Patrik Schick është sulmuesi i ri i Romës.
Shoqëria verdhekuqe ka arritur marrëveshjen me Sampdorian për huazim prej 5 milionë eurosh dhe blerje sezonin e ardshëm për 33 milionë euro.
Për lojtarin është gati një kontratë 5-vjeçare prej 2.5 milionë eurosh në sezon.
Kështu, mbyllet më në fund telenovela e verës në merkaton italiane, pasi çeku Schick ishte i Juventusit, por problemet me vizitat mjekësore anuluan transferimin e tij.
Më pas, Interi dukej se ishte shumë pranë blerjes së tij, por asgjë nuk u konkretizua.