafaj, duke sjellë në vëmendje komentin e Shehajt.

Mustafaj është një nga kritikët e Bashës në PD, edhe pse në disa momente ai u pa të ofrohej në partinë nga ku u largua pasi dorëzoi detyrën e ministrit të Jashtëm në vitin 2007.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje