Vëmendje nga maturantët dhe studentët, pranimet në Universitete, Koni: Ja procedurat që duhen ndjekur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, gjatë një deklarate për  mediat ka deklaruar se Universiteti i Tiranës, i ka shpallur listat me renditjen e maturantëve, për të gjitha programet e studimit të tij.

Koni ka thënë se Psikologjia mbetet një program studimi shumë i kërkuar, ku ka 57 herë më shumë kërkesa se sa kuotat e dhëna.

Në listën e programeve të studimit më të kërkuar Koni ka përmendur edhe gazetarinë me 34 herë më shumë kërkesë sesa kuota, si dhe teknologjinë informative, me 30 herë më shumë kërkesa sesa kuota.

Gjithashtu rektori i Universitetit të Tiranës, ka bërë të ditur se lista e shpallur ditën e sotme, nuk është lista e fituesve, por është lista e renditjes së aplikantëve për raundin e parë.

“Maturantët duhet ttë jenë të vëmendshëm për të parë programin ku kanë aplikuar. Nëse kanë ankesa, në datën 29 dhe 30 mund të bëjnë ankimim”, tha Koni.

Ai gjithashtu ka sqaruar se nëse një student nuk rezulton në numrat fitues në programin që ka pasur preferencë të parë, por në një tjetër, duhet  të bëjë regjistrimin pasi në datën 12 shtator ka të drejtë që të ç’regjistrohet dhe të vazhdojë garën për degën që dëshiron.

Për sa i përket regjistrimeve, Koni është shprehur se ato do të kryehen pranë sekretarive dhe nëse maturanti nuk ka mundësi fizike për të kryer personalisht regjistrimin, mund t’i bëjë një prokurë një tjetër personi i cili do të kryej veprimet e nevojshme për të.

Koni tha se numri i fituesve në raundin e parë është i barabartë me atë të kuotave që kanë pasur universitetet.

Pas regjistrimit të fituesve të raundit të parë, do të ketë edhe runde të tjera për tu plotësuar kuotat që mbeten bosh, procedurë kjo që këtë vit vjen me risi.

Nëse vitin e kaluar studentët për plotësimin e kuotave  brenda programit studimor merreshin vetëm brenda listës së programit, këtë herë do të merren në konsideratë të gjithë aplikantët që kanë patur në preferencat e tyre programin e studimit, pavarësisht se mund të kenë kryer regjistrimin në një program.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *