Timonieri më i vetmuar se kurrë

28 Gusht 2017, 09:44Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Qeveria e sapo shpallur, më shumë sesa kabineti personal ku Edi Rama mbretëron i vetëm, është një skuadër ku kryeministri ka mbetur fillikat. Atë tashmë nuk ka kush e mbron. Kjo duket qartë si nga emrat e atyre që shkëlqejnë me mungesën e tyre dhe po aq nga ata që nuk bëjnë dot hije mbi postin që kanë marrë.

Po t’i shqyrtojmë me rradhë, në këtë kabinet të ri bie në sy mungesa e njeriut që ngriti “policinë që deshëm”, Sajmir Tahirit dhe atij që firmosi koncesionet e “shëndetësisë falas”, Ilir Beqes. Për fatin e tyre një gjë është e qartë: se nga qeveria nuk i nxorri as urrejtja e shpallur e Ilir Metës, as ashpërsia e çadrës së Lulzim Bashës. Mospërfshirja, tani kur LSI nuk ka më dorë në koalicion dhe kur çadra e dikurshme i ngjan një kështjelle rëre, të bën të mendosh se ajo ka lidhje vetëm me Edi Ramën.

Kryeministri kërkon t’i faturojë ish vartësve të tij, mbushjen e vendit me drogë, kriminalizimin e policisë, dhënien koncesioneve si Check Up, apo sterilizimi, që i rropën shqiptarërt deri në palcë. Rama e di mirë se një pjesë e madhe e publikut është e ndërgjegjshme për këto dështime katastrofale. Dhe tani ai po kërkon të lajë duart duke përpunur mesazhin se, për to, faji ishte i ish vartësve të tij.

Pra, ai po bën me kokën e Beqes dhe Tahirit të njëjtën lojë që bëri me Metën, Idrizin, apo Dulen duke i faturuar atyre dështimet e qeverisjes.

Po të rrëmojmë edhe më thellë në histori do të kuptojmë se kjo është një taktikë e njohur e Edi Ramës.
Edhe kur i doli era milionave që paguheshin për lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës, ai i shkarkoi një nga një të gjithë zëvendësit, duke u përpjekur të krijojë iluzionin se qenë ata fajtorët e masakrës mbi kryeqytetin.

Në këtë kuptim, fabula e Tahirit sot, nuk është e ndryshme nga ajo e Blendi Gonxhes dje, njësoj si ajo e Ilir Beqes, në qeveri, nuk ndryshon nga ajo e Artan Lames në bashki. Qëllimi është i njëjtë: udhëheqësi nuk ka pasur djeni për mëkatet që kanë bërë ish vartësit e tij.

Në pamje të parë kjo duket si një manovër që të lejon ta kalosh lumin pasi s’ke më nevojë për kalin. Filimisht ajo mund të krijojë imazhin e një lideri të pastër, të tradhëtuar në qëllimet e tij nga ata që ka poshtë vetes.
Por, ky truk momental, vështirë se mund të sigurojë efekt afatgjatë. Sepse personazhe si Tahiri apo Beqja, vërtet i morën mbi supe të gjitha zezonat e qeverisjes së Ramës, por për katër vite me radhë, herë me mashtrime diabolike dhe herë me sinqeritet naiv, ata i vunë gjoksin mëkateve për të cilat akuzoheshin. Ish ministri i brendëshëm, ishte i gatshëm të bënte harakiri, qoftë në parlament, qoftë në studiot televizive, për t’u përballur me ata që e akuzonin. Edhe homologu i tij i shëndetësisë, i vuri gjoksin çdo konçesioni të jashtëligjshëm të dhënë me urdhër të Ramës, dhe u përfshi në beteja epike për të mbrojtur vendimet e shefit të vet.

Mirë apo keq, ky lloj profili që shpërndante përgjegjësinë e qeverisjes do t’i mungojë kabinetit Rama 2.
Dhe këtu vimë te emrat e shpallur të dielën.

Asnjëra nga tre rymat që përbëjnë skuadrën e re nuk mund ta luajë më këtë rrol.

E para është ajo e ish PS-së së Nanos që rikthehet pas kaq kohësh në qeverisje. Por, as Pandeli Majko që ka marrë një post nga ato që Hoxha i jepte baba Fajës apo babë Myslymit, dhe as Fatmir Xhafa, nuk kanë treguar ndonjëherë se janë të gatshëm të riskojnë nga reputacioni i tyre në emër të ekipit. Si dy politikanë të një shkolle tjetër, që kanë ditur t’i rezistojnë shumë tallazeve, ata janë të mbrujtur me besimin se sakrifica e tepruar nuk shpërblehet kurrë në politikë. Nëse ka një kredo me të cilën ata janë futur në këtë kabinet është se nuk duhet të vënë kurrë dorën në zjarr për Edi Ramën.

Pak a shumë i të njëjtit profil është edhe grupimi i dytë i ministrave të katapultuar nga njëra qeveri tek tjetra si Gjiknuri, Ahmetaj dhe Klosi. Gjatë gjithë mandatit të kaluar, kur kulmin e debatit të flaktë e kanë shpenzuar në ndonjë replikë kundër Blushit, ata më shumë janë përpjekur ta mbajnë mirë me Metën dhe të neutralizojnë sulmet e opozitës, sesa të evidentohen si gladiatorë politikë.

Sa për grupimin e tretë, atë të çupulinave që shefin e shohin si princin e kaltër, ndërsa Berishën e njohin si gogolin që po u doli përpara duhet të ndryshojnë rrugën, as që mund të imagjinohet mbajtja e ndonjë peshe politike.

Pikërisht për këto arsye, ndonëse sot duket më i fortë se kurrë, Edi Rama me këtë qeveri, sapo ka hapur siparin e konsumimit të tij të pandalshëm.

Ai bëri një fushatë elektorale duke kërkuar timonin i vetëm dhe mori personalish përsipër mbajtjen e përgjegjësisë për të gjithë qeverisjen. Por këtë të dielë, ai shpalli edhe një kabinet, ku nuk gjendet për be, as edhe një karakter i fortë, as edhe një luftëtar betejash politike, as edhe një anëtar i gatshëm të sakrifikojë nga vetja në emër të të tërës.

Nga sot, ai është komandanti i fuqishëm i një ushtrie pa gjeneralë dhe më i pa mbrojtur se kurrë prej të gjitha shigjetave, goditjeve dhe sulmeve që do t’i vijnë nga të gjitha anët.

Nga sot, ai ka hyrë në fazën e pashmangshme të të gjithë atyre që dëshira e papërballueshme për pushtetin absolut, i bën të krisin themelet që e mbajnë atë në këmbë. (Lapsi.al)

45 komente në “Timonieri më i vetmuar se kurrë”

  1. AMY says:

    ti mor And Bushat kurre nuk dite te besh nje analize te sakte dhe me llogjike, i shikon gjerat dhe vendos tituj shkrimesh sipas kendveshtrimit tend, ti je nje koti qe gjynah qe merr ca para kur ben ketonshkrime nga gazeta, kaq ben ti besh ca para me shkrimete tua pa vlere, dhe i sperdredhur sa andej ketej, nuk ke kurre nje bosht, qe te te vleresojme edhe kritikat por edhe te mirat , Meron ke qejf ta lexosh edhe kur kritikon edhe kur thote fjle te mencura, dhe ben analiza aq reale, Mos na hap barkun me ato analizat e tua!!!

  2. Kundershtari i tipave si ky Bushati says:

    E nxorret perseri kete idiotin qe eshte vetequajtur gazetar? Qe te publikosh vazhdimisht idiotesite e tipave te tille si Bushati apo Bregu dhe Patozi, duhet te jesh ne te njejtin nivel zhvillimi inteletual si ata, ose nuk te intereson cilesia e te berit gazetari, por me shume te intereson berja e parase me ane te klikimeve te lexuesve. Nese eshte kjo e fundit atehere nuk je me gazetar, por thjesht nje tregtar textesh, pa e vrare mendjen per cilesine e mallit.

  3. vk says:

    masturbohu Bushat, ne kazanin tuaj……qe kujtoni se cdo gje eshte strategji, politike e kulisa…………..o Bushat dhe ju analiste te tjere…………ikni pyteni popullin pse ja dhane Rames timonin…………nuk ja dhane per telenovelat qe krijoni ju………..ja dhane se me ne fund RAMA BERI PAK SHTET…..qe kto 25 vjet ishim msu vetem me rrumpalle,……dhe RAMA eshte i vetmi qe ka punuar ne shqipri qe pas 90………….e mban mend shprehjen “vjedh vjedh po dhe punon?”………e pra, shqiptaret kane uri per pak rregull e shtet,……dhe nuk varen nga llogarite tuaja ne ekrane televizive

  4. Xhilda says:

    Uaaa sa me ke pelqyer kesaj here mor Bushat! Hera e pare qe me peshon fjala jote! Pasi ja katandosi reputacionin per plehra edhe Tahirit edhe Beqes intelektual nuk merr as mundimin ti rikuperoje ne publik..

    1. per shkrimin e bushatit says:

      Edhe mua Bushati me ka pelqyer shume kesaj rradhe-kisha kohe pa e lexuar te tille. Ka edhe shume te pathena te tjera te pacekura, te cilat shpresoj t’ia lecis ne vijim.. e shoh so te vetmin qe guxoi te shkoje pak me thelle se cektesia e “analizave” te “analisteve”, te cilet keto dy dite nuk bene gje tjeter vecse po shuanin cdo shprese per te na perfaqesuar ne, te thjeshteve, comuneve mortale, ne mendime e analiza..

  5. Diamond says:

    Nje pyetje kisha per anal-istin.
    Sipas “informacioneve te besueshme tuajat” para ca kohesh ministri i brendshem do mbetej Ai tekniku i Lulit…Demiraj ne mos gaboj. Po tani sipas parashikimit apo”burimeve te mireinformuar tuajat” kur do rimare postin e ministrit zoti Demiraj ?
    Idiot….nuk ju beson kush or trap. Shkruani per te mbushur faqe gjoja qe dini shume …
    Bole.

  6. pro says:

    ..mendoj ,se po te ishe aq i squt ,do ishe kryeminister..nuk je ne te dyja rastet.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Me duket se eshte e kunderta, kush eshte i squt sic thua ti nuk behet kryeminister ne Shqiperi. Ne Shqiperi me shume gjasa ka te behet kryeminister ndonje bytho sesa ndonje i “squt”.

  7. vera e nxehte says:

    O Bushat o demokrat si gjithe ata ! E kush eshte vetem ai qe shqiptaret idhane voten? Po e di ti se ate vote e mori Edi Rama? Dhe per kete fillim qeverisje qe po ben jeni ngrit si laraska, gjarperinj, minj halesh dhe doni tu mbushni mendjen atyre qe votuan. Pika se mendja ju ka lene me kohe.

  8. saliu says:

    Sa te kete budallenj si puna jote, kurre s’ka per te mbetur vetem Rama.

  9. zv komisar nga laberia says:

    edhe kmisaret politik nuk jane te kenaqur me qeverine ,shume pak komisare po sulmojne Bushatin sot ,kjo tregon se Bushati ka te drejte.

    1. Vlonjat Peshkatar Notari says:

      Bushatin nuk e lexon njeri or ti zv komisar nga laberia

  10. ILIRET says:

    E shohim se tani as te shkruani nuk po gjeni nje motiv kunder Rames. Dhe duke qene se s’keni cfare te beni tjeter, mbetet vetem t’i hani Rames rakin te skuqur dhe ate po ua dha ai.

  11. Thanasi qe ta plasi says:

    Te mire e ke bere analizen Bushat por ke harruar nje hollesi e cila do ta mbaje gjate Ramen ne pushtet. Varferine dhe injorancen e ketij populli.

  12. Kellira says:

    Se pse e krruan me shembuj nga diktatura Bushati nuk e kuptoj a thua se rraca e tij shkelqeu.
    Edhe tani e thone me gjysem zeri se Hysniun, ate qe Enveri e quante Besnikun e Partise (qe nga emri kuptohet se c’ka qene) mund ta kene vrare.

  13. J says:

    Foli edhe KAKARDHIA e KOMUNIZMIT se vetëm ky kishte ngel pa fol.

  14. alphade says:

    Bushat ! Si flet pa pike pergjegjesie para opininit publik shqiptar ?
    74 deputete ne parlament dhe Ti thua se Rama eshte me “i vetmuar
    se kurre” ?! Vetem duke shkeputur titullin e ketij artikulli tendin Ti
    ofendon tere ate pjese te shqiptareve ,dmth.socialistet ,shoqeria
    civile e pse jo edhe demokrate ,te cilet , te disiluzionuar nga PD -ja,
    votuan per Edi Ramen dhe PS, ndersa Ti me frazen bombastike ,thua
    se Edi Rama ka mbetur i vetmuar ? Duke bere analiza te tilla Ti,ashtu si
    Zhei dhe Lubonja humbeni kredibilitetin tuaj para shqiptareve ,tregohe-
    ni krejtesisht subjektive dhe ne analizat tuaja nuk beni gje tjeter vecse
    shprehni urrejtjen dhe mllefin tuaj per nje njeri dhe jo per nje K/minister
    qe tash per tash ka simpatine e pjeses derrmuese te popullsise duam apo
    nuk duam ne si masmedia.

  15. saliu says:

    Bushat. Artikullin nuk ta lexova sepse e meriton te hash nje mut te madh.

  16. Qytetar says:

    Ha ha te ngopesh o njeri i lig.

  17. i papami says:

    o Ando, merr nje brisk e shko rruaji topet Rames se kete e ben mire ti, per gje tjeter nuk je

  18. taraboshi says:

    Nuk po kam durim me e lexu xhevaniret tuaja por Edi Rama jo i vetmuar por me shume po rrin e konsultohet me to se prej jush nuk ka cfare merr se ju din kapacitetin tuaj se ju vetem per pilaf jeni.

  19. Jimi says:

    Nipce! Prit se po i bien k…t dashit.

  20. shkumbini says:

    Ashtu sic e la Shqiperine gjyshi jot or Bushat, bashke me ty i rritur ne bllok, nuk ka kryeminister qe e rregullon.
    Sigurisht qe Rama eshte me dinjitozi nga te gjithe, por ti nuk e pranon dot se nuk ta dha ndonje llokme sic je mesuar.

  21. taraboshi says:

    Me keto artikuj ju doni te thoni dicka por as ju vete nuk dini cfar thoni se po te jeni te sinqerte do thoni p.sh ne vend te Majkos te vihet x si se ka keto veti e ne vend te z.Mesi si z/v.kryeministre qe ka gjithe ata shkolla te vihet p.sh.Muli i P.D se se eshte trim nga kuksi e te zen foltoren e nuk len njeri tjeter me fole qe edhe ate shkolle qe ka deklaru te mbaruar e ka marre me lek apor si trim qe eshte, e ne vend te dikujt tjeter me te vu ty .

  22. Diversanti says:

    Ik o tope

  23. hysa says:

    Rama me i vetmuar se kurre hahahahahahahah, o kazan Rma ka gjithe shqiptaret me vete hahahahaha o kazan hahahahaha o kazan turp per gazeten tema qe te boton ty …po e kthen edhe “temen” ne kazan.

  24. mireli n says:

    Bushat te lexova vetem titullin e shkrim pacaures tende. Timonieri me i vetmuar se kurre thua ti lyrash. E ke gabim sepse ai sot eshte me komod se kurre per arsye se nuk ka maskarenj ,hajdute dhe beseprere si ata qe diten ishin me te dhe naten me thike pase shpine kundra tije. Timonieri eshte me i qete se asnjihere tjeter sepse ka me vehte shumicen e Shqiperise dhe Shqipetaret duan shtetin e se drejtes, duan ligj ,drejtesi dhe mireqenie. E pe zotni si u turren lukunia mafioze e Likes mbreme fille pasi u shpalle kabineti Qeveritar. Sharje,shpifje,intriga,mallkime e presione prej halabakesh. Situate komike e LSI-se,frike por mbi te gjitha humbje katrastofale per ta sepse ska para me,ska tendera ska qetesi dhe dashuria shkoi e vajti. Dhe populli po ksehaset,rri e veshtron keta morracake qe ropen kete vend nga themelet e tani ju ka humbur busulla. Per keta shkruaj ti maskarai i M. Bushatit dhe jo per kaloresin si i varen kembet.

  25. Bozen says:

    Ky Andi eshte nje kelysh i blere nga Zeni , shkruan keshtu vetem per ti acaruar nervat atij qe e lexon. Ky idjoti po i qan hallin Edit se paska ngelur vetem. Gazetar spurdhjak.

  26. shvejk says:

    Mbase Rama duhet te fitonte100%, qe mos ti dukej i vetmuar Bushatit.

  27. murat kepa says:

    Ju merreni me Bushatin,që ska asgjë në dorë.Merruni me gjatoshin,që i q…. nënën këtij populli.Pritë se nuk keni parë gjë akoma.Ky katër vjeçarë do të pesëvishojë drogën,dhe do të pesëfishojë varfërinë,ju bërtisni rroftë sh.Enver.

  28. shushica says:

    Bushat,a e degjove programin e Rames…..çfare nuk te pelqeu…Ky eshte thelbi …Rama beri nje deklarate ,,,,qe une do ta quaja autoritare ,por te domosdoshme …kush nuk realizon objektivat e parashikuara ,largohet …Pra Rama nuk eshte i vetmuar ,Rama synon te terheqe sa me shume njerez ,mendime ,ide ,perfshi edhe nga kundershtatet…per qeverisje ….Kjo eshte nje qasje moderne ne ushtrimin e pushtetit ,e afert me vendet nordike dhe Zviceren..A do ta arrije ,le tja leme kohes…por mendimi i Rames per qeverisjen eshte nje force e jashtzakoneshme per ngritje ekonomike ,morale ,kulturore,eshte nje perzjerje e liberalizmit modern me zgjerimin e forcimin e shtetit social…Realizimi…plotesisht eshte i veshtire ,por edhe pjeserisht do te jete nje fitore per njerezit …Natyrisht ti Bushat dhe kompania jote zvarranike ,idiote ,egoiste do te kenaqeshit qe ne Shqiperi te bjere nje termet ku te rrafshohet gjithcka ,sepse keni lindur te keqinj ,jeni te keqinj dhe do te vdisni te keqinj …gjithmone bisht qeni do te mbeteni …

  29. Kent says:

    Nje analize koncize dhe reale. Rama duhet tu kerkoje falje shqipetareve per kriminalizimin e Policise dhe te MB. per korrupsionin dhe drogen ne keta sektore. Saimir Tahiri eshte baraz me Igell Malavita Tosken dhe Nul Moken. Kurse vampiri i korrupsionit Ilir Beqja nuk ka te dyte ne vjedhje.
    Te dy kane vepruar vetem me urdher te Rames..
    Te tjerat pastaj interpretoini si te doni….Eshte me e rendesishme te shahet dikush qe i ve ne pah keto te verteta te tmerrshme ne qeversje, keto praktika te rrezikshme per vendin dhe shqipetaret, se sa te shohesh te verteten ne sy dhe ta pranosh ate..
    Populli i dha voten Rames, popr duhet te ndjeke me vigjilence cdo veprimt etij dhe te ministrave te tij….Dhe duhet te reagoje nese konstaton vjedhje, trafiqe dhe korrupsion. Lere pastaj ekonomine, per te cilen nuk flet askush….

  30. timo says:

    Andushi “ha raki e pi kërnacka”. Suksese në jetë çuni i Verës dhe Mediut.

  31. pro says:

    …ç’do thinjosh nuk hy te mendjendriturit..nuk kam thene asnjehere ,qe Rama eshte me i miri,por nuk ka dale ndonje me i mire dhe me i qarte,se Rama,prandaj une nuk i bie me shkelm mendimit qe kam ,sepse thinjat e dikujt marrin ngjyre nga mendimi ndryshe. {mund te mos kete thinja}.askush nuk duhet te gezohet me gjendjen aktuale te deportuar nga viti 1990 ..nga kaligulat{sipas ED “POTIT”} qe na udhehoqen,por askush nuk duhet te mendoj se vitet nuk lane kosto….Permbi koston e trasheguar do te zhvillohet gjithshka ,kosto e cila mund te shfryhet neqoftese do te kete veting…

  32. Opa says:

    Me bajge putane Burre ska. .se ty anal. …ist

  33. Para Laci says:

    Si Enver Hoxhes ne 1945 kur filloi to ndertoje shtetin e vet, Rames sot per sot I duhen me shume njerez besnike sesa intelektuale me experience. Sa per karakterin e ministrave te rinj qe pershkruan Bushati, ai mund te kete te drejte, por, po ishe besnik, karakteri I fort vjen. Mjafton te jesh I vendosur.

    Modelin e Enverit po ndjek dhe Rama. Nqs atehere shteti shqiptare kishte me shume nevoje per njerez besnike sesa intelektuale atehere, edhe Rama sot ka nevoje per te njejtet njerez. Funksioni per Enverin, duhet te funksionoi dhe per Ramen.

  34. o andi; ti je handikapat dhe nga trute, apo vetem nga organi “SHQIPTIMOR” .

  35. Rrok cubi says:

    Po gjeni nje kandar qe tju peshoje,se ju akoma sjeni ne gjendje te kuptoni cfare peshe keni dhe qani hallin e kalorsit pse i varen kembet,me gjith ate mire beni se sic thote nje shprehje popullore~fjala nuk ben mort~,prandaj sa me teper prononcoheni ju,aq me teper do jetoje ai ne politike.Te fala Rroku

  36. zi says:

    Shqiptaret, kane ngelur vetem,
    ju, Rama dhe elita e kini ne terezi [cmendi],
    behuni normale qe te shikojne dhe anormalet nje dite te bardhe.

  37. shqip says:

    Sinqerisht lexova vetem titullin . Dhe si konkluzion Po j te ndjej keqardhje per kete nipin e bllokut . Gjynah , e çoi veten dem .

  38. Rad says:

    Ky harron qe emigrantet shqiptare jane investues e turistet kryesor te ketij shteti 27 vjet !! Ska rendesi fare per kete .. eshte thjesht nje post per numer. Shpresoj z Majko ta shfrytezoje kete rast e te na nderoje

  39. harillaqi says:

    Ti kame dhjere trut e tua o Bushati.Je analist ti mut.Ti nuk di te beshe analiza,je idiot.Por ty te kane kapur keq ata qe te paguajne per te shkruar kundra Rames dhe qeverise se tij.T’i hani koqen e mutit Rames.

  40. 424 says:

    O bushat sa te jete SALIU DHE BASHA NE PD,,,EDI RAMA I FITON ZGJEDHJET SI DY DHE DY QE BEJNE KATER,,,,EDI RAMA NUK KA KUNDERSHTAR,,,ESHTE I PAMPOSHTEM…////

  41. Rori says:

    Analize e shkelqyer, te lumte goja!

  42. sadna babul ka bidai says:

    PERSHENDETJE ,TIMONIERI I VETMUAR ESHTE KURRE VETEM SHIKON VESHTRON ECURIN E E VITEVE PER SA DUHET ME PAS EDHE NJEHERE NJE JETE PER BREZAT NE TE ARDHMEN ,PASTAJ PER ZGJEDHJET E VENDOS POPULLI PA HILE SE KUSH NE QEF VET PER ME VAZHDU ME TEJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje