“Pushkatimi” pa gjyq i PD

28 Gusht 2017, 15:14Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Përfundimisht PD është “pushkatuar pa gjyq”, dhe kjo ka ndodhur në momentet më delikate të saj, kur vihet në pikëpyetje mbijetesa e kësaj partie historike. Partia e dhjetoristëve, partia e vlerave demokratike dhe euroatlantike, partia e ëndrrave të mëdha, rrezikon të kthehet në partiçkë, pasi ka rënë në duart e një njeriu të rrethuar nga servilë, dështakë, pjestarë të klaneve të shpartalluara dhe grupimeve që kërkojnë domosdoshmërisht asgjesimin e PD. Mungesa e transparencës, mungesa e garës së sinqertë që karakterizoi PD deri në 22 korrik, mungesa e dëshirës dhe vullnetit për zbatimin e Statutit të PD si dhe pabesia me të cilën një kryetari “ri” vendosi të “ngrijë vehten” por pa u larguar nga posti dhe zyra e tij, janë treguesit e fillimit të një procesi vetshkatërrues i cili mbetet i pashmangshëm.

Partia Demokratike e Shqipërisë, u formua si një formacion vlerash demokratike, europiane, ajo ishte dhe do të mbetet aspirata e rinisë, e qindra mijëra intelektualëve dhe desidentëve të dënuar nga diktatura, dhe nuk mund të mbetet peng i një njeriu që vetëm qoftë ky edhe kryetar partie. Ajo ç’ka ndodhi me PD para dhe pas 22 korrikut, pas një gare aspak të ndershme, e antistatutore, si dhe ajo që po pergatitet të ndodhë në muajt në vijim, mbetet sinjali alarmit për qindra mijëra demokratë. Partia Demokratike e Shqipërisë, kurrë nuk ka qenë më e rrezikuar se sot, kurrë nuk ka qenë më e atrofizuar se sot, kurrë nuk ka qenë më e tradhëtuar se sot, dhe kurrë nuk ka qenë më e përdorur se sot, për interesa klanore, personale, gati për tu shpërbërë.

PD sot nuk e shpëton dot as Dr. Berisha, pasi frenat e saj i ka marrë klani anti-PD, duke larguar dhunshëm vlerat dhe kontrubuesit e saj, dhe duke afruar antivlerat e saj, një rrugë e cila këtë parti do të kthejë shumë shpejt në shoqatë. Ajo që ndodhi me PD në 25 qershorin e 2017, ( dhe pas mashtrimit me çadrën e “lirisë” ) pa asnjë mëdyshje do të quhet, si fillimi i shkatërrimit të një partie, e cila 27 vjet më parë ngriti në këmbë 1.2 milion zemra shqiptarësh për ta bashkuar vendin me familjen e madhe europiane dhe demokracinë më të vjetër në botë, atë amerikane.

Mungesa e fushatës dinjitoze, mungesa e sinqeritetit dhe transparencës, mungesa e aftësive, largimi dhunshëm i stafit të nevojshëm dhe potencialeve intelektuale që ka kjo parti, e kanë katandisur PD në nivele mjerane politike. Ajo që ndodhi në 25 qershor 2017, dhe ato që pritet të ndodhin pas “zgjedhjes” së kryetari të ri, treguan se zoti Lulzim Basha , ishte dhe do të mbetet edhe për 4 vitet e tjera pronari i PD, e të ardhmes saj, gjë e cila të bën të mendosh se asgjesimi kësaj partie, është çështje kohe. Ardhja e zotit Basha në krye të PD, ishte një proces denigrues dhe antistatutor, ishte një proces farsë, nga i cili humbi shumë kjo parti, e cila në 25 qershor humbi jo vetëm 220 mijë vota në shkallë vendi, por ka fshirë nga regjistrat e saj gjithë anëtarësinë dhe strukturat e rretheve. Pothuajse në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit, nuk ka sot, as seksione dhe as grup-seksione të PD-ve lokale, nuk ka as anëtarësime dhe as statistika zyrtare, gjë e cila të bën të mendosh se në 22 korrik , ata që do të votuan ishin krejt anonimë, dhe jo anëtarët realë të kësaj partie.

Situata në të cilën gjenden sot degët e PD, si në Durrës, Elbasan, Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër e Gjirokstër, Berat dhe Sarandë, është alarmante, e turpshme, dhe vajtuese, dhe kjo për fajin e “Liderit” që humbi zgjedhjet, përgjysmoi votat në 25 qershor, dhe që nuk bëri dot reformimin e partisë në 4 vitet e shkuara. Këto dhe shumë faktorë të tjerë shqetësues dhe tronditës, të shtyjnë të mendosh, se si mundet që kryetari, edhe pse humbi thellë, me këmbëngulje të habitshme kërkoi të rikonfirmohej si i tillë, si mund të guxonte sërish postin e kreut të PD, kur kjo parti është katandisur drejt shkërrmoqjes vetëm për shkakun e drejtimit të gabuar ?

Si mundet që një njeri që humbet thellë zgjedhjet, që largon vlerat dhe kontributet e partisë, që merr përsipër gjithçka duke nisur nga listat e grupit parlamentar dhe deri tek emërimet e tjera, të ketë kurajon të rimarrë postin e kryetarit të Partisë Demokratike ? Këtë gjë nuk e ka bërë as Dr. Berisha, por nuk do ta bënte as Nano, por e bëri zoti Basha. Për çdo democrat, anëtar të PD, tashmë gjithçka është e qartë mbi pazaret e mesnatës së 17 Majit 2017, duke nisur nga mbijetesa Lulit si kryetar, tek shkatërrimi PD, dhe sundimi Ramës edhe për 8 vitet e tjera si kryeministër.

 

 

 

17 komente në ““Pushkatimi” pa gjyq i PD”

  1. Lili says:

    Si mundet?
    Mundet se e ka shitur partine e voton tuaj per ‘imunitet’ per te!
    Pyetja eshte si munden njerezet me votuar prape per kete parti qe tradhtojne cdo here votuesit e vet?
    Free yourself!

  2. varkari says:

    PD = u mbars mali dhe polli nje gjarper.

  3. The truth hurts says:

    Eshte e vertete qe PD eshte e shpartalluar sot, por ju jeni lepura dhe hipokrite.
    Pa mbeshtetje e Berishes, Bash kurre nuk mund ta vinte nen kembe PD. Keshtu qe te pakten thuajeni qe Berisha eshte me Bashen.
    Vetem pse sguzoni nuk keni mbeshtetjen e demokrateve. Edhe nese Basha bie ju nuk do keni respektin e votuesve.

  4. spartaku says:

    Ishalla zhduket si parti fare,se nga pd-ke shqiperia nuk ka pare asgje veç shkaterrimit total.Ajo po na ndan nga europa,nga amerika,dhe shume miq te medhenj te shqiperise.Basha eshte karafil nga mendja dhe nuk e meriton ne krye te kesaj partie.Nuk ka aftesi,Eshte mburravec,i pelqen vehtja.Ai quan vehten me te mençem ne ate parti,por eshte me budallai.

  5. shqip says:

    Je sforcuar si shume o gazetar . Pd asnjehere nuk ka qene vlere . Anti vlere Po . Mos u mundoni kot te beni gazetari me terma bosh . Pedja Lindi si nevoje imediate per te pershpejtuar ” vdekjen ” e shtetit shqiptar . Nuk ndodhi per faktin se interesat gjeopolitike nuk e lejuan . Shperberja e shtetit dy Here ne vitet 90te , nuk le vend per interpretime te tjera .

  6. uskania says:

    Shkrimi është i saktë. Por, edhe unë mendoj se Basha është një lepurush i Berishës. Pa dënuar metodat komuniste të Berishës, nuk ka alternativë të re për ringritjen e PD-së.

  7. Arber Iliri says:

    rr’nofte Nul Noka dhe PD hahaha

  8. alphade says:

    Shenim: Lereni Turin se qenkerka shume ekzaltuar sot me kete
    shkrim ku nuk thote asgje vecse i lutet Berishes qe te kthehet per-
    seri ne krye te te ashtuquajtures PD,ku ne fakt eshte pikerisht ky
    Berisha qe e shkaterroi PD duke e shndrruar ne nje bande kacakesh
    per mbrojtjen e tij dhe pasurise marramendese ,e vene mbi bazen e
    grabitjes dhe plackitjes ! Ky arturi,me sa duket, ende nuk e ka mesuar
    “amanetin ” e Berishes : ” Pas meje kiameti” dhe kete “parim ” po e
    con deri ne fund : shkaterrimin e PD dhe zevendesimin e saj ,sic ka
    kohe qe e ka zevendesuar me banden jenicere vicidolase .,..!,

  9. Arbnori says:

    HARTIM POLITIK ESHTE JO ANALIZE APO KOMENT. DUKET QE KY AJAZ AJAZI ESHTE PJESE E BARKUT TE PD-SE….AJAZ JE KOT. FIKLO NOJ ZANAT TJATER SE PER GAZETAR NUK JA THU SHOKU. VAZHDO ZANATIN E SERVILIT DHE LESTRAXHIUT SE E SHOH QE E QAN.

  10. Tuno says:

    Po nuk u dënua krimineli S.Berisha, Pd nuk ka të ardhme.

  11. Salistani nga Vucidoli says:

    Ky ishte nje fund i natyrshem dhe i merituar i nje partie te krijuar nga Ramiz Alia dhe qi i vuri zjarrin Shqiperise per 25 vjet me radhe.
    Me mire nje fund i turpshem i kesaj monstre vicidoliane se sa nje turp i pafund dhe tumor malinj Vicidoli qe na zuri frymen per nje cerek shekulli.

  12. Mala says:

    P Demokratike vetem e tille nuk eshte
    Ate mund ta quajme partia e Dembelave , Delirantave , Degjeneruarve , Dermozave , Deshtakve , Dylengjive, Depsizave, Dashakeqve , Dertimenve ,Daleboje , Dallaverexhinjve , Derrave ( te me falin derrat )

  13. Salistani says:

    Perse nuk e botoni komentin tim?
    A ke dhe ti Mero perkrahes te Saliut nder editoret e tu?

    1. deda says:

      po mirë mo mirë nga4milion shqiptarë u desh salli komunisti me bo demokraci

  14. Lili says:

    demek ,pse PDja eshte shpartallue nga populli, nuk duhet te kerkojme logari nga Berisha?
    A eshte kjo fushata e re per te ‘harruar’ me kerkuar Drejtesi e me gjykuar Bashen e Berishen per krimet kunder Shqiperise e shqiptareve?
    Shpresoj se jo, edhe pse u bne 4 vjete ne pushtet pa asnje levizje kunder tyre nga qeveria…

  15. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan enveristet ramovice,metovuce,lulovice apo berishovicer te ardhur nga stepat e karpateve. says:

    Partia Demokratike nuke eshte gje tjeter vetem se nje organizate e PPSH-se,pra komunistesh e sunduar nga sekretari i saje komuniste-nazifashisti-terrorristi Sali Ram Berisha qe ne mes ujqerve e cakejve te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot po kerkon te fshijne rracen arjane,pra iliro-Dardane-arbrore-albaneze-shqiptare nga trojet e saje shekulore sa vete historia e mjerezimit dhe nje ndimese per kete kane dhe dhe po japin lulivicet-metovicet,medijvicet,dhe ramovicet qe vazhdojne e derdhin lot krokodilesh vetem e vetem per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin dhe popujt,dhe kete e verteton katerciperisht hapja e depove te armeve ne te gjithe Shqiperine ne vitin 1997-8,si dhe kontrabanda e armeve dhe e naftes me kryekriminelin Milloshevic e arkanin me shoke dhe vendet ne lufte ,pa harruar takimet me arkan,millishevic,dhe gadafin me shoke.Plaku i Vlores dhe Babai i Pavaresise Ismail Bej Qemali ka then;nje femije kur qane rritet,kurse nje popull qe hesht VDES.Drejtesia do te behet duan apo nuke duan ukqerit dhe cakejte e Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje