Një koment i shpejtë mbi zgjedhjet e Ramës dhe rolin e disa ministrave

Nga Shpëtim Nazarko

Më e rëndësishmja në pjesën e parë të fjalimit të Ramës, është theksimi i idesë se ky mandat ose do të jetë i fundit për një kohë të gjatë i PS-së, ose i pari në serinë e atyre që kërkojnë modernizimin real të Shqipërisë.

Përkundrejt të zakonshmes, materializimin e idesë së qeverisjes së mirë dhe bazës për fitoren e të nesërmes, Rama e shikon në arritjen e 5 përqindëshit në rritje të ekonomisë. Kjo shifër duket e mjaftueshme në syrin e një burokrati, por edhe të një vëzhguesi të natyrës së përgjithshme. Nëse nuk e arrijmë, thotë Rama, dështimi do të jetë i qartë.

Natyrisht që shifra pavarësisht se përfaqëson një tërësi gjërash që karakterizon qeverisjen e mirë apo përarimine bërë në katër vjet, ajo nuk është më e rëndësishmja për mendimin tim. Qeverisja e mirë duhet të parë në programin që paraqitet dhe që realizojnë reforma që e shtyjnë vëndin përpara apo hedhin themele të shëndosha.

Në kohën nga 25 qershori, do të duhet të dëgjonim iderat apo shtyllat që do të përbënin programin e qeverisjes katër vjeçare. Rama e përqëndroi siç dihet këtë periudhë në dëgjesat. Ndërkohë edhe në kohën që ai po fliste, përsëri asnjë nuk e di cila do të ishte përbërja e qeverisë së re.

E gjitha kjo përbën prej ditësh të tëra zhurmën e zakonshme mediatike. Problemi themelor nuk qëndron te emrat sesa te koha që kanë ata deri në mesin e shtatorit për të ravijëzuar një program të qartë në rolin që u ngarkohet. Nuk e di sa të drejtë kanë komentuesit që janë munduar të zgjidhin enigmën e emrave, apo sa ka qënë i shqetësuar Rama në problemin që theksova.

Në pjesën e dytë të fjalës, Rama prezantoi qeverinë e re e cila natyrisht do të jetë burim komentesh për disa kohë.

Shkurtimisht mund të themi (sipas pikëpamjes time natyrisht) se boshti i qeverisë së tij të re do të jenë Gjiknuri, Ahmetaj, Peleshi, Qato dhe Nikolla. Kjo renditje që për shumë mund të duket e çuditshme për mua është pikërisht boshti i saj. Nuk mund të thuash megjithatë shumë tani për tani.

Gjiknuri është guri më i rëndësishëm në qeverinë e tij, pasi energjia është motori real i zhvillimit të vëndit tani e përgjithmonë. Ai ka provuar veten se në sektorin më të kolapsuar dhe arriti ta nxjerrë nga ky kolaps. Do të jetë shumë e rëndësishme programi i kësaj ministrie në zhvillimin e formave të tjera energjish, por dhe aftësia e mëtejshme menaxhuese e Gjiknurit. Kjo për shkak të kaosit të urban që trashëgon Shqipëria e njëzetë e pesë viteve të fundit ku humbjet për këtë shkak edhe për një kohë të gjatë do të bëjnë kërdinë.

Gjiknuri do të ketë në dorë edhe infrastrukturën. Unë e perceptoj këtë rol, të lidhur me transportin, i cili krahas bujqësisë duhet të jetë një nga dy sektorët prioritarë të Shqipërisë. Në këtë pikë duhet të presim e të shohim rolin e Gjiknurit.

Ahmetaj arriti të stabilizojë parametrat e ekonomisë në shifra që theksojnë stabilitet për të huajt, prej të cilëve ende dhe për shumë kohë do të varet kjo ekonomi.

Rama e forcoi edhe me ekonominë rolin e Ahmetajt, çka për mendimin tim është një lëvizje jo e mirë. Në praktikën 25 vjeçare, hiq Nanon ata që kanë drejtuar vëndin, nuk kanë pasur profil ekonomisti. (Mund të flasësh edhe për Metën, por në momentin që mori këtë post, nuk kishte asnjë ditë pune në këtë profesion dhe në këtë pikë edhe ai nuk mund të shpëtonte nga varësia).

Kjo veçori e bën shumë të varur kryeministrin e një vëndi të varfër nga ministri i financave. I cili bën planin e të ardhurave, i mbledh ato etj. Kjo e ka bërë ministrin e finacave kryeministrin “de fakto” të vëndit. Ai praktikisht mund të shfrytëzojë dobësinë e e kryeministrit të cilit i plotëson “dëshirat” dhe pas kësaj mbretëron i qetë në mbretërinë e tij. Një strategji e tillë, e ka shkatërruar vëndin nja dy atre herë këto njëzetë e pesë vjet.

Duke i zyrtarizuar si pjesë të fuqisë dhe ekonominë, roli i ministrit të finanacave pra i Ahmetaj bëhet shumë shumë i fuqishëm.

Kjo lloj fuqie, natyrisht nuk mund të mos jetë vënë re nga Rama që ashtu si thashë si dhe paraardhësit është larg profesionit të ekonomistit. Zgjedhja e bërë prej tij ashtu si edhe e paraardhësve, mund të rezultojë fatale nëse ai nuk mbahet nën vëmëndje të vecantë.

Për të shmangur këtë dobësi që mund të rezultojë siç e thashë edhe më sipër edhe fatale, Rama ka vendosur në krah, po larg tij, Qaton në rol të drejpërdrejtë si urë lidhëse me sipërmarrjen. Kjo lëvizje mban në mbikqyrje të drejpërdrejtë Ahmetajn. Një lëvizje që mund të quhet e saktë po të kemi parasysh rolin vendimtar të sipërmarrjes në Shqipëri.

Peleshi një menazher i sprovuar dhe me kulturë të gjërë, do të menazhojë ndoshta sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë, bujqësinë dhe fshatin në përgjithësi. I ardhur nga një rajon që është më i zhvilluari në sektorin e bujqësisë, Peleshi do të duhet të japi shëmbuj konkretë.

E thënë me një fjali; Peleshi duhet të bjerë produktet e fshatit në qytet. Vetëm kjo lëvizje do të përmbysë atë raportin ende shumë të keq import-eksport në bujqësi. Për mua është një nga lëvizjet më të mira të Ramës. Bujqësia që megjithë kontributin e saj pavarësisht nënvlerësimit që i është bërë, është dhe duhet të jetë sipas meje themeli real i ekonomisë kombëtare.

Nikolla mbetet në sektorin e ministrisë së arsimit. Pavarësisht vlerësimit të mirë të Ramës, besoj se roli i saj do të quhet i rëndësishëm në varësi të kujdesit që do të tregojë ndaj reformave që në këtë sektor që janë ende në pelena. Për mua suksesi i saj krahas punëve të tjera, do të jetë i lidhur me ato që do të bëjë në arësimin profesional. Sado të rëndësishme të quhen sukseset e saj, arsimi profesional besoj do të jetë guri i themelit që do të tregojë sa  të drejtë ka pasur Rama në zgjedhjen e bërë.

Për ministrat e tjerë është herët të bëjmë komente. Për mua, ata që përmënda janë ministrat më të rëndësishëm të Ramës që do të përcaktojnë suksesin apo dështimin e qeverisë së tij.

Për ta mbyllur duhet të përmëndim se numuri i ministrive është më i vogël se herët e tjera.

Një koment i shpejtë mbi zgjedhjet e Ramës dhe rolin e disa ministrave

 

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Një koment i shpejtë mbi zgjedhjet e Ramës dhe rolin e disa ministrave”

  1. shushica says:

    Nje deshire e imja personale ….do ta doja Nazarkon keshilltar te kryeministrit per ekonomine ,edhe pse politikisht besoj se nuk jemi ne nje krah …Gjithesesi ,ka njohur mire dy sistemet ,njeh forcen e programeve por edhe te konkurences ,nuk eshte pasionant ,por racional si te gjithe shahistet,ka disa ide interesante….Por une do te shtoja domosdoshmerine qe Rama te terheqe investitore te industrise High Tech…si rruga e vetme per ti dhene vendit nje zhvillim bashkekohor dhe per futjen ne pune te mijra te rinjve ne qendrat urbane ,duke i shkeputur ata nga jeta boshe ,krimi ,iluzionet e diplomave te blera..Dhe ne kushtet aktuale ,ku te gjithe vendet e zhvilluara perendimore maten 100 here perpara se te investojne …Rama le te marre valixhen ,te ngulet ne nje hotel ne Shenxhen dhe te garantoje investitoret kineze ,te cilet per aresye te ndryshme ,mund te krijojne edhe ne Shqiiperi nje sere polesh te elektronikes dhe informatikes …Nuk eshte shaka ..e kam seriozisht….Keshtu bejne mjaft qeveritare ne bote…a nuk shkon Merkel dy here ne vit ne Kine ,,,perse …per te pare murin….

    1. Kostandin says:

      Shushica,
      Me ke lexuar mendimet, kam vite qe e them kete nder miq.
      Europa eshte vetem treg punesimi per Shqiperine per momentin, nuk ka me fuqi investuese e mbi te gjitha interes investimi ne Shqiperi.
      Orientimi i politikes ekonomike te Shqiperise duhet te jete me fleksibel, duhet te ndryshoje qendrimi ndaj Kines, ose me mire Rama (antikinez i terbuar deri ne idiotesi) duhet te perpiqet tu futet ne zemer kinezeve.
      Ata jane sot zhvilluesit e investuesit kryesore te High-Tech-ut, te telekomunikacionit, te e-commerce, te energjise se rinovueshme (diellore), te infrastrukturave moderne (hekurudhat ne veçanti) te shpejtesise se larte, te zhvillimit ekologjik te transportit (makinat elektrike).
      Sa per politikat mjerane ekonomike te qeverive shqiptare te “tranzicionit”, kujtoni vetem faktin qe “mburrja” me arritjet eshte se qindra e mbase mijra te rinj e te reja shqiptare te diplomuar ne ICT punojne te “deklasuar” e te çvleresuar ne Call Centera e mijra vajza e gra shfrytezohen me paga Bangladeshi neper fazone.
      Shkruaja Rames keto sugjerime, une do te thosha orientime te reja te politikes ekonomike, ne ato blogje apo FB etj.

    2. Tafa says:

      Po ky po thote qe duhet ekonomist, Shushica.
      A e ke degjuar Ramen se cfare thote per kete Nazarkon??
      Po ti nuk ke faj, sepse tani eshte bere deti kos, dhe kujt i mbushet mendja, behet ekonomist, mjek, inxhinier, dhe te flet per keto zanate, tamam si ndonje ekspert i rralle. Dhe ne si popull duke degjuar keta ekspertet dhe demagoget, ne media, ne politike, ne ekonomi, ne art e kulture, fusim doren te thesi i pjeshkave dhe kapim te vetmin trangull qe ka ky thes. Trangullin tashme e kemi, ti do qe te kete edhe kete prasin Nazarkon nga pas, qe zoti e di se cfare zanati ka…Deshire personale e jotja kjo…

  2. orli says:

    Z.Nazarko! Per mendimin tim ministrat po te ken pak aftesi drejtuese dhe menaxhuese do ta benin shume mire detyren e tyre po qe se vjedhin aspak, pra ne qofte se nuk vjedhin.Fillimisht Rama duhet te jete shembulli i pastertise e pastaj te tjeret nuk kane nga ja mbajne.Drejtuesit jane pasqyra e vartesve, po qe drejtuesi i mire edhe vartesi nuk ka nga ja mban pa qene i mire! Prandaj qeveria po drejtoi mire duke qene e pakorruptuar edhe sukseset do te jne te padiskutueshme.

  3. kleptofagos says:

    Nuk mund te rrinte Nazarko pa bere nje koment (per koment) dhe per ti krehur bishtin Atij…

  4. Bogonica says:

    Nje gazetare e i afrohet me mikrofon ne dore ish ministrit Zabit Brokaj dhe e pyet:
    – Sot ne kishte nje lajm qe drejtori… ne ministrine e… eshte perfolur ne vjedhjen e…c’mund te na thoshnit per kete?
    -Kujt ja ben kete pyetje, i thote Brokaj.
    -Juvej, ja kthen gazetarja.
    – Po une kam qene minister,i thote Brokaj.
    -E pastaj? i thote gazetarja.
    – Po thuaj vjedh ministri, jo drejtori,dhe vazhdoi me tej. E di c’te ben ministri,te ben gjemen e mbylli fjalen ish ministri Brokaj
    -Ne qofte se vrehen abuzime ne nje sektor abuzuesi i pare eshte ministri perkates.

  5. Me mire. says:

    Gjithsesi koment i arsyeshem por e thote eshte mendimi i Tije.
    Por vendimin e ka ne dore i votuari masivisht, Ai qe ka treguar e po tregon se Shqiperia mund e duhet te behet.
    Por ana tjeter, opozita eshte e nxirese e pa kurrfare shprese sepse premtim ka prishjen e atyre puneve qe i bene “bijte e komunisteve”.
    Keshtu qe i mbetet po erdhi ne pushtet te beje punen e shkaterruesve te vendit. Se keta oooo pozitaret qe jane marifetçinj te shkaterrimit u japin mend ndertuesve!!!.

  6. a says:

    Nazarko, i sakte ne vleresimin tuaj.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Reformat ne arsim,ku portali dhe provimet e matures,duhet te funksionojne si ne vendet perindimore.
    Nxenesit me nota pesa (4) kane marre nota 10,ne provimet e matures,kercet kopy paste !!!!!
    Mungojne mekanizmat qe e bejne reformen e suksesheme.
    Arsimi profesional,eshte diçka e re per Nikollen,por me shume probleme .
    Sporti,jo vetem si emer.
    Ministria duhet te mbuloj ekipet sportive te moshave,ne klubet sportive shume sportesh.Te kontrolloj dhe emeroj kete sektor specialistet dhe menaxheret me te mire.Ekipet sportive te shkollave te perfshihen ne kapionatet zonale dhe kombetare.
    Tài jepet fund emerimeve ne zyrat arsimore,te specialisteve te fushave te tjera,te cilet drejtojne sportin ne shkolla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *