VIDEO/ Berisha ka “lindur” sot? Ja opozita që bën me problemet që nuk i zgjidhi dot për 8 vite

Sali Berisha ndodhet në disa udhëkryqe politike ku e vetmja alternativë për të bërë opozitë kanë ngelur që t’i rikthehet problematikave që dikur as vetë ai nuk ka mundur që t’i zgjidhë.

Sot, ish-kryeministri ka publikuar në rrjetin social Facebook një video ku shfaqet pamja e jashtme e një librarie ku prindërit janë duke blerë në rradhë librat e fëmijëve të tyre.

I indinjuar nga pamjet, Berisha shkruan mbi gjendjen njëlloj si të kishte lindur dje dhe të kishte fshirë prej kujtesës vitet e qeverisjes së tij.

“Rradhe ne pisk te zhegut per librat ne shkolla!” shkruan Berisha në Facebook duke na bërë të mendojmë se e ka fshirë të shkuarën.

Përqasja e tij me problematikën ngjan tepër qesharake pasi nuk kanë kaluar shumë vite për të kujtuar se çfarë ndodhte me tekstet shkollore kur vendi ishte nën ushëheqjen e qeverisë “Berisha”.

Më poshtë po përcjellim një bllok kronikash të kohës për të kuptuar se opozita është rikthyer shumë pas.

Normalisht gjendja aktuale ka nevojë për reflektim nga ana institucionale për të marrë masat e plota mbi përballimin e fluksit si edhe nga qytetarët të cilët duhet të gjejnë momentin e përshtatshëm që të paraqiten.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...