Meta dekreton shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të FA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçakun në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit të Presidencës, shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Kollçaku në karrierën e tij të gjatë e të spikatur ushtarake, pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në vitin 1990 si oficer zbulimi taktik, ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë J5/8 në Shtabin e Përgjithshëm, para se të kryente detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes (AISM) në vitin 2015.

Gjithashtu Gjeneral Brigade Kollçaku ka mbajtur edhe pozicione të ndryshme në nivel shtabi brigade (Shef Zbulimi),  Drejtor i Drejtorisë J2 dhe Drejtorisë J3 në Shtabin e Përgjithshëm, si dhe Shef Sektori në Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, duke shërbyer edhe në pozicione të tjera të rëndësishme në mjedise ndërkombëtare e shumëkombëshe.

Në kuadër të NATO-s, detyra e tij e fundit ka qenë Drejtor i Divizionit të Koordinimit dhe Integrimit në Komandën Supreme të Aleancës në periudhën 2013-2014. Nga tetori 1996 deri në prill 1997 me gradën e atëhershme të Kolonelit, Gjeneral Brigade Kollçaku shërbeu si Vëzhgues Ushtarak në Misionin e OKB-së në Gjeorgji. (UNOMIG).

Gjeneral Brigade Kollçaku, para se t’i jepej grada madhore aktuale nga Presidenti Meta më 31 korrik 2017, ka ndjekur dhe është diplomuar edhe në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të SHBA, Kolegjin e Forcave të Armatosura të Përbashkëta, Kursin e Kombinuar të Inteligjencës Strategjike pranë Agjencisë së Zbulimit Ushtarak të SHBA, si dhe Kursin Ekzekutiv të Studimeve Strategjike të Sigurisë Evropiane në Qendrën “Xhorxh C. Marshall”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Meta dekreton shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të FA”

  1. beni says:

    mos thoni qe nuk eshte shaka ?????? Nese eshte e vertete atehere ushtria ka marre fund e bashke me te edhe standardi dhe niveli i drejtuesit ushtarak te saj

  2. nje tjeter skuth,servil skraparli mer bekimin e presidentit me te urryer nga populli.

  3. Bardhi Tolabi says:

    Per cilen ushteri ben fjale ti,beni?
    Per ate ushteri qe e shkateroj Saliu ,duke hequr ushtaret e karieres dhe duke e mbushur me militante hajdute,te cilet vodhen armatimet,trafikuan ato,shkateruan depot dhe hodhen ne ere banoret e Gerdecit?Per ate ushterine qe hapi dyert dhe ndodhi masakra e 1997-es kur u hapi depot dhe u rrembyen armet prej popullsise civile,pasoja e te ciles ndjehet edhe sot?
    Ushteria ne u befte se per te marre fund ka kohe qe ka marre fund…

  4. astrit says:

    O Ben, mos hidh balte mbi njerezit! Shiko CV e tij, te cilen nuk e ka asnje gjeneral ne Forcat e Armatosura! Bardh Kollcaku eshte nga oficeret me te mire qe ka sot Forca e Armatosur! I uroj suksese dhe mbaresi ne kete detyre teper te rendesishme dhe te veshtire!

  5. Ilir says:

    Sozia e aktorit komik Steve Carrel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *