Rama mbledh kabinetin e ri qeveritar pasdite në Vlorë. Qëllimi, kompetencat, institucionet e varësisë dhe godinat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas zyrtarizimit të emrave në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë
mbledhjen e parë me kabinetin qeveritar.

Mbledhja do të zhvillohet pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Burime pranë Këshillit të Ministrave bëjnë me dije se takimi informal ka si qëllim caktimin e kompetencave për secilën ministri. Kjo, pasi një sërë ministrish janë shkrirë apo bashkuar.

Një tjetër pikë për t’u diskutuar është pritet të jetë edhe përcaktimi i institucioneve të varësisë. Ndërkohë, në mbledhjen e sotme ministrave do t’u komunikohen edhe godinat se ku do të vendosen disa prej ministrive.

Takimi vjen një ditë pasi kabineti “Rama 2” u zyrtarizua në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në vitin 2013, Rama mblodhi për herë të parë qeverinë po në Vlorë, qytet ky ku vetë kryeministri ka dalë si deputet.

Kabineti “Rama 2”

Zv.Kryeministre – Senida Mesi

Ministër Shteti për Shqiptarët Jashtë Kufijve – Pandeli Majko

Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrësve – Sonila Qato

Ministria e Punëve të Jashtme – Ditmir Bushati

Ministria e Punëve të Brendshme – Fatmir Xhafaj

Ministria e Mbrojtjes – Olta Xhaçka

Ministria e Drejtësisë – Etilda Gjonaj

Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro

Ministria e Financave, Ekonomise dhe e Punes – Arben Ahmetaj

Ministria e Arsimit, Sporteve dhe e Rinisë – Lindita Nikolla

Ministria e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social – Ogerta Manastirliu

Ministria e Energjisë dhe e Infrastrukturës – Damian Gjiknuri

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural – Niko Peleshi

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit – Blendi Klosi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ramaaaaaaa-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/ramaaaaaaa.jpg","attachment_id":"753545"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/qiveri-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/qiveri.jpg","attachment_id":"754165"}]

1 komente në “Rama mbledh kabinetin e ri qeveritar pasdite në Vlorë. Qëllimi, kompetencat, institucionet e varësisë dhe godinat”

  1. Antikorupsioni says:

    Formidable
    Formidabile
    Formidable
    Formidable
    Formidable
    Formidable
    Formidable

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *